amor alucius
Ennology
Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
E lashe te fliste,e lashe te nxirrte shpirtin e saje nen diellin e nje dite me shi.Ndieja cdo fjale te sajen si cekan mbi koken time edhe pse s'ishin ne asnje forme per mua,ishin per ate,ate qe ajo s'donte ta shihte te lumtur.
Sa cudi,ajo po bente histeriken per dike qe dikur ka percmuar,per dike qe dikur i dukej si nje njeri ne miniature,per dike te cilit i dhuroi me teper momente deshperimi sesa lumturie.Jete e cuditeshme,ja ku ishte tani,duke folur per "sakrificat" e saja ndaj nje shokut tim i cili tashme ishte i lumtur me dike tjeter,cuditerisht dhe ajo mike imja!
Ai vetem heshti,e la dhe ai te flas,degjuam qe te dy fjalet me te "deshirueshme": ai per te dashuren,per veten,e une per miken time e natyrisht dhe nje grumbull genjeshtrash per te.
Ndieja termometrin brenda meje duke fituar grade,nga ana tjeter anen racionale timen e cila me thoshte qe ishin punet e tyre e s'kisha te drejte te nderhyja.
Ne nje pike,kur e ndieja-duke njohur veten-qe s'do mund te permbahesha me u ngrita duke i thene qe kishte humbur fillin e arsyes dhe ika ne punen time.
Hem,ne fakt ndoshta ja vleu,ja vleu te shihja se cfare mund te beje njeriu per te rifituar lojen e preferuar.Pashe nje nga shume fytyrat e hipokrizise,dhe lot krokodili natyrisht.Huhu,yup,zonjusha qante,qante pasi kukulla e saje e preferuar nuk ishte me disponibel te duronte capricio-t e saje.E kjo per cfare?Per pak ngrohtesi.Ndoshta nje prove me teper per te konfirmuar ate qe mendoja me kohe: nese njeriu s'sheh alternativa(qofte dhe gjate nje periudhe te shkurter)humbet cdo sens vete-vleresimi e eshte gati te beje cdogje per tjetrin nga frika se nese ndodhet vetem s'do mund ta kaloje gjendjen e deshperimit.Por aha,gjepura!Dhe ai ishte prova e gjalle:"ditet e para ishin te veshtira E.,me tutje falenderova qe kishte marre fund."Ndoshta,kur u zgjua u tmerrua dhe nga gjerat qe kishte shtyre veten te bente,gjera qe normalisht s'do bente asnjehere.
Po shihja nje film:"ne jeten time ka njerez qe me ofrojne nje sup per te qare kur kam nevoje,ka njerez qe me terheqin literalisht dhe figurativisht nga rererat perpirese te jetes,ka njerez qe do jepnin jeten per mua-njerez qe me dashurojne me shume se asgje tjeter ne jete...Por,nga ana tjeter ka dhe njerez qe me shtyjne ne ekstreme,njerez qe me keqesine e tyre me bejne me te forte,me bejne qe ti bej fytyre te bukur ligesise edhe pse brenda mund te jem copa.Jane pikerisht keto te fundit qe dua te falenderoj me teper...!"Kjo ishte nje pjese qe tha njera nga personazhet...
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|