Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. > Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo Vlerësimi i Temës: 14 votime, mesatarja 4.79.
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Gjuha Shqipe: A po deformohet ajo

Pershendetje te ngrohta nga une. Nuk dua ne kete teme qe te abuzoj apo te ligjeroj, sepse kjo teme eshte pak a shume e çuditshme. Kete e them me rezerve zbutese, nuk dua qe te ofendoj apo qe te degradoj vlerat e dikujt, por dua te flas me nje takt te mire dhe zbutes. Gjuha shqipe ne keto vite te fundit jam duke e verejtur bukur mire se ajo has ne rrezistence te madhe dhe njolloset me fjale te huazuara, qe nuk i shkojne per hije. Dhe ngadale merr nje forme te shtrember qe mund te rreshtohet ne kulture e perzier. Prape e them me rezerve. Studimet e mia tregojne se gjuha shqipe eshte gjuhe e kultures dhe visar i pashtershem, por per ndonje eshte te them rastesisht "gjuhe e perzier" me terma te veçanta qe e pasurojne ate, dhe i japin nje model te cunguar fare. Zakonisht me hyjne ne vesh ca fjale te "vonuara" qe gjuha shqipe na i ka thene stop te madh. Perfundoj se gjuha shqipe eshte shembelltyre groteske per tere popullin shqiptar. Mirekuptim.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Nëntor 2003 06:30
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Vura re tani ne nje gazet qe po lexoja

dhe titulli kryesor ishte ............ SUPORTON

Suporton ne vend te MBESHTETJE

Keto gabime trashanike duhet te ndryshojne , sidomos ne Gazeta ku gjen shume e shume rraste te tilla qe po rrenojne gjuhen tone Shqipe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Nëntor 2003 23:43
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arsona
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/11/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 786

Unhappy

hej endri

gjuha shqipe po deformohet jashte mase une e ve re tek vetia ime dua te them dicka ne shqip dhe ja bej ajo gjeja se nuk ja di emrin kurse ne anglisht ja them tamam. por gjuha shqipe eshte shume e pasur se gjithmone qe kerkon te gjesh nje fjale e ta perkethesh nga shqipia ne anglisht psh nuk e gjen dot kurr dhe keshtu e anasielltash.
me vjen inat me veten kur flas me te shqiperise ne telefon dhe ju them nuk ju kam marr ne telefon se kam qene shume busy edhe gjera te tiera si kjo.
shpresoj se secili nga ne te flasi shqipen ne menyren me perfekte qe mundemi dhe jo te futim huazime ne nje kultur dhe gjuhe shekullore sic eshte shqipia

__________________
Find the light that makes you
shine and then use those rays to illuminate your way

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Nëntor 2003 11:11
arsona nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arsona Kliko këtu për të kontaktuar me arsona (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: arsona Shto arsona në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arsona në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

ciao endri

ciao endri

e dime shume mire se gjuha shqiptare po deformohet...e jo vetem nga gazetat po edhe nga televizioni radio e nga te gjitha mjetet e informacionit masiv...
e mira e te mirave eshte me i dergu e-mail keyre mjeteve te informacionit masiv e me i vu ne dukje gabimet......
une se baj nje gja te tille edhe pse jam per rishikimin e gjuhes letrare e per njehesimin e dilaketeve kryesore ate gegnisht e ate tosknisht...nje nje gjuhe me te vertete kombetare e letrare

ciao 3sh

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Nëntor 2003 22:46
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Dijedon
Anetar i ri

Regjistruar: 26/11/2003
Vendbanimi: Suedi
Mesazhe: 26

Endrii

Mos je more Fieraku i Ezboard-it?

Sa i perket deformimit (prishjes, ma shqiphehe) i gjuhes shqipe, eshte e vertet dhe e kam verejtur edhe une! Pos fjaleve te huaja qe na i kane imponuar pushtues te ndryshem (qe deri te romaket tek sllavet), sot jane duke uzevendesuar fjale shqipe te pastra me ato angleze dhe latine qe deri me tani rralle ndonjihere jane perdore prej popullit!

Aryseja eshte se kinse k'to fjale jane me "intelektuale" sesa sinonimet e tyre shqipe.. Ja ca shembuj: story-tregim, biznes-tregti, lider-udhëheqës (keto jane gjera qe i kam verejtur sidomos tek Telezizioni i Kosoves RTK) etj... Kete une besoj mund ta ndalojme mes angazhimit tone. Te jesh intelektual nuk do te thote te perdoresh fjale latine dhe greke qe me shume sa gjysma e popullsise s'e kuptojne (siq mendojne shume"intelektual" tane), te jeshi mencur do te thote te jesh i kujdesshem per ruajtjen e pastertise dhe bukurise se guhes sone, sepse perbennje pjese vitale te identitetit tone kombetar!

__________________
Jam shqiptar dhe krenar!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Nëntor 2003 22:58
Dijedon nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Dijedon Kliko këtu për të kontaktuar me Dijedon (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Dijedon Shto Dijedon në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Dijedon në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

"Pasurimi i gjuhes shqipe ne mediat"

"Pasurimi" i gjuhës shqipe në mediat


Nga Robert Shvarc

Nuk ma do mendja se më përket vetëm mua që t'ua kujtoj bashkëkombasve të mi, se gjuha është identiteti i një kombi, pasaporta e tij, me të cilën ai paraqitet në botë. Kjo është thënë dhe stërthënë, është vërtetuar dhe stërvërtetuar. Megjithatë, një rikujtim i kësaj të vërtete absolute nuk do t'i bënte keq një pjese mjaft të madhe të asaj "armate" të pafund gazetarësh dhe gazetarkash, të cilët, me një arrogancë, mendjemadhësi dhe mospërfillje skandaloze, po e përdhosin përditë e më shumë, thuajse në të gjitha mediat, gjuhën tonë të bukur dhe unikale amtare. Ndoshta ata nuk e dinë se ka kombe (dhe jo vetëm një e dy, por disa), të cilët gjatë mijëvjeçarit të tërë e kanë ruajtur brez pas brezi gjuhën e tyre, të folur dhe të shkruar, duke i bërë ballë në mënyrë të admirueshme asimilimit apo shfarosjes dhe përndjekjeve nga ana e fqinjëve të tyre pushtues dhe oreksmëdhenj. Dhe, për fat të mirë, njëri nga këto kombe është edhe kombi shqiptar. Gjithashtu, ndoshta, ky brez kalemxhinjsh të vetëkënaqur (nuk kam si t'i quaj ndryshe ata që, madje, me "fakultet" filologjie apo gazetarie) nuk kanë as njohuritë elementare të gramatikës, morfologjisë, sintaksës dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Pastaj ( a s'është për të qeshur?!) dëgjojmë gjithandej, se filan fëstëku "zotëron" tri a katër gjuhë të huaja, të cilat "i than" me gojë e me shkrim! Si ka mundësi, si i ka mjaftuar koha dhe vitet e pakta që mban mbi kurriz "ta thajë" anglishten, italishten, gjermanishten apo ndoshta edhe kinezçen, - kur nuk e zotëron ashtu siç duhet as gjuhën e vet amtare, ndaj së cilës ka edhe një përgjegjësi tjetër morale dhe etike sepse me atë pretendon të nxjerrë bukën!!!

* * *

Unë, që jam ulur t'i hedh në letër këto radhë, jam shumë i mllefosur. Jam i mllefosur, i mërzitur dhe me gjak të prishur, ndonëse këto nuk m'i lejon gjendja ime tejet e rënduar shëndetësore, sepse prej kohësh prisja që të binin kambanat e alarmit për këtë krim ndaj gjuhës sonë. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhësisë, nga katedrat filologjike të universiteteve tona të shumtë, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, nga mësuesit shembullorë dhe vetëmohues të gjuhës shqipe në shkollat e të gjitha niveleve. Por kambanat nuk ranë dhe ende nuk po bien. Dhe, në qoftë se unë po i bie tani kësaj kambane, dëshiroj që zëri im të mos mbetet një zë në shkretëtirë. Mendoj se për këtë kam njëfarë të drejte, për një gjysmë shekulli kam dhënë ndihmesën time për gjuhën tonë amtare, e cila ishte dhe është dashuria ime më e flaktë. Pra, që të kthehem te thelbi i çështjes: A e ka dëgjuar ndonjëherë ky brez i ri i "njerëzve të penës", se në vitin 1972 është mbajtur në Tiranë "Kongresi i drejtshkrimit dhe i gjuhës së njësuar letrare shqipe", kongres në të cilin kanë marrë pjesë dhe e kanë miratuar edhe vëllezërit kosovarë, madje duke qenë nën thundrën e rëndë të serbëve?! Fakti që ata, ndoshta nuk kishin lindur ende në atë kohë, nuk do të thotë kurrësesi se historia e Shqipërisë fillon pas lindjes së tyre, nuk do të thotë kurrësesi që ata të lejohen të bëjnë diellin dhe shiun dhe të fshijnë, madje, veprën e lavdishme dhe plot sakrifica të Rilindasve tanë të mëdhenj dhe veprën e përkushtuar të një Kristoforidhi, Xhuvani, Çabej, Kostallari, Shuteriqi, Cipo, Dodbiba, Domi, Riza etj.etj.!

Në emër të cilit "mision iluminist" veprojnë kështu? Në emër të modernizmit, të snobizmit, të dritëshkurtësisë! Apo (siç dëgjojmë shpesh) me pretendimin se ai kongres na qenkëj mbajtur në epokën e PPSH dhe tani duhet të konsiderohet i paqenë, tani gjuha duhet t'u përshtatet kohërave moderne, duhet varrosur përgjithmonë parimi fonetik i shqiptimit të emrave, duhet të mos respektohet fare lakimi i emrave në rasat emërore, gjinore, kallëzore, dhanore etj., duhet të huazohen modelet e anglishtes apo të italishtes, sepse janë gjuhë më dinamike, më elastike, më praktike se ajo jona?! Me sa di unë, as Rilindasit tanë, patriotë të kulluar, as Naim Frashëri apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Çabej, pra, e gjithë ajo plejadë që i vuri themelet e shëndosha gjuhës shqipe, nuk kanë qenë ndonjëherë "anëtarë të PPSH". Atëherë, nga na vjen gjithë kjo përbuzje dhe gjithë ky nënvleftësim për veprën e tyre të lavdishme?

Duket sikur dikush aty në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka marrë përsipër atributet e Institutit të Gjuhësisë. Këtë e them, ngaqë po vë re përditë se të gjitha buletinet e lajmeve që kjo Agjenci u shpërndan mediave të shkruara dhe elektronike, përmbajnë të njëjtat gabime të rënda gjuhësore, dhe ato lajme fliten nga spikeret ose shkruhen nga gazetarët papagallçe, pa marrë as mundimin më të vogël të reflektojnë për ato gabime të panumërta, duke të krijuar kështu përshtypjen sikur janë njerëz me katër klasë fillore - gjë që nuk është e mundur! Në qoftë se ky dikushi në ATSH apo në cilindo gazetë ose stacion televiziv, i urdhëron punonjësit e vet: "Do të bëni siç ju them unë!", atëherë do të ishte e udhës që këta njerëz me kaq shumë "pushtet" t'i anullonin zyrtarisht vendimet e "Kongresit të drejtshkrimit dhe të gjuhës së njësuar letrare shqipe të vitit 1972 dhe të mbanin një kongres tjetër, në të cilin t'ia argumentonin popullit shqiptar "shpikjet" e tyre të fundit dhe përse donin t'ia vinin kazmën gjuhës sonë të trashëguar e të kristalizuar brez pas brezi.

Për të mos e zgjatur së tepërmi (sepse materiali është shumë, shumë i bollshëm), dëshiroj të jap vetëm disa shembuj të masakrimit të gjuhës sonë. Ata, ndoshta, janë vetëm disa pika në detin e paanë të marrëzisë së përditshme në mediat

* * *

Dëgjojmë, për shembull, spikerët e TV-ve dhe të radiove si edhe gazetarët e medias së shkruar të thonë apo të shkruajnë pa të keq: DEKLARATA E ARAFAT (dhe jo: DEKLARATA E ARAFATIT); TAKIMI i BUSH ME PUTIN (dhe jo: TAKIMI i BUSHIT ME PUTININ); NJË GRUSHT i RËNDË PËR BIN LADEN (dhe jo: NJË GRUSHT i RËNDË PËR BIN LADENIN); PAUELL DO TË TAKOHET ME ARAFAT (dhe jo: PAUELLI DO TË TAKOHET ME ARAFATIN); SIPAS BLER (dhe jo: SIPAS BLERIT); PRIVATIZIMI i TELEKOM (dhe jo: PRIVATIZIMI i TELEKOMIT); FATURAT E KESH (dhe jo: FATURAT E KESH-it). Mund të vazhdoja me qindra e qindra shembuj të tjerë, por besoj që edhe me kaq kuptohet se ç'dua të them. Pra, sipas kësaj logjike brilante, gjoja për hir të ruajtjes së origjinalitetit të emrave, na u dashka të themi e të shkruajmë, për shembull: KAM NJË TAKIM ME SKËNDER (dhe jo: KAM NJË TAKIM ME SKËNDERIN); ose: ALI U FEJUA ME LILIANA (dhe jo: ALIU U FEJUA ME LILIANËN)! Nuk kam si të mos ndalem edhe te përkthimet e filmave të huaj, subtitrat e të cilëve kullojnë nga idiotizma të pashembullta: ata janë të mbushur me konstrukte krejt të huaja për shqipen; dialogjet përkthehen mekanikisht fjalë për fjalë, duke mos e dhënë forcën që duhet të ketë një dialog dhe, thuajse githmonë, ndër ta gjen gafa të tilla, si: TI E DI SE ÇFARË NDIEJ PËR TY. A MUND T'JU FTOJ SONTE PËR DARKË? Pra, i njëjti personazh kalon në të njëjtën frazë nga njejësi në shumës. Po emrat e personazheve? Ata jepen herë në origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime) dhe herë me parimin fonetik të shqipes. Nuk dua të ndalem fort gjatë as me zëvendësimin përmbytës të fjalëve të shqipes me fjalë të huaja, sepse për këtë problem ka vite që bien daullet, por askush nuk do t'i dëgjojë. Këto fjalë janë p.sh të tipit MOMENTI (në vend të: ÇAST); EVENIMENT (në vend të: NGJARJE); GJENERATË (në vend të: BREZ); AGRAVIM (në vend të: RËNDIM); APERTURË (në vend të: HAPJE, HYRJE),etj., etj. Kam frikë se, në vazhdofsha t'i rendis këta xhevahire, do të mbushej një fjalor i tërë me titull: "Fjalor i gjuhës moderne shqipe, i pasuruar me rreth 20.000 fjalë të gjuhëve anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht etj.".

Jam i bindur se gjuha jonë shqipe nuk ka as më të voglën nevojë për kësilloj "pasurimesh". Ajo e ka vërtetuar shumë e shumë herë se është në po atë lartësi të gjuhëve të huaja të ashtuquajtura "të mëdha". Shikojini veprat e Kadaresë apo të prof. Qoses! Shikojini përkthimet letrare nga autorë të shquar të të gjithë shekujve! Mos, vallë, duhet të kërkojmë nga Kadareja që të heqë dorë nga gjuha e tij e kulluar dhe e pasur letrare dhe të shkruajë vetëm në dialektin gjirokastrit?! Apo prof.Qoses të shkruajë në dialektet e katundeve kosovare?! Shtetet e mëdhenj mund të kenë me dhjetëra e dhjetëra dialekte, por kur vjen puna për gjuhën zyrtare, përdorin vetëm një gjuhë të njësuar. Atje, çdo fëmijë i fillores e di fort mirë se ku duhet ta verë edhe presjen, pale t'i lejohet të bëjë gabime trashanike gramatikore. Shqiptarët pak se i ka zënë e keqja e madhe që fëmijët e tyre të shpërndarë nëpër botë, të moshës shkollore apo të porsalindur, nuk do ta mësojnë ndoshta kurrë gjuhën amtare - por tani i kërcënon edhe rreziku që, në vetë vendin e tyre, të flasin një gjuhë të bastarduar!

* * *

Së fundi desha të theksoj që, edhe nëse gjuhëtarët tanë të shquar nuk janë në mes nesh, nxënësit e tyre të denjë janë ende gjallë. Prandaj dëshiroj t'u drejtoj një apel të gjithë mësuesve të të gjitha kategorive të shkollave, të gjithë trupit pedagogjik të universiteteve tona, Akademisë së Shkencave, Institutit të Gjuhësisë, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulturës që të japin kushtrimin dhe të mos e lejojnë më tej masakrimin e gjuhës shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opionionin e tyre, përpara se të jetë tepër vonë, përpara se ky masakrim të sjellë me vetë pasoja të paparashikueshme! Në qoftë nevoja, mund t'i drejtohet një peticion edhe Presidentit të Republikës apo Kryeministrit për ndërmarrjen e sanksioneve - sepse, fatkeqësisht, në këtë vend të bekuar, ku demokracinë ende e ngatërrojnë me anarshinë totale, vetëm gjobat i sjellin në vete disa kokëbetonë, që më kujtojnë tri vargjet e paharruara të Bertolt Brehtit: "Nga tigrat munda të shpëtoj,/ Me gjakun tim ushqeva çimkat,/ Por kokën ma hëngrën mediokrët!

Burimi: Shekulli

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Prill 2004 12:25
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
-ER-
Anetar i ri

Regjistruar: 10/04/2004
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 8

O miq!

[Nuk eshte kjo, me besoni, nje menyre te drejtuari e te venit ne loje (prej faktit qe s'njoh asnjerin ketu), dhe as nje perpjekje e sterholle per te fituar simpatine (po per te njejten arsye), por, i shtyre nga ndjesia e padroje se mirekuptimi eshte nje cilesi e natyrshme juaja, edhepse jo kushdo mund te jete ne nje mendje me mua -per ato qe, me tej, do te marr kuraje t'ju them- e ngaqe, per fat, megjithe kundershtite qe verej ketu midis, ne kete forum ("Shqipja! Eshte ajo Zana e Malit!"; "Ah, jo, eshte thjesht nje djallushe prostitute!"), ne çdo rast, sidoqofte (!), s'mund te mos e kap "perse"-ne e kaq shume vemendjeje qe kjo gjuha jone vazhdon lumturisht te shkaktoje, dhe nderkaq, meqe -sipas meje- shperfillja eshte me e rende edhe se vete e shara, te gjitha keto me mjaftojne, pra, qe ta quaj çdonjerin MIK, fjale qe percjell nderimin pa kusht, mirseardhjen, "mirsejugjeta"-n, dhe te tjera vegime prej endrre dhe poaq reale, pa te cilat te ketilla rrethana do to mbesnin si qyqe: te gjora e plot pikellim!
Shkurt, bashkekombas qe hyjnizoni shqipen; ju te tjere qe, sikunder une, nuk reshtni se adhuruari ne menyre te permbajtur (ja dhe nje tjeter paragjykim i vrazhde e njekohesisht i rehatshem, sipas te cilit e verteta qendroka veçse ne mes: paturpesi e kulluar apo çiltersi e pacipe?, etj, etj, - stop, perndryshe zgjatem!); dhe ju -te tjere akoma- qe ia vini haptas ne dyshim vlerat: ju pershendes! Njelloj...]
"Trojani" solli ketu nje shkrim shume te mire te Robert Shvarcit. (Dhe une gati po bindesha qe njerez si ky i fundit, profesioniste te seres, kishin shterur ne vendin tone. Me keq, madje: qe jane aty, ende, porse askush s'po ia var me!). Mendoj se ia vlen t'i hidhet nje sy...
Perballe kesaj bjerrjeje (degradimi) te papare te shqipes, une, me miq sebashku, po behemi te gjithe -mjerisht e padashur- deshmitare te heshtur. Dhe krejt te pafuqishem, qe te gjithe. (Sehirxhinj te semure, ja ç'jemi!)
Ju ftoj, o miq, te lexoni shkrimin qe permenda -kam bindjen se eshte ne lartesine tuaj- dhe Robert Shvarci, pasi ta kete merituar kete vemendje, do t'ju thoshte, besoj, "faleminderit": do t'i falej nderit tuaj!
Do te megjunjesha i lumtur, edhe une...
Qofshi mire!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2004 19:47
-ER- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të -ER- Kërko mesazhe të tjera nga: -ER- Shto -ER- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto -ER- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
-ER-
Anetar i ri

Regjistruar: 10/04/2004
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 8

Jam i merzitur, ca me teper, me diçka tjeter: disa djem e vajza -pa e ditur- po sjellin ketu ca shkrime pa vlere, qe shqipes me shume i prishin pune, sesa i ndreqin.
Me nje stil krejt pa shije, vlerat e shqipes fryhen e sterfryhen, dhe deshira e mire ia le shpejt vendin nje lloj manie per kryeprimje (protagonizem), aq sa arrihet, fare kollaj, ne zbulime shkencore vertet te hatashme (lexo: qyfyre te mirefillta), te tilla qe do t'i ngjallnin zili cilitdo romancieri te fantashkences.
I vishen shqipes nje varg meritash te rreme, me zell çuditerisht kembengules, thuajse maniakal; perseriten refrene te zvargur tejet, nen dritat dhe tingujt e nje melodie gjoja te modes.
Ekstravagance folklorike, me dy fjale! Per te qeshur, e per te qare...
Kujdes, o miq, s'kemi pse genjehemi vetmevete (te biem ne iluzion), vetem sepse keshtu mund te harrojme, mbase, hallet -te trupit, te shpirtit, te mendjes- , thua se mitet e rreme te ishin marihuane; thua se shqipja, me ne se bashku, te kish nevoje per pakez mjegull.
Oh, gjuha jone s'ka nevoje per asgje nga keto, dhe as ka nevoje per tu sterpohuar (afirmuar). Eshte ajo qe eshte, dhe ne e duam me shume se te tjerat, se eshte jona!
Garat mbi "rendesine" e gjuheve me kujtojne kohet kur shkonim ne kopesht dhe grindeshim per hiçgje ("e cilit eshte makina me e madhe?", "e ciles eshte kukulla me e bukur?").
E qarte: S'mund te presim qe ky forum te shnderrohet ne reviste shkencore - ketu jemi te gjithe amatore! Rrjeti (Interneti) eshte nje truall i lire: vend fushimi e shesh beteje, pa gardhe apo hendeqe; park dashnoresh dhe kafene... Mund te hyje aty kush te doje, dhe kushdo mund te marre fjalen. Edhe ai i padituri, qe asgje nuk di mbi paditurine e vet.
E keqja eshte se mosdija e ndonjerit arrin te brumose mosdije tek tjetri, e keshtu me rradhe.
Madje, disa nga xhevahiret qe serviren, vijne drejtperdrejt nga shtypi shqiptar, qe ka, veç te tjerash, edhe statusin e nje institucioni kulturor! (Mjere shtypi yne, qe po katandiset ne vater thashethemi dhe barrake (kioske) te paaftesh! E mjere ne qe s'bejme dot pa te - kundermon, por eshte yni, ç'ti besh!).
Ju ftoj, serish, t'i shmangeni keqkuptimeve te ketij lloji.
Dua te uroj Trojanin per artikullin e Shvarcit, dhe Treshin per shkrimet e çabejt.
Lavde Kont Uranit per nderhyrjen e vet vertet te shkurter, por veçanerisht te shkelqyer!
Ju prifte e mbara!

Modifikuar nga -ER- datë 12/04/2004 ora 17:07

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2004 22:58
-ER- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të -ER- Kërko mesazhe të tjera nga: -ER- Shto -ER- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto -ER- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
-ER-
Anetar i ri

Regjistruar: 10/04/2004
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 8

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re ne lidhje me shqipen.txt
Ky file është shkarkuar 34 herë.

Ketu po ju percjell pergjigjen qe, paradokohe, i nisa nje te afermi.
Kish lidhje me ate "pemen e gjuheve" qe, se bashku me komentet perkates, qarkulloka edhe ne kete forum.
Mu desh ta ndryshoj paksa (per hatrin tuaj): I dhashe nje te "krasitur" disa hollesive vetjake qe s'hynin ne pune.
Por s'munda dot ta ndryshoj te gjithen - ajo lindi thjesht si leter (e-mail), asgje me teper!- ndaj zere se jua kam nisur edhe juve.
Me te mira!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Prill 2004 00:06
-ER- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të -ER- Kërko mesazhe të tjera nga: -ER- Shto -ER- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto -ER- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Pershendetje ER

Faktikisht te kuptoj 100% dhe keshtu nuk kam se c`te shtoj, po i bashkohem edhe une mendimit tend-

pershendetje trojani

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Maj 2004 14:36
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:34 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. > Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.