arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
Citim: Po citoj ato që tha varka
Në respekt të kushtetutës
Bamir TOPI
Kam dalë shpesh në këtë foltore në një cilësi tjetër, në cilësinë e deputetit, përfaqësuesit të popullit dhe në cilësinë e kryetarit të Grupit të Partisë Demokratike. Dalja sot ka një emocion të veçantë. Unë dal këtu jo me atribute personale, por falë votëbesimit që ju më dhatë sot. Me këtë rast dua të përshëndes të gjithë kolegët që, më shumë se kurrë, në një situatë historike për Shqipërinë, arritën të sinkronizojnë vullnetin e tyre, duke zgjedhur Presidentin e Republikës. Dëshiroj, gjithashtu, të vlerësoj kontributin e zotit Neritan Ceka, i cili i dha vlerë procesit, e futi atë totalisht në linjë kushtetuese, sepse ç'kuptim do të kishtë marrja e kësaj detyre pa respektuar dokumetin themeltar të shtetit. Ky është zotimi im themelor në prononcimin tim të parë, në respekt të Kushtetutës, në respekt të ligjeve të shtetit dhe në respekt të ekuilibrit të plotë në shoqërinë shoqërore, në respekt të ekuilibrit të plotë në klimën e politikës shqipëtare, në respekt të institucioneve për t'i standartuar ato në familjen evropiane dhe euroatlantike. Besoj për të ballafaquar në mënyrën më dinjitoze shtetin shqiptar në dy sfidat e mëdha që kemi përpara, në integrimin në NATO dhe në familjen evropiane.
Unë dëshiroj t'ju përcjell juve atë emocion të pamasë kur zoti Berisha më përcolli telefonin në të cilin mora urimin e parë nga Presidenti i Kosovës, zoti Sejdiu. Dukej një mesazh jashtëzakonisht sinjifikativ, që të gjithë së bashku ne presim pavarësinë e Kosovës, që është gjithashtu në interes të paqes në rajon dhe të paqes globale. Dëshiroj, në mënyrë të veçantë, të falenderoj Dr.Berishën, i cili ka qenë një mbështetje e fuqishme në këtë proces, jo në interes të përfaqësimit nga një pjesëtar i Partisë Demokratike, por për të kontribuar për ekuilibrin e plotë në klimën e politikës shqiptare dhe besoj se këtë e kemi arritur së bashku. Unë, dhe njëherë, ju falenderoj dhe ju uroj që të gjithë së bashku të ndërtojmë atë klimë që kemi aspiruar prej kohësh. Faleminderit!
Gafa e pare (shpresoj te jete edhe e fundit) e Presidentit te ri.
Uroj qe Bamiri mos ta kete konceptuar kontributin e vecante te zotit Berisha si nje borxh per t'ja kthyer duke i kaluar ndonje ligj antikushtetues.
Edhe njehere urime zoti President.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|