Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Cento anni d'amore (1954)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re cento-anni-d-amore-969452.jpg
Ky file është shkarkuar 62 herë.

Regjia: Lionello De Felice
Skenari: te ndryshem
Aktore: Aldo Fabrizi, Carlo Campanini, Eduardo De Filippo, Vittorio De Sica

Film me episode qe flet mbi dashurine dhe trishtimet. Nuk eshte film kushedi sesa i bukur dhe avashtesia e skenave e ben disi te merzitshem. Aktoret jane shume te mire, por stili i regjizorit ngjan me shume me filmat e kohes se komunizmit ne Shqiperi, ku detajet duhet ti marresh me mend. Gati te gjitha episodet mbarojne ne menyre melankolike dhe shikuesi duhet te futet vete brenda filmit pasi filmi nuk eshte ftues. Episodi i fundit eshte disi me origjinal dhe tregon historine e nje babai qe krijon nje feste te cuditshme mbi divorcin e vajzes. Me shtyrjen e gjerave nga ekstremi i kundert episodi mbron istitucionin martesor ne menyre elegante, duke prekur detajet e jetes normale te nje cifti.

Ka nje shprehje interesante qe personazhi i nje prifti (Aldo Fabrizi) thote teksa po fsheh disa partizane: "In Italia ci sara sempre qualcuno da nascondere" (Ne Itali do kete gjithmone dikush qe duhet fshehur). Kjo sjell ne mend emigrantet kalendestine ditet e sotme dhe nje kamera te fshehte qe bene tek nje emision televiziv. Ne emision dilte qarte qe shumica e dyqaneve e ndihmuan nje djale klandestin (zezak) qe te fshihej nga polici qe po e kerkonte per mungese leje qendrimi.

Nuk ka asnje pjese ne youtube.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 09/07/2008 ora 15:27

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Korrik 2008 15:12
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bravissimo (1955)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re bravissimo.jpg
Ky file është shkarkuar 59 herë.

Regjia: Luigi Filippo D'Amico
Seknari: Age / Scarpelli
Aktor: Alberto Sordi

Historia fillon me nje djale te vogel qe ngelet jetim pasi i fusin prindet ne burg. Keshtu mbetet tek shtepia e mesuesit kur mberrin lajmi se s'ka me prinder. Mesuesi eshte nje tip cinik dhe i keq qe mundohet ta heqi qafe duke e cuar tek kusherinjte e djalit, por as ata nuk e duan. Keshtu detyrohet ta mbaje ne shtepi disa nete, kur befas zbulon aftesine e djalit per te kenduar si tenor i madh. Mesuesi nuk humbet kohe dhe ve ne pune njohjet e tij per te futur femijen ne boten e spektaklit dhe fituar leke. Djali i vogel behet famoz dhe kusherinjte kujtohen se sipas ligjit i takon atyre ta mbajne djalin (dhe te fitojne leket).

Filmi eshte interesant dhe terheqes. Karakteri i kerijuar nga Alberto Sordi eshte i vecante dhe eshte celesi i lezetit te ketij filmi.

Fragmenti i meposhtem tregon sesi mesuesi i jep te haje supe djalit dhe vete ha gjera me te mira. Pastaj zbulon aftesine muzikore te djalit:

Interesante: Ne episodin e mesiperm mesuesi thote qe di shqip. Kjo gje futet ne film me siguri per te treguar se shqipja eshte gjuhe e humbur dhe askush nuk mund ta verifikoje nese mesuesi thote te verteten.
Edhe ne ambjente te tjera shqipja perdoret si shembull gjuhe qe nuk di njeri. Per shembull nje djale rus tregon se, kur donin te perzinin disa njerez qe pyesnin cfare gjuhe flisnin ne internet, i thane se ishte shqip. Qe atehere fjala "flas shqip" per grupin e tyre shoqeror eshte nje menyre per te thene "hiqmu qafe".

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Korrik 2008 16:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Gastone (1960)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re gastone.jpg
Ky file është shkarkuar 55 herë.

Regjia: Mario Bonnard
Skenari: Ettore Petrolini
Aktore: Alberto Sordi, Vittorio De Sica

Nje personazh siperfaqsor qe krijon nje film mbreselenes. Gastone eshte nje showman servil, nje maske e teatrit qe do te shkelqeje. Por ashtu si ndodh shpesh shkelqimi tejkalon kapacitetin real te personit dhe njeriu behet qesharak. Filozofia e filmit kalon nga nje frak i zi, me te cilin Gastone shet mend dhe pa te cilin humbet dinjitetin. Nderkohe ai mundohet te mesoje nga aristokracia e vertete dhe per kete i duhet nje princ (Vittorio De Sica), i cili e meson dora dores hilet e jetes. Por Gastone eshte i detyruar te perfundoje si nje humbes ndersa karakteri i tij mbetet ne mendjen e shikuesit, aq me shume sot kur personazhet siperfaqsore jane pjese e botes moderne.

Gastone lind nga nje ide e Ettore Petrolinit shume vjet para se te dale ky film. Petrolini ispirohet nga nje aktor i suksesshem i kinemase pa ze, i cili eshte Mario Bonnard (aktor qysh ne 1909). Ne fillim vihet ne skene neper teatro. Cuditerisht eshte pikerisht Mario Bonnard qe e kthen ne film artistik ne 1960.

Sikur te kishte me shume filma te tille sot do kishte me pak njerez servile dhe siperfaqsore. Por edhe filmat e vjeter, si ky, do ishin nje ilac i mire sikur te beheshin me popullore.


  • De Sica eshte gjithmone perfekt ne rolin e aristokratit. Kete rol luan ne shum filma te tjere. Por roli i Sordit qe meson nga De Sica eshte shume i ngjashem me filmin "Il conte Max".
  • Nje rol te ngjashem kercimtari Sordi luan 6 vjet para tek "Un americano a Roma" (1954).


Nje fragment nga filmi, i xhiruar erret sepse gjoja eshte mengjes. Ne fakt duket nje ore larg qe skena eshte xhiruar ne mes te dites.


P.s. Ne Youtube gjendet edhe akterimi origjinal i Ettore Petrolinit ne teater. Por filmi ne fjale eshte me i detajuar dhe me i bukur.

Modifikuar nga Fajtori datë 09/07/2008 ora 18:09

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Korrik 2008 16:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

La famiglia Passaguai (1951) dhe La famiglia Passaguai fa fortuna (1951)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re famigliapassaguairichfooo0.jpg
Ky file është shkarkuar 53 herë.

Regjia: Aldo Fabrizi
Skenari: Anton Germano Rossi, A. Fabrizi, Ruggero Maccari
Aktore: Aldo Fabrizi, Carlo Delle Piane, Peppino De Filippo

Jane dy filma qe prodhohen shume afer njeri tjetrit dhe kane te njejtet aktore (pak a shume). Nje familje shkon ne plazh diten e diele, por dita i nxihet nga nje seri aventurash te vogla me ne krye servilin e rradhes (Pepino De Filippo). Aspekti trashaluq i Aldo Fabrizit ndjell siklet pa filluar sikletet e tjera akoma. Filmi eshte dinamik dhe plot skece dhe gallata te vogla qe te bejne ta shikosh me endje. Vec kesaj eshte kurioze te shikosh Italine 6 vjet pas perfundimit te luftes. Aventura e vajtjes ne plazh per nje dite i ngjan situatave tona kur shkonim gjate komunizmit. Madje po te shikoni fragmentin e meposhtem edhe autobuzi ngjan me tanet dikur. Vetem se... ky film eshte xhiruar ne 1951.

Nje fragment:
(Carlo Delle Piane, ai cunaku ne taksi, eshte vetem 15 vjec tek ky film)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Korrik 2008 18:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Certi bambini (2004)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re certibambini.jpg
Ky file është shkarkuar 48 herë.

Regjia: Andrea Frazzi
Skenari: Diego De Silva, Ferdinando Vicentini Orgnani, Marcello Fois
Aktore: Gianluca Di Gennaro, Miriam Candurro


Gjeja e pare qe terheq eshte nje fotografi perfekte dhe ngjyra te kombinuara. Por pas fotografise se bukur fshihet nje film qe le pa fjale. Eshte e veshtire te spjegohet kjo histori, sepse eshte nga ato filma qe nuk duhet lexuar por shikuar. Eshte sikur te mundohesh te spjegosh "Lucia y el sexo" me fjale.

Megjithate dy fjale duhen thene. Filmi nis ne Napoli ku nje djale hipen ne metro me nje cante sportive. Treni kalon nga stacioni ne stacion dhe djalit i vijne ne mend javet e fundit qe e sollen ne ate metro. Duke u zhytur tek jeta e atij djali cdo gje do humbasi kufijte, e mira dhe e keqja nuk jane me te ndara. Pak nga pak do spostoheni nga jeta e nje femije capken tek bota e te rriturve. Dhe kjo bote ne Napoli eshte dicka me shume sesa filmat me mafioze qe keni pare deri dje. Ky nuk eshte nje "gangster moovie", sepse nuk ndjek historine e ndonje bande nga jashte, por psikologjine e nje cunaku qe rritet ne nje shoqeri te vecante si ajo e Italise se Jugut.

Aktoret kryesore nuk jane te famshem dhe kjo sjell ne mend krijimin e filmit "Ragazzi fuori", i cili ngjan edhe nga tema.

Kush nuk di italisht (ose nuk kupton dialektin) humbet nje film kult. Shikuesi do zhytet teresisht ne ambjentin lokal ku zhvillohet. Eshte krejt kollaj te gjehet paralelizmi me adoleshentet e familjeve te varfra shqiptare, apo me lypesat dhe shitesit e cigareve qe presin jashte klubit ku rrini. Do gjeni Kamzen apo Seliten, zonat informale nga vijne cunaket qe shesin dhe verdallosen rrugeve te Tiranes. Do kuptoni ate pjese te botes qe mund te keni harruar si ka qene.

Kolona zanore eshte fiks sic duhet. Bashke me kolonen zanore filmi ka marre nje seri cmimesh dhe kantidaturash mbi muziken, skenarin, audion, montazhin, regjine dhe prodhimin.


Anglisht:
Certi bambini is the story of the wasted youth of an 11-year-old rascal called Rosario (Gianluca Di Gennaro). Even though the story is fictional (the film is based on the homonymous novel by co-screenwriter Diego De Silva) it is achingly accurate in its portrayal of kids growing up without much of a future in Southern Italy. The stream-of-consciousness technique used in the storytelling (from the point of view of Rosario himself) sets the film apart from many similar stories. Because the environment in which Rosario grows up, a nameless Naples suburb, does not present him with a good versus bad situation that is black-and-white, but a setting in which crime is in the very fabric of daily life, is Certi bambini as much about Rosario's attitudes as it is about the attitudes of Southern Italian society in general. european-films.net


Skena te zgjedhura:


Kenga e mbylljes se filmit (video s'ka lidhje) SUD - Almamegretta:

Modifikuar nga Fajtori datë 02/12/2009 ora 18:56

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Korrik 2008 17:04
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Comizi d'amore (1965)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re comizidamore.jpg
Ky file është shkarkuar 40 herë.

Regjia: Pier Paolo Pasolini
Skenari: Pier Paolo Pasolini
Aktore: njerez te rastit

Dokumentar i rrjeshtuar krahas filmave artstike ne vitet '60. Pier Paolo Pasolini eshte nje figure e njohur qe i kushtoi nje pjese te mire te jetes studimeve shoqerore, politike dhe poezive (para se te vritej ne 1975). Ky film trajton pa doreza mentalitetin e italianeve ndaj seksit. Autori ben nje udhetim ne Italine e momentit duke intervistuar njerez dhe kalimtare. Ne film duket qarte diferenca e madhe mes shoqerise italiane ne veri dhe asaj ne jug. Per epoken kur doli filmi ishte nje dokument i mire mbi aktualitetin. Sot ngjan pak i tejkaluar, edhe pse eshte kurioze te shikosh si kane qene njerezit dikur (dhe sa e prapambetur ka qene Italia). Ne llojin e vet ky film ngjan me versionin italian te Alfred Kinsey-t, doktorit amerikan qe botoi dy studime mbi seksualitetin e amerikaneve qe u futen ne histori.

Intervistat jane disi interesante por cilesia e xhirimit eshte e keqe. Duke mos qene film artistik behet pak monoton dhe i lodhshem. Do durim te degjosh 1 ore e 30 min intervista njerezish.

Intervista e nje te riu ne Kalabri:


Nje permbledhje tjeter intervistash:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 14/07/2008 ora 20:16

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Korrik 2008 19:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il marchese del Grillo (1981)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re ilmarchesedelgrillo.jpg
Ky file është shkarkuar 38 herë.

Regjia: Mario Monicelli
Skenari: Tullio Pinelli, Bernardino Zapponi, Piero De Bernardi, Leonardo Benvenuti
Aktor: Alberto Sordi

Nje film popullor qe tregon dekadencen e aristokracise ne shekullin e 18. Personazhi kryesor eshte nje markez shakaxhi i merzitur nga jeta monotone prej aristokrati, i cili organizon vazhdimisht truqe dhe lojra qe vene ne pozite te veshtire aristokratet e tjere dhe familjen e vet. Me ane te personazhit kryesor skenari udheton neper privilegjet dhe karakteret e semure te klases se ciles i perket. Hija e klasave shoqerore te dikurshme mbetet sidoqofte edhe ne shoqerine e sotme, ku drejtesia nuk eshte dhe aq e barabarte sa duket. Ndoshta ky eshte nje nga celesat qe filmi mori goxha popullaritet dhe sot shikohet si nje nga me te bukurit e Mario Monicellit. Ne fakt markezi nuk eshte shpikur nga skenari, por eshte realitet i shekullit te 17, kur vertet ka ekzistuar nje aristokrat te cilit i pelqenin shume shakate. Edhe familja Del Grillo ka ekzistuar vertet dhe trashegimia e tyre ekziston edhe sot ne rruget e Romes. Fotografia e filmit eshte disi e shemtuar dhe nuk ta mbush syrin, por verdallisja neper reflektimet filozofike te markezit dhe rrjedhshmeria e filmit (model Monicelli) e ben filmin te kendshem per tu pare.


Anglisht:
The real Marquis of Grillo lived in the early 18th century, but, for this take-off on the marquis' life, director Mario Monicelli) has changed the time period to the early 19th century when a lot more was going on in Rome. The marquis (Alberto Sordi) amuses himself by throwing red-hot coins to beggars, occasionally walling up the store entrance of an offending merchant and installing a urinal there instead, and generally making witty and broad comments on the life going on around him. His existence suddenly gets a lot more interesting when he discovers his physical (unrelated) twin in a Roman tavern (also Alberto Sordi) - a drunkard who works transporting coal when he is sober. As a joke, the marquis takes the passed-out drunk to his mansion and puts him in his bed -- fully intent on convincing the drunk and everyone else that this man is the real marquis. ~ Eleanor Mannikka, All Movie Guide


Ne skenen e meposhtme markezi ka paguar te gjithe kishat e Romes qe te bien njekohesisht ne oren 12. Mirepo kjo ndodh vetem kur vdes Papa, i cili inatoset dhe therret markezin ne zyre per shakane e shemtuar qe ka bere. Markezi e informon se nuk ka vdekur Papa, por "drejtesia", sepse arriti te denoje nje cifut vetem duke paguar poshte e lart kasten aristokrate:

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Korrik 2008 00:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il federale (1961)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re federale.jpg
Ky file është shkarkuar 29 herë.

Regjia: Luciano Salce
Skenari: Franco Castellano, Giuseppe Moccia
Aktore: Ugoi Tognazzi, Georges Wilson

Ne Italine fashiste nje oficer dergohet te arrestoje nje profesor, i cili shkruan libra kunder regjimit. Oficeri shpreson te marre graden e federalit nga misioni i caktuar dhe mundohet ta coje deri ne fund pavaresisht nga veshtiresite. Por rruges dy personazhet njihen dhe ifleksibiliteti i fashistit bie ne kontrast me kulturen e profesorit per te krijuar situata komike. Regjimi fashist po shperbehet por oficeri nuk do ta besoje, sepse indoktrinimi ushatarak e ka edukuar mbi pamposhtjen e diktatures. Udhetimi i tyre kthehet ne aventure me mjete te rastit, por ne fund perfundon ne Rome, ku amerikanet kane fituar qytetin. Dhe per te vazhduar aspketin qesharak oficeri fashist mendon se te gjithe amerikanet jane rober lufte.

Nepermjet ketij filmi Ugo Tognazzi fiton respektin e kritikes. Nderkaq filmi krijon skandale ne daljen e tij, sepse pershkruan nje njeri te thjeshte qe beson ne idealet e tij, pak a shume si nje komunist qe beson tek komunizmi dhe partia ne Shqiperine e diktatures. Demagogjia kunder fashizmit ishte akoma e forte ne vitin 1961 dhe njerezit ishin mesuar te perdhosnin gjithshka kishte lidhje me fashizmin.

Muzika firmoset nga Ennio Morricone.


Ne rremujen e luftes njerezit nuk dine si te sillen dhe cilen ane te mbajne. Ne fragmentin e meposhtem kalimtari eshte simbol i nje populli te lodhur qe nuk di me nga cila ane te shkoje dhe si te pergjigjet:

Modifikuar nga Fajtori datë 25/11/2009 ora 14:54

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Korrik 2008 14:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Un giorno in pretura (1954)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re giornopretura.jpg
Ky file është shkarkuar 30 herë.

Regjia: Steno (Stefano Vanzina)
Skenari: Sandro Continenza, Lucio Fulci, Alberto Sordi, Giancarlo Viganotti
Aktore: Peppino De Filippo, Alberto Sordi, Sophia Loren, Silvana Pampanini, Walter Chiari

Nje dite ne gjykate fillon dhe mbaron me diten e nje gjykatesi. Mes asaj dite kalojne 3-4 episode gjyqesore qe mbushin filmin me fragmente qesharake. Gjykatesi Salomone (Peppino De Filippo) mbahet si i rrepte dhe mendon se shumica e te akuzuarve duhet denuar. Por pas nje dite ne gjykim jane sentimentet njerezore qe gjejne normalitetin ne krimet e vogla qe behen per te mbijetuar. Filmi duket qesharak dhe pak serioz, por mesazhi qe percjell me monologun e fundit i jep nje ngjyre shume me te forte sesa karamelja qe ngjan ne fillim.

Me daljen e filmit istitucionet katolike e priten keq duke e konsideruar anti-katolik dhe perdhoses te funksionit te gjykatesit. Ne fakt Steno di fare mire te krijoje nje eskursion siperfaqsor me nje mesazh te thelle brenda. Per kete aresye filmi pati shume sukses ne publik.

Kuriozitete:


  • Personazhi i Nandos (italianit te fiksuar pas kultures amerikane) krijohet nga Alberto Sordi pasi Steno i kerkon te shpike ndonje skec per te zgjatur filmin. Sordi ispirohet nga zakoni i disa te rinjve per tu lare ne Marrana dhe krijon masken qe shikojme. Por ky personazh pelqehet aq shume nga publiku sa stafi krijon nje film kastile per te (Un americano a Roma, 1954).
  • Dy prifterinj nga Brescia u ndjene aq te fyer nga episodi me Walter Chiarin saqe denoncuan filmin ne prokurori.



Hapja e filmit. Monolg i gjykatesit me Ciceronin.


Mbyllja e filmit. Monolg i gjykatesit me Ciceronin pas dites ne gjykate. Ndryshimi eshte i dukshem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Korrik 2008 15:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

La classe operaia va in paradiso (1971)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re classeoperaia.jpg
Ky file është shkarkuar 67 herë.

Regjia: Elio Petri
Skenari: Ugo Pirro, Elio Petri
Aktor: Gian Maria Volontè

Regjizori dhe skenaristi, te dy me bindje te majta, vene ne skene levizjet sindikaliste dhe jeten e punetoreve ne nje fabrike te viteve '70. Personazhi kryesor luhet ne menyre virtuoze nga Gian Maria Volontè per te krijuar ankthet dhe sikletet e nje njeriu qe mund te konsiderohet "qen i punes". Por e gjithe historia e ketij punetori te dalluar kryhet ne sfondin e levizjeve sociale, te cilat ne fillim shperfillen, por me vone behen nje arme per te fituar dinjitetin e humbur. Filmi shoqerohet nga ritmet muzikore ushtarake te Ennio Morricones, pa te cilat nuk do kishte kurrsesi efektin dramatik te kushteve te fabrikes. Nga nje kendveshtrim kjo histori ngjan me skenat e filmit "Kohet Moderne" te Charlie Chaplin.

I nisur si deshire e regjizorit filmi eshte bere nje kult me kalimin e kohes. Skenat dhe akterimi i Volontè-se krijojne nje personazh te forte qe duket me real se kurre. Ne fakt personazhi nuk mund te perkufizohet pozitiv apo negativ, sepse permbledh historine e nderlikuar te nje individi. Ne kete kontekst mund te thuhet se filmat me te fuqishem permbajne pikerisht paanshmerine e regjizorit, ndryshe nga filmat amerikane me personazhe te qarte pozitive e negative qe tregojne paaftesine e publikut per te llogjikuar vete mbi jeten. Mund te kujtohen filmat e medhenj amerikane te koheve te fundit qe fitojne miliona dollare me personazhe si Spiderman apo Batman.

Shikimi i ketij filmi do ju beje te kuptoni cfare jane sindikatat dhe si linden ato nga bumi ekonomik. Gjithashtu do ju beje te kuptoni pse eshte e pamundur ne Shqiperi te kete sindikata kur egoizmi dhe cinizmi se bashku me nje industri te dobet bejne te pamundur bashkimin e punetoreve ne protesta. Dhe nese shikojme mire ketu qendron edhe klecka e diferencave ekonomike ne Shqiperi mes pronareve (qe shperdorojne leket) dhe punetoreve te vet (qe s'kane leke as per buke).

Nga ana teknike filmi nuk eshte shume i arrire. Shpesh dublimi nuk perkon me levizjet e gojes ndersa fotografia le disi per te deshiruar me projektimet e forta te dritave.

Kuriozitete:


  • Filmi xhirohet ne nje fabrike te sekuestruar nga shteti, e cila per fat te mire ishte bosh dhe i jepet regjizorit ne dispozicion.
  • Revoltat qe shikohen ne film jane po aq te verteta ne realitet. Ne dokumentarin e meposhtem tregohet shkurtimisht sesi stafi i filmit kerkoi nga te paguhet me shume per nje dite pushimi qe kishin punuar, por produksioni nuk e pranoi kerkesen. Atehere revolta plasi edhe gjate xhirimit njesoj si ne film dhe ne fund produksioni pagoi punetoret dyfish per diten e pushimit qe kishin punuar. Gjate sekuencave te filmit bie ne sy nje megafon i thyer. Ne fakt ai megafon i eshte thyer ne koke dikujt ne skene gjate perleshjeve per te arritur rritjen e rroges. Shumica kujtonin se sherri ishte pjese e filmit dhe me vone kuptuan se njerezit po ziheshin me vertete me grushta.


Dy copa te shkurtra qe shprehin disi filozofine e personazhit ne fillim te filmit:
( e fmashme shprehja "Un pezzo, un culo" qe tregon si mendon punetori per seksin qe ti jape sens punes mekanike qe ben)
------



Disa intervista qe tregojne cfare ndodhi gjate xhiremeve te filmit. Policia ka hetuar me pas mbi keto ngjarje:

Modifikuar nga Fajtori datë 05/09/2008 ora 20:06

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shtator 2008 19:32
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:42 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.