cecilia
Adoleshente
Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180
|
Stoli, une & djali!
Une jo gjithmon qesh.Me rastis edhe te qaj.
Nje mbasdite te bukur vendos te dal ne parkun afer shtepise time...atje ka edhe nje liqen te vogel,ka rosake te bardhe qe lahen. Perqark liqenit ka plot stola. Palmiera & peme te medha, humbet te parku ku shkoj. Te duket vetja shume e vogel ne krahasim me natyren!
Zgjodha nje stol disi te veçuar ne fund te parkut qe te mos bezdisesha nga kalimtaret e shumte te asaj mbasditeje! U ula ne nje cep te stolit me shikim nga liqeni. Po mundohesha te qartesoja mendimet e ndryshme qe kisha ne koke...po cicerimat e zogjve nuk me jepnin kete mundesi. Po shijoja vetem ate mrekulli te natyres!
Me pelqen te rri vetem.Ti flas vetes time.Ta kuptoj ate.Por jo gjithmon ja arrij!
Papritur me kapin syte nje djale i cili rrinte me koken ulur,duart ne xhepa & disi i ndrojtur. S'po kuptoja perse verdallosej rreth stolit tim,atje kishte plot stola te tjere! Aq me teper qe s'doja kembe njeriu aty perreth. Djali vinte rreth e rrotull sikur donte te me thoshte diçka por s'dinte se si te me afroheshe.Eshte e veshtire ne realitet t'i afrohesh dikujt pa asnje arsye...s'kalojne disa minuta djali vendos te me afrohet. Me nje ze te bute me thote:
- zonjush, a mundem te ulem edhe une ne stolin tuaj?
Pergjigja ime eshte shume e prere & e thate. - Jo,i them.
Zgjodha kete stol pikerisht sepse s'doja te me bezdiste njeri.
Djali u mbyll ne vetevete.U ndie goxha i fyer si duket.Po mua aq po me bente...
Djali ben disa hapa perpara,shtang per nje çast dhe kthehet perseri nga une.Ulet ne gjunj perpara meje dhe me thote: - zonjush dua vetem te me degjoni,asgje tjeter! Edhe une kalova rastesisht ketej( mundohej te justifikonte veten djali)por ju me terhoqet vemendjen & mendova te ulesha prane jush,vazhdon djali!
Perpiqu te me degjosh ca! Dua te vij ne shtratin tend si Don Kishoti qesharak, te te rrembej me ato rroba qe ke veshur e te nisemi rreth e rreth Frances! Te ngjisnim pirenejte, te hanim bashke darke ne Andorra! Te pinim kokteile ne Las Palmas! Te blinim rroba orientale ne Fes te Marokut, te shetisnim me bicikleta ne Algjeri ne lagjen ku jetonte Kamy-ja, te benim banje ne llixhat e Toujanit ne Tunizi...me degjo se kam akoma...
Prej Toujanit te udhetojme me deve e me beduinet nga Oazi ne Oaz deri ne Gizah, te perjetesojme emrat tane ne Piramiden qendrore e prej andej te shkojme ne Dubai te bejme xhiro me ashensoret e qiellgervishteve te zh'vendosemi ne Indi e te dehemi ne Bollywood e kur te na dale pija ne Orient expres te ngjitemi maleve te Nepalit me lamat, te tallemi me penisat e hinduve pa mbaruar te qeshurat te pershkrojme murin e madh kinez deri sa te shohim detin, te hame pula te vogla ne Hong Kong dhe te sperkasim me vajin e tyre njeri tjetrin! Te hame supen legjendare Japoneze ramen! Dhe me anije transoqeanike te shohim paqesorin deri ne Fiji ku do marrim ishullin tone me qera e te bejme dashuri ne çati nen driten e henes, prej andej te mbledhim kaçamilla ne Hawai e pasi kemi bere tatuazhin hawaitian si kujtim te pime kafen me te mire ne bote ne Portland te Oregonit, te bejme ski ne liqenin e Montreal ne Kanada, te shohim alegatoret ne Luiziana....vazhdon,me degjon?
...Te shkonim ne Kuba per te shkaterruar nje feste kercimi, te ndizmin nje zjarr te madh te El-cacho ne Meksike e te hanim buke thate me te varferit... Prej andej ne Peru e Kili per te pare qytetrimet inkase...te kalonim kanalin e Panamase duke ngrene banane te pabera deri sa te na rrudhej goja e ta ç'rudhnim duke u puthur me ore te tera! Te kalonim ne stacionin e balenave ne Antarktide duke lundruar me akuj e prej atje ne Nuuk te Grenlandes per te pare polarizimin e ajrit naten teksa formohen fije te holla jeshile me avion te kuq te zbrisnim ne Belfast ne nje koncert rroku te hanim mengjesin e rende te Londres dhe te hanim kerpudhat e embla halucilogjene ne Rotterdam! Prej andej direkt pasi lagemi nga shihu i ftohte i Luxenburgut te pinim kakao ne shtepine tende e me pas...
Ngrej syte lart dhe i them: Hajde uluni sepse une isha duke ju pritur kurse ju duke me kerkuar!
Ps: Dua te them vetem se kjo leter eshte imagjinare. E frymezuar nga biondia sigurisht!
__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.
Modifikuar nga cecilia datë 04/03/2011 ora 14:08
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|