kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612
|
KRRRAAAK!!!!
Krrraaak, u degjua ne gjoksin tim nje thyerje e forte, qe la pas nje plasarritje te theksuar. Ah sa shume dhembi, nuk ishte i pergatitur gjoksi im per kete plasarritje kaq te madhe. Perse e bere kete, perse, temthi plasi, goja u mbyll, fjalet mbeten brenda pa zhurme, sa shume donte te fliste, ti thonte te gjitha, pa frike e pa ndrojtje, por ti nuk e le, i perplase deren, kaq shume e perplase, perse valle, perse. Sa shume me gervishti kjo zhurme KRRAAAKK dhe u zhduk keshtu per nje moment, sikur nje gje e madhe u thye shume e madhe qe do kohe ta fshish. Ishte ora 10 e mengjesit dhe drita e diellit u shnderrua ne nje mjegull te padeshiruar.
Oh sa dhemb, dhimbja ishte e madhe, por nuk di ta pershkruaj. Ka njeri valle te me ndihmoje te shkruaj ato qe une dua te them, se tani jam e lodhur, teper e lodhur qe te shkruaj... me qarje dua te clodhem...une e palodhura
Akoma ne veshet e mij degjoj kkrrrakun e pafajshem, sa shume doja te te thoja ashtu ne ujrat e pafajsise time, dhe te pafajsise tende....sa shume te dua
Eeehhhh cmenduri, askush nuk te ka faj ne kete bote, pervecse cmendurise sime.
Leviz, dil, merr makinen, zhduku dhe humb ne hapesire, qe te gjitha ti harrosh. Qaj, bertit, uleri.... qe shpirti te qetesohet dhe mos urrej kerkend, mos urrej, se askush nuk te ka faj, por vete cmenduria jote...
Goja po me thahet, uje nuk dua, veshet me bucasin, muziken e largova, syte po lotojne, lotet le te rreshqasin, faqet ngrohin, duart dridhen, tastiren godasin....
Jam akoma e vogel, do te rritem....por nuk po rritem....
__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|