Mijëra shqiptarë janë në prag të infeksioneve me pasoja të tmerrshme.
Prania e virusit “Gripi i Kuq” kërcënon seriozisht vendin tonë.
Shqiperia është në rrezik!
Personalisht Doktorri mendon se personat e infektuar nga Gripi i Kuq, kanë alergji nga ngjyrat blu, vuajnë nga tunelofobia, fillojnë të mendojnë në ngjyrë të kuqe, flasin në ngjyrë të kuqe dhe votojnë në ngjyrë të kuqe.
Kur virusi avancon në mënyrë fatale, pacienti kthehet në “banditus mafiozus” e cila është një formë e sëmundjes që nuk ka shërim.
Për të parandaluar përhapjen e infektimit, Doktorri këshillon tu rrihet sa më larg fletëpalosjeve, posterave dhe websiteve të infektuara nga Gripi i Kuq, pasi kontakti viziv me to ju shkakton pucrra të kuqe, halucinacione të kuqe, iluzione optike, etj.
Doktorri rekomandon rreptësisht të evitohet klikimi apo leximi i websiteve të mëposhtme të cilat rezultojnë të infektuara nga Virusi i Kuq.