Enri
Student
Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80
|
Interesante
Debatimi i kesaj teme kaloi tre kater oshilacione dhe preku disa ceshtje shume te medha.
E para, s'mendoj se Analistja shpreh nje fryme filoamerikane duke e njohur shume mire frymen intelektuale qe ajo shpreh si dhe shkrimet e saj ketu e shume kohe. Ato qe ajo thote i perkasin me teper idese kundershtuese si te politikes se jashtme aktuale te SHBA-ve ashtu dhe frymes demokratike qe ajo ka kultivuar ne kete forum. Dhe te thuash se ajo s'ka lene mesazhe te shkruhen me duket cik si shume ekstreme. Erzeni, apo cdo erzen qe sjell nje ekstremizem ne faqet e ketij forumi natyrisht qe s'do ishte i mirepritur, sepse ideja primare, qe ne ditet fillestare te ngritjes se tij, ne mos gaboj (qe s'ma do mendja) ka qene fryma e perceptimit demokratik dhe e dialogut te mirefillte mes shqiptaresh, larg nga urrejtja dhe nga mllefet fetare - nje fryme qe perkon plotesisht me mentalitetin tim mbi aktivizmin ne kete forum.
Tani ceshtja e fese, Fajtor, dhe e aktivizimit te saj si arme politike, eshte aq e vjeter sa vete njerezimi. Qysh ne krijimiet e shoqerive mbi toke feja eshte perdorur ne nje menyre apo ne nje tjeter per qellime perfitimi politik (sido qe mund te perceptohej politika gjate historise 5-6 mijevjecar te njerezimit). Nderkohe, lufta aktuale kunder terrorizmit ekstremist islamik ka marre nje nuance te luftes midis qyteterimeve dhe kjo per dy arsye sipas mendimit tim: nga njera ane qendron politizimi i fese nga radikalet islamike qe jane te pajisur me argumenta shume te forte per njereiun e mesem te fese islame, dhe nga ana tjeter qendron klasa aktuale konservatore puritaniste qe drejton shtetin amerikan e cila pa dashur e ka absorbuar mentalitetin e luftes kunder terrorit ne nje lufte kunder vendeve islamike. Them pa dashur sepse qellimi i tyre primar ka qene eksporti i demokracise, por kete politke e realizuan me mjete te dhunshme dhe nepermjet luftrave, duhet humbur kapitalin politik te akumuluar ne shtepine e Bardhe pas sulmit te 11 Shtatorit. Mjafton ti hidhni nje sy Projektit Amerikan per nje Shekull Amerikan dhe datimit te fillimit te ketij projekti.
Gajte gjithe historise, kur kemi patur nje fuqi te vetme dominuese ne politiken e botes, gjithmone kane lindur, ne njemenyre apo ne nje tjeter, forca kundershtuese te cilat deportojne ne rrafshin dominues te fuqise duke i shkaktuar plasaritje dhe duke bere shpeshhere te mundur, ne planin afatgjate, qe dominuesi te humbase integritetin dhe reputacionin e tij politik. E njejta gje po ndodh dhe aktualisht. Shba-te e humben reputacionin dhe po humbasin dhe mbeshtetjen politike dhe sociale qe gzonin dikur. Eshte cikli i perandorive. Eshte ligji i historise se marrhenieve nderkombetare - nje ligj i pashkruar, por i vertetuar katerciperisht.
S'kemi te bejme me nje konflikt midis feve, por me faktin qe hendeku i zhvillimit midis botes se ashtuajtur perendimore dhe te asj se vendeve te pazhvilluara po rritet me ritme shqetesuese duke prodhuar vatra periferike -akoma dhe globale e disa raste- destabiliteti, i cili shfaqet nepermjet terrorizmit, emigracionit, si dhe urrejtes per cdo gje perendimore, duke i bere njerezit qe te anojne ne prototipe masive - sic eshte feja - ku predikohet mllefi dhe urrejtja ndaj perendimit. S'eshte aspak cudi qe ne keto arratisje masive ideologjike te perfshihen dhe njerez me shkollim dhe arsimim te njefare niveli duke krijuar ate qe shpeshhere quhet terrorizem modern, apo i moderuar. S'eshte gje tjeter vecse nje rotacion historik, besomeni, nje ndjenje normale e te neperkemburit, te shfrytezuarit, te pangrenit, dhe te atyre qe i kan jetuar keto gjera, per tju kundrvene asaj qe ata mendojne se eshte ekeqja me e madhe.
Ketu s'hyn ne debat nese jemi proamerikane apo jo. Ketu debatohet per te ardhmen e njerezimit dhe kjo ceshtje eshte me e madhe se rrjeshtat e ktij forumi, i cili sidoqofte s;duhet te rreshti se diskutuari si shqiptare qe jemi mbi keto ceshtje sepse frekuentusve te ketyre faqeve u ben shme mire te lexojne se si ne, shqiptaret, keto ceshtje po i prekim, dhe me sensibilitet te plote biles.
Pershendetje
__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|