Roi
Drift in and out....
Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Midnight Express perqendrohet tek kushtet makabre te burgut turk dhe s'ka shume lidhje me hipokrizine turke. Turqia edhe sot denon me ashper te gjithe trafikantet e droges. Madje eshte nga shtetet e pakta qe jane ne balle te luftes kunder droges dher ja merr ne kthese shume vendeve perendimore ne ate drejtim.
Pjesa me e mire e filmit zhvillohet ne burg,por kjo s'do te thoje qe Oliver Stone ka pas si qellim vetem te tregoje kushtet e burgjeve turke !! qellimi sipas meje ka qene demaskimi i shoqerise turke, i hipokrizise qe fshihet pas te qenit popull fetar dhe kundra "mekateve" ! dhe nje fare demaskimi i ligjeve proibicioniste,ultrkoservatore po ashtu !
dhe nese turqit kane protestuar eshte dhe per tu kuptuar ! por kjo s'do te thote qe filmi s'eshte real ! dhe nese Oliver Stone ka thene nuk ka pas si qellim aspak te prishi imazhin e Turqise neper bote,kjo duhet kapur me pinca !
normale qe do thoshte keshtu !ai e beri filmin dhe kritikat qe kane pasuar i kane hyre ne vesh te shurdhet ! por nga ana tjeter s'ka pas aspak ndermend te krijoje ndonje incident diplomatik,apo te behej pre e mundshme e ekstremisteve nacionaliste turq,si psh e ndonje grupi si "Ujqerit e bardhe " apo si edhe e ndonje grupi tjeter nacionalist qe ne ate periudhe ka qene goxha aktiv !
pra nese ka kerkuar fajle ne nje fare menyre, pasi sipas tij filmi nuk eshte kuptuar nga turqit,e ka bere per tu shpetuar polemikave e presioneve e jo se ka pas si qellim te vetem te denoncoje kushtet primitive te burgjeve turke dhe as te denoncoje ligjet absurde kundra trafikanteve apo perdoruesve te droges,ose te pakten jo vetem kete !
sipas meje e ka pas kundra shoqerise turke ne pergjithsi te asaj periudhe,perfshire ketu kushtet e burgjeve dhe ligjet absurde qe te benin te shkoje brenda !
__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|