LoTi_DaShUrIsË
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/08/2005
Vendbanimi: Në Planetin e vetmisë... Në Kontinetin e harresës... Në Shtetin e vuajtjes... Në Qytetin e dëshprimit... Në shtëpinë e dashurisë... Në Rrugët e lotit...
Mesazhe: 104
|
Mërgimtarëve....
MËRGIMTARËVE
Varg,varg,varg
Larg,larg,larg
u nisem rrugës se harrimit
atdheun e lamë pasë
vallë a do ta gjejmi
rrugën e kthimit
pa ne atdheu
është jetim,
e ne u tretëm
nëpër mërgim....
Duke u tretur
nëpër rrugët e mërgimit,
harruam rrugët tona të kthimit.
Harruam gjithçka që lamë e kemi,
s'e dimë më as gjuhën tonë,
s'e dimë më as kush jemi!
S'njohim më askend,
s'e dimë as kë e kem farë e fisë,
duke bredhur rrugëve të gurbetit,
harruam tokën tonë,
s'e dimë më ku ka gurë e lisë!
Ehhh, atdhe i mjerë,
sa njeriu të la e iku,
të betohem, në mërgim asgjë s'ka vlerë,
por kështu na detyroi armiku.
Dikush iku nga Serbia,
e dikush nga varfëria,
dikush u plakë e mbet nëpër mërgim,
disa vdesin, kufomat e tyre kthehen për varrim.
Sa shqiptari mbytet për çdo vit,
sa të zeza janë këtu këto ditë,
edhe deri sa do mbesim nëpër botë,
edhe sa nëna do mbesin e vdesin me lotë?????
Edhe sa o Zot.......?
Shkruar me 28. 11. 2008, Gjermani!
P.s. Urime Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
__________________
Dashuria ime ushqen dashurinë tënde, edhe pa të thënë "Të Dua". Kjo dashuri e gjatë, e gjallë do të jetë në krahët e tu, edhe pa më dashur mua.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|