i_pafajshem
Anëtar Aktiv
Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383
|
Jam ulur ne breg te lumit te madh te mendimeve, ndjek rrjedhen qe nuk pushon kurre dhe perpiqem te gjej nje kuptim te gjithe ketij misteri qe na rrethon. Ngado qe vertis rrjedhen e mendimeve te mia , perseri dal aty;persee gjithe kjo, ku eshte kuptimi , ku eshte bukuria e te gjithe kesaj kohe ? NJe mister i thelle, i gjalle, qe na mbeshtjell me velin e tij dhe ku gjithkush prej nesh perpiqet te kape nje vlere, te gjeje nje kuptim ne te gjithe kete univers. Dikush zhgenjehet nga e gjithe kjo, dikush ngazellehet pasi ka perfituar diçka qe per te ja vlen , por per nje tjeter eshte diçka pa vlere, e te gjithe kerkojme, explorojme, zbulojme por dhe ndoshta nuk jemi plotesisht te kenaqur . E perseri si ne nje rreth vicioz gjithshka vertitet nga filllimi , gjithshka vertitet ne perjetesi.
Une si te gjithe te tjeret perpiqem qe te gjej diçka , nje dhurate , nje vegim, nje mister te zgjidhur e me ne fund dhurata, vegimi apo misteri qe kerkoja mu shfaq me te gjithe madheshtine .
Gjithmone i kerkoja Zotit te me jepte kuptimin e gjithe kesaj, te me ndihmonte qe te gjeja çelesin "magjik" te jetes , e Ai ma shperbleu duke me derguar magjine me te thelle, me te mistershme , me te plotfuqishme sesa ajo qe kerkoja. I kerkova Zotit lirine, Ai me dhuroi skllaverine, i kerkova forcen , Ai me dhuroi butesine. Perpiqem te kuptoj perse e gjithe kjo, pyes nje person te dyte fshehur brenda meje, marr si pergjigjje nje zgerdhirje plot kuptime, mistere. Hedh syte rreth e qark meje per te kapur nje diçka qe ndoshta me kishte shpetuar me pare dhe ne kete çast zeri me meket, zemra ndaloi pothuajse fare se rrahurri, syte turbullojne shikimin dhe çdo gje ndalon per nje çast se levizuri, se jetuari.
Do te doja te besoja me te pabesueshmen, por nuk arrij te besoj se nje qenie tjeter njerezore eshte ne gjendje te shkaktoje nje desekuiliber total brenda meje e megjithate , eshte e vertete. Ashtu si nje mjegull "e embel" qe vjen butesisht dhe pa u ndiere, ashtu dhe ti hyre pa kuptuar brenda meje dhe more gjithçka qe kisha ndertuar me kaq kujdes gjithe kete kohe brenda meje, per mua.
Edhe pse nuk je ne krahun tim, perseri ndiej hapat e tu krah meje, je me mijera kilometra larg meje e megjithate te shoh aty perballe duke me buzeqeshur ashtu si vetem ti di te buzeqeshesh. Perpiqem te çlirohem nga kjo gje qe ka mberthyer trurin tim, por nuk arrij te bej gje tjeter veçse te perforcoj zinxhiret e skllaverise, qe, per çudi po me pelqen . Deshiroj me gjithe shpirt qe te jem skllav i kesaj magjie, deshiroj qe forca ime te kthehet ne butesi te pafundme, deshiroj ...... . Ashtu si me detin e thelle blu qe lag pambarimisht brigjet e tokes, ashtu do te deshiroja qe kjo gje te zgjaste pambarimisht, perjetesisht , te mos ndalonte kurre se ndikuari mbi shpirtin tim te lodhur, e te rraskapitur ne luften e perjeteshme. E çuditeshme, me ben skllavin e saj e megjithate, me jep liri te vazhdoj, me zbut shpirtin e megjithate, me jep force te luftoj. Deshiroj qe te zhytem deri ne fund ne kete mister te pambarimte, te embel dhe te hidhur njekohesisht, qe te lodh deri ne rraskapitje e megjithate nuk deshiron te çlodhesh, te mbledh dhe therrmijat me te vogla, te kap deri ne fund kuptimin e te gjithe kesaj.
Ke vene re kur deti fillon dhe egersohet, nxihet e merr nje pamje kercenuese, valet fillojne dhe ngrihen me kreshtat e tyre lart e me lart, me mijera copeza blu te thelle shkeputen per nje çast nga dallget dhe me pas kredhen perseri ne gjirin e tyre si te frikesuara. E ti je siper dallgeve, i frikesuar paksa por dhe me trim se kurre , adrenalina qe ngrihet e shkon ne maximum e nje klithje del nga gjoksi yt qe shpreh tmerr dhe trimeri njekohesisht, krenar qe me ne fund je zoti i gjithshkaje nden ty, por dhe i perulur para kesaj egersire qe ke shaluar dhe nuk do te doje t'ja zbrisje kurre. Do te doje qe kjo lufte te zgjaste perjetesisht, duke qene i sigurt se nuk do te jesh kurre i humburi, por as fitimtari.
Nje ndjenje e tille me ka pushtuar dhe nuk do te doja ta nderroja me asgje ne kete jete. Shikoj , degjoj dhe ndjej me kordat e zemres qe fergellojne sa here qe je ketu, sa here qe me flet , sa here qe te degjoj zerin tend , e megjithate e ndiej veten si nje zot qe ka ne dore gjithçka , qe mund te realizoje gjithshka ka nevoje dhe deshire. Mendimet me shkojne dhe vijne, kerkojne prehje ne skutat e erreta te qenies time , te shpirtit tim, por eshte e pamundur se gjithshka ka humbur ate qetesi qe kishin me pare.Pres momentin tjeter kur do te te flas, degjoj,prek dhe shikoj dhe mendoj me vete se ne fund te fundit jeta nuk eshte dhe kaq e mistershme, misteri me i madh je ti. Je ti qe ben shpirtin tim te dridhet ne çdo te rrahur zemre, je ti qe ne ndryshim nga jeta, kontrollon çdo qelize te trupit tim, je ti qe me mban ne jete me te gjithe fuqine . Nuk ka rendesi se çfare te peshperis, ndiej tingujt e dale nga goja ime, ndiej ngrohtesine e duarve te mia, ndriçohu nga shkelqimi i syve te mi, ngrohu nga flaka e zemres time dhe do te kuptosh se fjala dashuri permblidhet ne te gjitha keto, edhe pa dale nga goja e thare. Do te kuptosh se JETA je ti, do te kuptosh atehere se pse dua te jetoj nen kete skllaveri.
Nga T.G
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|