freeb
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 20/08/2004
Vendbanimi: Houston
Mesazhe: 172
|
Gjuha Shqipe
Pershendetje te gjitheve...
Po lexoja diskutimin tuaj per gjuhen shqipe jashte shtetit...une jetoj ne Amerike qe prej nje viti, dhe kam nje djale 3 vjec e gjysem, i cili shkon ne daycare...(nuk mund te perballoj dot babysitter)...Ne shtepi flasim shqip...patjeter...ndersa ne kopesht ai patjeter qe flet anglisht...nuk eshte akoma fluent, por une jam e kenaqur qe ai kupton...Me siguri dikush tani do te me shaje se pse une gezohem qe djali po meson anglisht  ...Por kam provuar stres shume te madh kur ai shkonte ne kopesht, dhe nga fakti qe nuk mund te komunikonte me asnje prej femijeve, filloi te kafshonte te tjeret, ti qellonte...ne shtepi te mos fliste...Kam filluar te ve re edhe dicka tjeter...kur ai luan, apo "lexon" preferon qe te me flase ne anglisht, gje qe besoj se vjen nga fakti se ai kur luan ne kopesht, flet anglisht (dhe te mendosh qe kemi vetem nje vit ketu)...Besoj se te njejten gje e provojne shume prinder ketu...dhe besoj se perpara idealeve kombetare, ve mireqenien e femijes, dhe intengrimin e tij sa me te shpejte ne jeten qe ai ka nisur ketu... kur vjen puna tek femija, ti ne radhe te pare kerkon mireqenien e tij...
Une i flas djalit ne shtepi ne shqip, sepse kurrsesi nuk dua qe ai te harroje gjuhen e nenes, por te them te drejten, te dy e kemi vuajtur shume faktin qe ai ishte shume frustrated deri sa filloi te kuptonte...dhe bile nga kjo shpesh mendoja se mos ate do ta ndihmonte me shume nese i flisja ne anglisht...
Te mos harrojme gjithashtu, se eshte edhe ambjenti ku jetojme, qe ndikon 80% ne gjuhen tone, sidomos ne ate te femijeve, qe sic u tha edhe me siper, eshte shume e lehte qe te ngaterrohen...
Solla nje rast konkret, ate per te cilin une di te flas me mire...rastin tim...
__________________
Life is not measured by the number of breaths we
take, but by the moments that take our breath away
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|