Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645
|
Eshte bere ritual i perjavshem takimi me dy mikeshat e mia,gjithmone ne te njejten ore ne vendin tone te preferuar.Si gjithmone presim njeren prej nesh gati 15 minuta dhe kjo gjithmone per te njejten arsye e zuri gjumi& shoku i saj u vonua sh kur po e sillte me makine...
Ne dy te tjerat te nevrikosura s pushojme duke e marre ne telefon,sepse cdo dite eshte i njejti avaz...Dhe gjithmone vjen pergjigja e saj,per 15 minuta jam aty ,kjo eshte e rrumullakosur,se per 30 minutat e ardhshme ajo nuk duket as ne horizont !!
Me siguri dhe sot e njejta gje....Me pelqen ky rituali jone i perjavshem,eshte nje shplodhje e madhe pas nje jave tejet te ngarkuar me pune,mesime,stresi levizjeve...oret e pushimit me fletore ne duar per te bere ndonje ushtrim sepse nuk premton koha..provimet&sezoni i ardhshem po afron...Edhe cmenduria ime e ketij semestri,te shkruaj 8 provime,ne 15 dite...E ndjej se po me shperthen truri nga gjithe kjo ngarkese,sdi cte mesoj me pare...po keshtu eshte kur te hipen ne koke ideja qe sdo studioj gjithe jeten...dhe sa me shpejt aq me mire....
E ndjej se kam nevoje per keto...daljet e te shtunave...kur kafja nuk pihet ne Bistrot&kafenete afer sallave te leksioneve,kur nuk rri me fletore&makine llogaritese ne duar duke shijuar diellin e ketyre diteve pranverore&duke hedhur syte njehere nga kalimtaret qe nxitojne drejte mences per te ngrene dreke....
E gjithmone i njejti ritual perdite....
E gjithmone i njeji ritual ne fundjave...
Monotone...ndoshta...por mua me pelqen kjo monotoni e imja,ashtu sic e kam ndertuar une....
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|