Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Jeni zhgenjyer ndonjehere ne jete?! Dhe nga kush jeni zhgenjyer?
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Petter
kazmolog

Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058

Jeta pa zhgenjime do ishte shume boring

__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Nëntor 2014 18:16
Petter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petter Kliko këtu për të kontaktuar me Petter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Petter Shto Petter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

E di qe do duket e pabesueshme por tani qe e mendoj holle holle nuk kam zhgenjime per faktin e thjeshte qe pritshmerite e mija jane perputh me personat /ngjarjet qe jam perballur. Skam pas surpriza me nje fjale.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Nëntor 2014 14:37
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ashley
Veteran ne forum

Regjistruar: 22/10/2010
Vendbanimi: thelle ne zemren tende.....
Mesazhe: 2499

patjeter zhgenjimet te hapin syte dhe te mbyllin zemren

__________________
Nese dikush te sheh me lot ne sy, duaje sepse ka frike mos te humbet ty..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Nëntor 2014 04:22
Ashley nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ashley Kliko këtu për të kontaktuar me Ashley (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ashley't! Kërko mesazhe të tjera nga: Ashley Shto Ashley në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ashley në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Ne lidhje me temen, po hedh ketu nje tregim tim te hershem, te prill 1989-es, tregim i thjeshte.

Kur ecën përpara


Dy gëzime në një ditë, ngjet rrallë! Dhe sa mirë që ngjet rrallë, sepse po të ndodhte shpesh, unë do të vrisja veten. Por, po ua tregoj shkurt ngjarjen, duke u përpjekur t’mos ju mërzis.
Isha në mbarim të atyre dy javë leje të prapambetur nga viti i shkuar, të cilat së bashku me shokët i kaloja më të shumtat tek shtatë dhomat e lumit të Tiranës, nëse i keni dëgjuar. Vapa kishte plasur para kohe, ndaj ashtu i lodhur sapo isha kthyer në shtëpi dhe u ula në tavolinë të mbllaçitem. Si përherë aty priste e hekurosur një gazetë e pastër dhe pa njolla yndyre. Njollat mbi ’të unë nuk i duroja kur haja bukë. Gazeta duhej të ishte gjithnjë e pastër, përndryshe fillonte sherri. Nuk ishte se unë lexoja artikujt e saj, por pastërtia më pëlqen, sidomos kur e gjej të gatshme nga të tjerët. Titujt me shkronja të mëdha i lexoja insiktivisht, pa regjistruar gjë në tru.
Mamaja më vuri përpara bukën dhe pjatën e gjellës, duke vënë më pas gishtin e saj mbi një artikull gazete, gjë të cilën ajo nuk e kish bërë ndonjëherë. Duke e shoqëruar me sy gishtin e saj lexova_: “Një kolektiv revolucionar dhe me problemet e kohës”. Po kjo, thashë! Mos ka lajthitur gjë!? Apo ato ilaçet e zemrës paskan ndikim edhe tek mëndja?!. Ç’më tregoi ashtu!? Ajo e dinte se unë nuk lexoja ndonjëherë artikuj gazetash. Biles, edhe libra nuk kapja me dorë, po të përjashtonim një libër të verdhë që fliste për mënyrat e afrimit me femrat, të cilin e kisha lexuar para ca kohësh. E pashë njëherë atë plakën time si për ti dalluar prej së largu temperaturën, por ajo e qetë më bëri shenjë me kokë tek gazeta, se diçka kishte. E po kjo thashë, do t’më bëjë kureshtar me gër-gëret e gazetës.
Fillova mbllaçitjen dhe, si pa dashur, shoqërova lugët e mbushura me ca rreshta të artikullit. Asgjë do t’më kishte tërhequr vëmendjen po t’mos më kapte syri disa emra të njohur. Pa prit, thashë, dhe ndala fluturimin e lugëve, duke iu vënë tani përtypjes së fjalëve të rreshtuara pranë bukës. Nuk po lija asgjë të më shpëtonte, kur menjëherë kuptova se bëhej fjalë për ofiçinën ku punoja. Uauuu, po kjo kështu, thashë. Një reportazh për ndërmarrjen tonë, e në veçanti për ofiçinën ku punoja si tornitor prej afër një viti, qysh se isha liruar prej ushtrie. U emocionova sa mornicat më mbuluan trupin. Biles edhe pjatën me gjellë e harrova. Ishte një hutim gëzimi, do thoja. Mu bë qejfi vërtet, ndonëse nuk e kuptoja se ç’mund të shkruhej për horrat dhe qorrat e ndërmarrjes tonë! Mos ndoshta ndonjë kritikë?!…

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Dhjetor 2014 15:42
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Reportazhin duhej ta lexoja të gjithë, dhe ky do ishte reportazhi i parë i plotë që do të lexoja. Po prit thashë, ta shohë kush e ka shkruar një herë. Zakoni i të moslexuarit nuk mund të thyej menjëherë. Hoqa ç’ishte mbi gazetë dhe ktheva fletën për të hedhur sytë në fundin e saj. Vura gishtin mbi emrin e gazetarit, kur ç’të shoh! Altin K... Jo, thashë, nuk ka mundësi! Po, thashë, ka mundësi! Altini, shoku i klasës time! Kishim qenë bashkë në gjimnaz për katër vjet. U gëzova, të them të drejtën, dhe ky ishte gëzimi i dytë. Altini gazetar!.. E pse çuditesha!?. Një reportazh për njerzit e punës! Altini nëse s’gaboj, kishte filluar të shkruante qysh në bangat e shkollës. Tek këndi letrar i shkollës përshembull, e nxorri një herë një shkrim. Më duket se ishte për përshtypjet tona në Muzeun Kombëtar. Nga ne çunat pak e lexuan në fakt, por vajzat e klasës ama, … e lexuan të gjitha!… Çuditërisht, interesi i tyre për ’të nuk u shtua në ditët e ardhshme, por … sidoqoftë, pasioni i tij për të shkruar dallohej qysh atëhere!.. Asaj kohe ai hidhte në letër shkrimet e para të tij! E patjetër ai do ketë vazhduar të shkruaj edhe më mbrapa!!.. Ndoshta edhe shkollën e lartë për gjuhë-letërsi do e ketë mbaruar besoj!.. Po-po, ka patur talent ai djalk!...
Mbas vitit të katërt të gjimnazit ne ishim ndarë, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ishim takuar a s’ishim takuar nja dy-tre herë. Unë vajta ushtar, ndërsa ai iu fut shkollës së lartë. Në fillim kishin dashur t’ia nxirrnin për mercollogji, por ai me luftë, -siç më kish thënë njëherë-, e kish marrë degën që dëshironte. “Ata kujtojnë se ne që jemi bij puntorësh, nuk mund të studiojmë për letërsi”, më tha atëhere. (Mamaja i punonte në një punishte ëmbëlsirash, dhe ishte si punë shefe atje; ndërsa babain e kishte rrobaqepës, por mjeshtër ama.) Eh, more Altin, more Altin, të lumtë! Me përpjekje, por shkollën e more ama! Dhe ndoshta edhe e ke mbaruar tani?…

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Dhjetor 2014 15:43
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Por të shohim ç’ke shkruar njëherë. Se dhe aq e lehtë nuk është të jesh gazetar. Ngjita shikimin mbi shkronjëzat e artikullit, duke vazhduar mbllaçitjen. Qysh në fillim desh më doli ushqimi nga të qeshurit, kur lexova se një entuziazëm politik e kishte përfshirë kolektivin e ofiçinës. Do ti ketë parë, mendova, duke lagur njëri-tjetrin me zorrën e ujit, dhe këtë hare që krijohej në këto raste ai e quante entuziazëm politik. Po nejse, thashë, si fillim edhe gënjehet pak, se kështu e kanë reportazhet. Edhe unë e kisha si parim, gënje pak, kuptohet kur je ngushtë, por pa e kaluar masën, se bëhesh i pështirë pastaj. Pak më poshtë, Altini vazhdonte:
“Të katër komunistët e oficinës, Shefkiu, Myrveti, Pirro dhe
më i riu i tyre Petriti, nuk presin vetëm mbledhjen e organi-
zatës bazë të partisë së ndërmarrjes, por ata mblidhen dhe
bëjnë ballafaqimin e realizimeve të ditës edhe aty në ofiçinë.
Kështu i gjetëm ata në një diskutim spontan në repartin e
xhenerikve, ku problemi i gadishmërisë së dy automjetëve i
kish përfshirë …”
E mor’ gazetar, mor’ gazetar, u shkëputa për pak nga shkrimi. I ke gjetur duke bërë llogje e më thua se po diskutonin! Dhe kë pa?!. Shefkiun, që nuk dinte të lidhte ushkuret e tij, do të lidhte dy fjalë! Atë, edhe kur e ngacmonte shofer Pandi për dërrasat që vidhte herë pas here nga ofiçina, Shefkiut i merrej goja dhe e vetmja përgjigje që jepte, ishte se “shumë mirë bënte, pasi nuk vidhte hekura si ata për bërjen e antenave”. Në këtë kishte të drejtë, pasi në këtë kohë kish filluar një fushatë e tërbuar në bërjen e antenave të grupit me kanoçe. Por edhe për Shefkiun thuhej, se të gjithë divanët dhe bufetë e tij i kish bërë me dërrasat e ndërmarrjes.
Ndërsa Myrveti, pa të cilin panorama e ndërmarrjes do kishte një boshllëk, ishte ai që luante rolin e budallait me një kënaqsi të veçantë, por ishte po aq dobiç, sa ne thonim se ai ua kish futur të tërve. Rrinte çdo ditë jashtë orarit për të punuar në frezën e tij, (dhe në fakt kjo ishte koha e vetme kur ai punonte, pasi gjatë ditës bënte më tepër llogje), dhe të nesërmen shënonte tre orë tepër, ndërsa të gjithë e dinim se, e shumta, ai një orë mbrapa nesh kalonte portën e ofiçinës. Kur vinte dita e pagës, fillonte furtuna me ’të. Bërtiste lart e poshtë se i kishin ngrënë hakun e punës, se fëmijët do i vdisnin urije, dhe borxhin e televizorit nuk do ta lante dot. Aq donim ne, dhe fillonim duke i qarë hallin. Gjynah, gjynah, thoshte njëri. Ia bëjnë me qëllim, thoshte tjetri. Kanë gjetur ndaj, hidhesh një i tretë, pa t’ma bëjnë mua! Dhe vazhdohej me teatrin e luajtur... Mor’ po ky duhet të ankohet tek inxhinieri, se ndryshe do ia bëjnë prapë! Më e mira do ishte që ky të shkonte në gjykatën e rrethit, se atje e zgjidh këtë problem!… -Më hani munë-, ikte së fundi Myrveti, duke e kuptuar talljen dhe i vetëdijshëm se nuk do të ankohesh gjëkundi, përndryshe do të merrej vesh, se dhe aq ai i kishte shumë.
Pirroja, i treti që përmëndej nga Altini në gazetë, ishte njeriu enigmatik i oficinës. Ky dukej as dukej një herë në mëngjez, e pastaj sikur të ish bërë prej ajri, ishte i zhdukur për gjithë ditën. Në fakt ishte si biçim furnitori për ofiçinën, dhe kjo e bënte që ndonjëherë të zhdukej edhe për ditë të tëra. Veçse kur e shihje mbas tre ditësh me dy kuzhinjeta në dorë, të cilat, siç thosh, ia kishte siguruar një shok në Shkodër, a thua se ndërmarrjet shtetërore ishin privatizuar. Shprehja e tij standarte, “jam andej nga drejtoria”, apo “jam në filan ndërmarrje”, tregonte se për atë ditë ai nuk kapesh më.
Petriti, më i riu i komunistëve, siç thosh dhe Altini, ishte edhe sekretar i rinisë së ndërmarrjes; në fakt kjo organizatë nuk mblidhej ndonjëherë tek ne, gjë që nuk e pengonte megjithatë Titin tonë ti mblidhte kuatizacionet rregullisht. Por edhe ne të rinjtë ama, e sorrollatnim pak horr-horrin tonë, që ti dilte mirë shkuma. Këtë emër të veçantë e kishte vetëm ai, dhe duket se këtë e kish fituar me përpjekjet e stërmundimshme prej skileje që bënte në kamufllimin e largimit të tij nga ofiçina, si gjoja për një punë në Komitetin e Rinisë, apo se do kërkonte një bojë të mirë për nja dy parrulla, e tjera budadallëqe. Gjithashtu e kish fituar këtë emër edhe me dembelizmin klasik, duke ia lënë punën e tij të llamarin-kthyesit shokut të punës. Si dhe me pretendimin e tij, si feministi më i madh në ofiçinë, ishte bërë bajat fare. Në këtë pretendimin e fundit, të qënit komunist nuk e pengonte aspak, në fakt.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Dhjetor 2014 15:45
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Po mjaft me këta horra, thashë. Të shoh ç’shkruan më poshtë ky Altini.
“-Po shokë, nuk duhet të na zerë gjumi përballë këtyre de-
tyrave!
-Sikur i rëndove ca, shoku Shefki, -i themi ne, duke e ditur
se kjo ofiçinë i ka realizuar detyrat e planit në 101%.
-Jo, jo, -na thotë ai, duke na treguar se sot në pushimin e
bukës një i ri ish larguar përpara kohe dhe kish përfundu-
ar në klubin atje përjashta, për të kthyer ndonjë gotë nga
ajo e flamosura. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithve!..“
Po kjo kështu, thashë! Ky Altini ka qenë apo s’ka qenë atje!? Nuk e di ky, se tek ne nuk zbatohet kurrë orari i pushimit? Nuk e di ky, se Shefkiut po ti premtoje një teke raki dhe mos t’ia jepje, të bënte gjëmën! Apo, ia do reportazhi të shkruajë kodra pas bregut?! Ç’ishte kështu me ’të? Mos nuk e kisha njohur mirë?! Apo ia kishte shplarë trurin shkolla e lartë?!. Ndoshta s’ishte ai!?. Jo, jo, ai ishte!.. A nuk më tha njëherë atëhere, kur po mbaronim maturën, se për të arritur një pjekuri artistike në të shkruarit e prozës, duhej nisur me reportazhet!?. Kështu pra, nuk kishte diskutim, se ai qe!… Por, të vazhdoj më tej, thashë.
“…dhe ne e pamë me sytë tanë se si të dy punëtorët e tale-
ntuar e të respektuar, Kiço N. dhe Njazi Sh., angazhimin
e marrë për rregullimin e karbonçinave me forcat e tyre,
po e relizonin më së miri. -Jemi krenarë për këtë, -na tha
punëtori 52 vjeçar Kiço N. „
Ah po, këtu Altini kishte pjesërisht të drejtë. Jo vetëm karbonçinat e motorrinos ata duhet ti ndreqnin vetë, por edhe pështjellat e bobinave duhet ti riparonin. Qysh se ishim prishur me kinezët, këto probleme ishin shtuar. Vetë Kiço dhe Njaziu kishin kundërshtuar, kur kish ardhur urdhëri nga drejtoria për këtë gjë; gjithashtu edhe Pirro i kish përkrahur të dy, mirpo urdhëri ishte urdhër dhe tani as vetë nuk po dinin si të bënin, duke iu lutur herë Pirros mos u gjente të reja, apo edhe kallaist Xhikes në riparimin e të vjetrave. Por dhe ky ama, që i njihte se ç’mostra ishin, nuk i ndihmonte po t’mos dëgjonte më parë historitë e tyre me femra.
Në fakt, përveç se si elektrautë të mbaruar, Kiço dhe Njaziu, ishin edhe specialistët më të përsosur në oficinë për problemet e seksit, apo erotike në përgjithësi. Kështu, nëqoftëse ata thonin se një femër me pulpa të shëndosha nuk ishte e thënë ti kishte edhe shalët trashaluqe, kjo ishte kështu siç thonin ata, dhe këtë nuk e luante as topi. Biles, në bazë të kërcellit të këmbës nën pulpë, ata përcaktonin edhe zgjuarsinë e saj.
Puthjet ata i ndanin në tre kategori, epshore, eksituese dhe standarte. Dhe, kur tregonin ndonjë film erotik që e kishin parë një natë më parë tek njishi i Jugosllavit, ata e përcaktonin saktë se ç’lloj puthje kish qenë. Në këto raste ne mblidheshim rreth tyre dhe kënaqeshim tek i dëgjonim me gojë hapur, sepse ata kishin vërtet art në të treguarit e historive erotike; por ne ama, kishim gjithashtu shumë kujdes të mos u ndërhynim, apo ti kundërshtonim për ndonjë gjë, sepse ata e ndërprisnin tregimin në vend dhe nuk e fillonin derisa ti të ishe larguar, apo përzën nga të tjerët. Kështu përshembull, kur njëherë ai Bedriu kish dashur të shiste mënd, duke u ndërhyrë teksa ata po tregonin një pjesë nga erotik blu , ata e ndërprenë bisedën pikërisht në pjesën më kulminante të tregimit, duke na detyruar ne të tjerve ti jepnim disa shqelma atij hajvan Bedriut, për të dëgjuar më tej tregimin e këndshëm.Vërtet, vërtet, të dy elekroutët gëzonin respekt në oficinën tonë.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Dhjetor 2014 15:45
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Ndërsa Altini vazhdonte.
“…Po, ky kolektiv ka kurajon ta shohë në sy të metën,
vështirsinë, apo edhe justifikimin. Dhe kjo bën pjesë
në të përgjithshmen e këtij kolektivi, që din t‘u japë
zgjidhje problemeve, vështirësive e punës. Kjo është
ajo që e dallon ...“
E tërci e vërci. E more Altin, i paske mësuar të veçantën e të përgjithshmen. Ndaj vazhdonke më poshtë me lavdërime për këtë kolektiv luftarak. Ja, paske diçka edhe për më të riun e ofiçinës, Sajmirin, që ka dy muaj që ka filluar punë tek ne, dhe është gjithë energji, siç thua. Posi, prit sa të kthehem unë, se ia tregoj unë energjitë atij Sajmir-lagësit, që s’le njeri pa lagur me zorrën e ujit. Ia tregoj unë kur ta zhvesh fare, siç ia bëra herën e fundit, ku e bëra qull sa doli me brekë derisa iu thanë rrobat e lagura. Kësaj radhe do ta bëj të zhvishet krejt lakuriq. Lëre, po dhe ty Altin gazetari do të bëj të zhvishesh, po të vish në kohën që do të jem unë aty. Horr!… Jo, jo, horra ishin shokët e mi të punës. Ky Altini duhej të ishte horr-horri! Po, po, hipokrit ishte, ndryshe nuk do shkruante këto broçkulla. Për këtë ish përpjekur ky karrierist! Për gënjeshtra me bisht, që s’i hante as bufi!? Veç në mos e takofsha! Ah, …
Nji ta tërhequr gazetën dhe e grisa copa-copa, pa e mbaruar së lexuari deri në fund. I grisa rezultatet dhe emrat e shokëve të mi të punës. I bëra çik-çik preokupimet e horrave dhe qorrave të ofiçinës. I grimcova fjalitë dhe të gjitha fjalët e Altinit. Të gjithë shkrimin ia hodha në plehra. Gjellën e mbetur në pjatë e lashë aty. Oreksi më ishte ndërprerë. S’më shtyhej më lugë poshtë. Gjithshka më ishte neveritur. Dy gëzimet e njëpasnjë-shme më kishin torvullosur e ma kishin hequr oreksin. Gjithshka më dukej e shplarë. Nuk arrija ta kuptoja, se si mund të shkruahej aq dallkaukshe, për kolektivin tonë dallkauk! Përse nuk jepeshin disa fjalë mbi realitetin tonë prej horrash!? Rrofshin horrat, thashë, dhe poshtë horr-horrat!..


***

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Dhjetor 2014 15:46
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Refuzoj kategorikisht te zhgenjehem. nuk pres nga asnje asgje dhe flej rehat.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Dhjetor 2014 03:05
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ashley
Veteran ne forum

Regjistruar: 22/10/2010
Vendbanimi: thelle ne zemren tende.....
Mesazhe: 2499

Nuk i krijoj mundesine njerezve tme zhgenjejne i jap minimumin e besimit tim qe i bie 0.5% sa per nje bisede siperfaqesore aq.pervec familjes askush smund te krijoj afrimitet qe le vend dhe per nje zhgenjim te mundshem.sja u plotesoj ate kenaqesi.jep aspak dhe merr me te mundshmen.

__________________
Nese dikush te sheh me lot ne sy, duaje sepse ka frike mos te humbet ty..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Janar 2015 07:35
Ashley nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ashley Kliko këtu për të kontaktuar me Ashley (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ashley't! Kërko mesazhe të tjera nga: Ashley Shto Ashley në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ashley në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:14 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Jeni zhgenjyer ndonjehere ne jete?! Dhe nga kush jeni zhgenjyer?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.