Eyesight
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 13/04/2006
Vendbanimi: Diku atje tej, atje ku ti nuk me arrin dot...
Mesazhe: 390
|
Citim: Po citoj ato që tha Equis
Kaluan keshtu dite ,jave ,muaj..perhere se bashku.Andrea mund te quhej me ne fund i lumtur.Ndihej njesoj si nje 20 vjecar,po me i forte,me enegjitik,me i cmendur,i cmendur ne lumturine e tij dhe thellesisht i dashuruar.Ah sa e dashuronte ate fytyrez aq te emble.Saq e sa here ndersa e pushtonte ne krahet e tij,te shtrire te dy ne krevat,nen driten e llambes se vogel,nen ate gjysem erresire paksa te mistershme qe krijohej edhe nga pasqyrimi i dritave te rruges, e veshtronte me vemendje.I dukej sikur e perpinte oqeani i trazuar i syve te saj blu.Perkedhelte embelsisht lekuren e saj kaq te lemuar,luante me floket e saj ndersa me shpirt e pushtonte fort fort,sikur do ta mbyste ashtu nen ate shtrengim kaq te pangopur.Papritur nje shkenije e syve te saj,nje levizje e pavullnetshme e vetullave te holla dhe ai e kuptonte.Njesoj sikur te lexonte mendjen e saj buzet e tij bashkoheshin lehte lehte me ato buzet saj si luleshtrydhe te kuqe flake.Ne fillim lehtesisht,derisa pasioni t'i pushtonte te dy dhe t'i mbulonte me mantelin e cmendurise se tij.Duart pushtonin cdo pjese te trupit te saj,ndersa gjuhet bashkoheshin sikur te ishin nje.Degjohej nje britme kenaqesie te pamase ndersa depertonte thelle tek ajo.Nje nderzim sa i embel aq edhe i apasionuar,nje pasion qe buron nga instikti kafsheror qe duam ,s'duam ta pranojme e kemi te perbashket si te gjitha krijesat e Zotit.Mbas disa minutash te kesaj perleshjeje ndjenjash leshoheshin te lodhur ne krahet e njeri tjetrit,ashtu te shtrire me frymemarje kaq te shpeshte dhe te forte sikur nuk do te mbusheshin dot kurre me me fryme.Me ne fund Klelja e kenaqur mbyllte syte, ndersa buzeqeshja nuk do t'i ndahej per nje kohe te gjate...O zot ishin kaq te lumtur dhe ai kaq i dashuruar por... [/B]
pa dashje ne mendje iu rithye ajo pasdite e zymte, kur nga buzet e embla te saj kishte dale nje "JO". Iu rikthye ne shpirt ajo qe ndjeu ne ato momente.. toka iu hap nen kembe, nje hon i thelle e perpiu pa meshire... Andrea tundi koken ne menyre te pavullnetshme... Sa kohe kaloi ashtu, sa dite, muaj vite.. Ate dite preku fundin.. nese kishte nje fund ai e kishte prekur ate.. ishte shtrire aty duke u perpelitur per nje kohe te gjate, derisa.. ah ashtu pa kuptuar kishte rinisur te merrte fryme, te ndjente eren qe i perkedhelte floket, te degjonte zogjte te kendonin perseri... pikerisht ata zogj qe vetem pak kohe me pare i kishte mallkuar per "zhurmen e tmerrshme" qe benin ne kopshtin e shtepise se tij... Ashtu si pa kuptuar i ishte rikthyer jetes, punes e me pas dhe jetes.. Kishte njohur Glorian (ish-gruan e tij). Sa here qe mendonte per te nje pasthirrme i dilte nga shpirti... Gloria e mjere.. e kish dashur Andrean fort, shume me teper sesa ai kishte menduar se do ta donte njeri ne jeten e tij. E megjithate, ne fund te zemres e tij kish mbetur hija e Klejles.. Entuziazmi i Glorias, perpjekjet e saj per ta bere te dilnin per te festuar rastet e vecanta, e me ne fund dhe buzeqeshja e saj ishin shuar ngadale... Nje dite thjesht kishte bere valixhet e ishte larguar. Andrea kishte degjuar se tani ajo jetonte me nje burre qe e kish njohur ne Californi. Me ne fund ajo gjeti lumturine e saj, qetesine.. po ai?? Gjithmone i ishte dukur i cuditshem ndikimi i madh qe kishte nje njeri ne jeten e dikujt tjeter.. e si kishte mundesi qe kujtimi i saj e turbullonte dhe pas kaq vitesh... femra te tjera pas Glorias kishte patur plot, por kishin qene kalimtare, jo me shume.. kishin mbushur ditet e tij, momentet e vetmise, por jo jeten e tij... Ja tek kthesa u duk Roni, pamja e tij e trembur e shkeputi nga mendimet. Ndali motorin ne kembet e nxenesit te tij
-He Roni? Gjithcka mire?
Roni, ende i hutuar iu pergjigj:
-Po ecje aq shpejt.. nuk arrita te te jap as kaskon...
Andrea qeshi.
-Mos ki merak se nuk me gjen gje. Por ti mos leviz asnjehere pa kasko, eshte e rrezikshme per nje djalosh si ti. Eja brenda. Rea, na pergatit dhe nje kafe tjeter per mua e nje leng frutash per Ronin.
Rean qe nderkohe i ishte afruar atyre pohoi me koke dhe u drejtua mga kuzhina.
-Pa he c'me thua- e pyeti Andrea Ronin. Ke punuar ndopak kohet e fundit?
__________________
The greatest thing we'll ever learn is just to love and be loved in return
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|