Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Zoti? Vlerësimi i Temës: 4 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
el-Nino
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 06/02/2007
Vendbanimi: KL
Mesazhe: 436

Zoti thotë : “E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet …” (Bekare: 186)..


p.s: pershendetjet e mia te sinqerta Plloshtan...
me Selam.. el-Nino..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2007 08:14
el-Nino nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të el-Nino Kliko këtu për të kontaktuar me el-Nino (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: el-Nino Shto el-Nino në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto el-Nino në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Zotin mos e kerko vetem kur ke nevoje dhe te te sherbeje, Zotit qendroi prane, duaje dhe mbi te gjitha ai te te fale dhe do te shohesh sa e bukur eshte kjo jete...

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2007 18:39
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Te arrish tek Zoti merr kohe, por vetem nepermjet dashurise kjo kohe behet me e shkurter...

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2007 22:09
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Auberoni
...

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: vrrr place
Mesazhe: 117

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Poets were the first teachers of mankind. Horace.


Poet is thief of fire. Rembo.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shtator 2007 01:51
Auberoni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Auberoni Kliko këtu për të kontaktuar me Auberoni (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Auberoni Shto Auberoni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Auberoni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ipersfera
Parazit

Regjistruar: 21/02/2003
Vendbanimi: v.k.
Mesazhe: 58

Rikthimi

Me behet qejfi qe tema vazhdon te diskutohet dhe me zjarr ashtu sic e lashe une. Verej se ne forum eshte integruar edhe nje anetar i ri(aint). I respetkoj shume mendimet e tij sepse pasi lexova shkrimet dhe me kujton veten time kohe me pare ne te njejten teme ku u ndezen shume polemika me klasiket e forumit dhe duke pare vetem kundershtime, pervecse nga plloshtani qe pavaresisht se nuk i ndante mendimet me mua ishte mjaft i ekuilibruar ne debat , me dukej sikur nuk mund mund te isha pjese e pranuar ne kete debat. C'do gje qe thosha te demostrueshme ne menyre(besoj une) shkencore merrte ca replika qe mua me dukeshin pa lidhje. Po sidoqofte mirese ju gjeta dhe le te fillojme prape debatin. Kundershtimi sjell unitet mendimesh ne fund(Ligji i unitetit dhe luftes se te kundertave).

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shtator 2007 03:12
ipersfera nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ipersfera Kliko këtu për të kontaktuar me ipersfera (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ipersfera Shto ipersfera në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ipersfera në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha Isra


Me vjen keq per ate qe ka shkruar keto rreshta. Ndiej vec meshire, aspak urrejtje, as perbuzje, as prirje per antagonizem opinionesh.
Fundi i fundit, Zoti i ka dhene njeriut mendjen dhe eshte lene i lire per te arsyetuar, madje i ka treguar dhe rrugen e drejte e te shtrember, dhe ai eshte i lire te zgjedhe cilen rruge te doje....Kjo eshte vetem nga meshira e Tij. Po kush e kupton valle?

"Vetem dijetaret ia kane friken Zotit" - "Kuran"



------------Perkundrazi ---vetem dijetaret --(--ata te vetretet---) nuk e kane frike zotin---------sepse per ta zoti nuk existon-----------------dhe vet jeta po tregon se pushteti i zotit po zbehet gjithmone e me shume--------------dhe ata qe e udheheqin kete kryqezate kunder zotit ------jane dijetaret--( sidomos fizikantet,astrofizikantet etj)-----------dhe sidomos keta te kohes se sotme ------MODERNE----------qe kane dhe ne dispozicion me shume mjete dhe teknike te perparuar .Kaneqene dijetaret e mesjetes qe kane besuar zotin ,por edhe ata e kane besuar si per te mos qene ne antagonizem me kohen qe jetonin-----------------Ndersa keta te sotmit asnje nuk e beson existencen e zotit-----------me perjashtim te mediokerve,dogmatikeve dhe fanatikeve------------------Biles edhe Nene Tereza e vuri ne pikpyetje existencen e zotit-----------se sic thoshte ajo megjithse nene Tereza lutej dhe i kushtoi jeten e saj ATIJ ,Ajo nuk po gjente ate perkrahje nga zoti qe Ajo priste-------------------DHE KJO ESHTE GODITJA E DYTE ME EFORTE KUNDER ZOTIT DHE EXISTENCES SE TIJ QE VJEN PAS ASAJ TE ZIGMUD FREUD---(pasi edhe ky nuk besonte,dhe Freud ka studiuar boten e brendeshme te njeriut)------------

----Ketu ne nje emision televiziv dy nga astrofizikantet me te mire te USA ishin ftuar te intervistoheshin nga nje gazetar qe ishte besimtar fanatik,dhe pasi shkencetaret po shpjegonin teorin e tyre te BING BANG-ut ,per krijimin e universit,si dhe per nje force antigravitacionale qe con drejt zgjerimit te universit ,ai i pyeti ne se besonin se para BING-BENG-UT ishte zoti,dhe a besonin tek zoti------------Ata u pergjigjen ne nje goje dhe prere,pa lene asnje fije dyshimi------------Zoti per ne nuk existon--------

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Tetor 2007 08:02
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Eshte hera e pare qe po u pergjigjem anetareve me nje leter te rendomte.
I dashur Raimondi,

Dijetaret jane njerezit qe kane arsyen dhe nepermjet arsyes i shquajne te vertetat. ..

Me thuaj: Nene Tereza, cfare te vertete ka hulumtuar ne jete, vecse e zhytur ne miresine dhe humanizmin e botes. Humanizem dhe hulumtim per te verteten!!! Sa te kunderta keta dy nocione? ....
Meqe Nene Tereza ka vene ne pikepyetje ekzistencen e Zotit, kjo nuk do te thote qe Nene Tereza eshte profete qe t'i eshte lene te verifikoje ne eshte ekzistenca e Zotit apo ne s'eshte!...
Sepse Nene Tereza ishte krijuar nga vetja dhe ajo ka vdekur rastesisht, prandaj ajo vinte ne pikepyetje apo pikecuditese Zotin dhe ekzistencen e Tij. Goditjen drejt Zotit mund ta marresh si nje shpifje. Sepse misteri i Zotit nuk mund te goditet, as qe nuk mund te peshtjellohet...

Zigmund Frojd, ka aftesine e nje psikanalisti te dije ne eshte ne gjendje te mire pacienti, por nuk do te thote qe psikanalizat e tij te vlejne dhe per njohjen ekzistenciale te Zotit. Fundja, ka dijetare naive qe vuajne nga vdekja e shpirtit dhe dijetare qe jane me realitetin dhe me qiellin hyjnor, Ai qiell qe nuk gabon me miliona vite. Mbetet i pashmangshem dhe absolutisht i perkryer, por ka njerez qe nuk kane sy dhe nuk kane arsye te mendojne. ..

Astrofizika dhe fizika moderne tani ka arritur te kuptoje qe Universi zgjerohet dhe prej nje pike te vetme te menjehershme. Me shperthimin e madh ndodhi te krijohen lendet, masa, energjia, dhe koha. Nje shperthim i madh nuk ka mundur te vinte rastesisht, dhe se ky Univers erdhi nga mosekzistenca...

Kush ka mend di ta mendoje, kush s'ka mend mund te shnderrohet vetem ne fakir te vetvetes...

Zoti nuk ekziston per ata, eshte e njejte sikur te thuash, sepse dhe ata nuk ekzistojne per Zotin. C'rendesi ka njeriu te matet me Zotin, kur Zoti e krijoi ate nga balta dhe nga mosekzistenca...


Ishte nje leter teper e thjeshte!

P.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Tetor 2007 14:25
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ariskratos
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/10/2007
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 114

Pushteti i Zotit

Pushteti i Zotit



Aristofeja, pra, Aristokracia dhe boll të Mençurit e saj - Priftërinjtë, e kanë menduar hollë punën kur e lidhen filozofikisht Rastësinë e ngjarjeve që ndodhin në Bote me Veprën e Zotit.



Numri i pafund i Rastësive në natyre dhe në jetën njerëzore mbulon mjeshtërisht dhe djallëzisht të gjitha Paudhësite, që Aristofeja sajon çdo dite në botë kundër njeriut dhe shoqërisë.



Rezultat i kësaj pune, i bashkëpunimit të natyrës së verbër me djallëzinë e ndërgjegjshme të Aristofesë bën që jeta në tokë të na paraqitet një Ferr i vërtetë, nga i cili askush s'mund të shpëtojë, pasi është një "vepër e Zotit".



Aristofeja shpenzon çdo ditë pa kursim anembanë botës miliarda dollarë vetëm per t'ia nxirë jetën njeriut dhe shoqërisë njerëzore. Këtu nuk përfshihen vetëm shpenzimet që ajo bën për luftën: armatime, kërkime në këtë fushë, shpenzime të tjera që kërkon përgatitja dhe realizimi i konflikteve të shumta në rajone të ndryshme të botës.



Të gjitha këto janë para që shpenzohen shkojnë vetëm në dobi të një grushti shumë të vogël njerëzish, të cilët nxjerrin fitime përrallore nga ky biznes gjigand. Le të kujtojmë se firma makinash si BMW, VW në Gjermani në fund të luftës së dytë botërore, arkëtuan fitimet më përrallore gjatë gjithë historisë së biznesit të tyre.



Për të mbajtur njerëzimin nën Frikë, Aristofeja nuk mjaftohet vetëm shpenzimet direkte, pra, ato në fushën e luftës dhe të gjitha fushave, që kontribuojnë për të. Me qëllim që popujt e monarkive të rrojnë gjithnjë nën frikën e tmerreve, dhe kështu "paqja shoqërore" të mbretërojë në Monarkitë e Evropës, duhet që tmerrin ta përjetojnë realisht popujt e tjerë, në zona të tjera të globit.



Për t'u realizuar ky objektiv Monarkitë Evropiane hedhin në qarkullim miliarda dollarë për të mbajtur në këmbë industrinë e trafikimit të njerëzve, drogës dhe prostitucionit, për korruptimin e drejtuesve të çdo vendi në botë, dhe mbajtjen në këmbë të regjimeve antipopullore anekënd globit. Kështu, ata kanë shndërruar në kuklla të tyre dhe udhëheqës si Bushi apo Putin.



Efektin e këtij tmerri e shumfishon më pas e tërë industria e ideologjisë, kulturës dhe arteve, të cilat sot, në sajë të zhvillimit të lartë të teknologjisë kanë mundësinë të na e përcjellin tmerrin e luftrave, fatkeqësive natyrore dhe konflikteve "shoqërore" në kohë reale. Çdo gazete apo TV, në çdo vend te botës, vjell çdo dite lajme vrasjesh, fatkeqësish dhe katastrofash njerëzore, vendase dhe të huaja.. Filmat e shumtë po na e mbushin mendjen se njeriu është ujk per tjetrin.



A mund t'i shpëtojë njeriu këtyre inskenimeve diabolike të Aristofesë nëse ai vazhdon të jetojë "duke parë punën e vet". Në një botë të ndërtuar në mënyrë të tillë askush të mos mendojë se është sigurtë e të flerë i qetë!

__________________
s'kam asnje

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Tetor 2007 13:32
ariskratos nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ariskratos Kërko mesazhe të tjera nga: ariskratos Shto ariskratos në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ariskratos në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arbri2008
Anetar i ri

Regjistruar: 12/10/2007
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 17

o njerez

po lexoja me shume interes te gjitha komentet e zhvilluara nga anetare te ndryshem mbi egzistencen apo jo te zotit.dhe nuk do mundja te mos i referohesha filozofise kantiane e cila shkaterroi ne gjeneze cdo deshire artikulimi ideal apo absolut mbi egzistencen e zotit.shume nga frazata apo komentet e lena nga anetaret len me te vertete shume per te deshiruar dhe pasqyrojne gjithe dhe jo vetem,zhvillimin mendor provincial dhe natyrisht shume njerezor per shumicen.Revolucionin kopernikan zhvilluar dhe trasmetuar permes realizimit magjik dhe deshperues te kantit pa as me te voglin dyshim ne kufijte e reales.Me pak fjale kritika qe kanti zhvilloi u bazua ne idene e kopernikut se ishte toka qe rrotullohet rreth diellit dhe jo dielli rreth tokes.Kete gjenialitet ai e pershtati dhe e shnderroi ne kulmin e filozofise se tij kritike duke thene:jemi ne qe rrotullohemi rreth objekteve dhe jo objektet rreth nesh.Me pas duke u nisur edhe nga empirizmi ishullor anglez ai ishte dakort me faktin se cdo njohje nis me eksperiencen.Dhe permes eksperiences i cili eshte nje objekt aposteriori ne njohim edhe kufijte e apriorise.Per kantin egzisotn vetem bota e objekteve rreth te cilave ne rrotullohemi.Per ta lidhur keto teori me egzistencen e zotit kanti theksoi me force se e gjithe filozofia tradicionale metafizike dhe racionalizmi kontinental nuk ishin vecse dogma per tu hedhur ne koshin e plerave.Cdo kush prej nesh qe fillon te mendoj per zotin madje e percakton dhe i jep nje pamje ben gabimin me dogmatik sepse duke filluar nga ky moment ai e konsideron zotin si nje objekt.E konsideron si pjese te eksperiences.Kjo eshte e pamundur.zoti nuk eshte pjese e eksperiences.Keshtu cdokush prej jush qe mundohet te japi nje pergjigje te vlefshme mbi kete argument sdo bej tjeter gje vecse do bjeri ne gabimin qe bejne te gjithe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Tetor 2007 19:51
arbri2008 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arbri2008 Kliko këtu për të kontaktuar me arbri2008 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: arbri2008 Shto arbri2008 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arbri2008 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ariskratos
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/10/2007
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 114

Kanti ishte nje ateist

Te faqja e internetit

http://www.textlog.de/kant-70.html

lexojmë Kantin që thotë gjermanisht :

In rein theoretischer Hinsicht ist Gott kein Gegenstand der Erkenntnis, kein als existierend zu erweisendes Wesen. Kant

dhe shqip

“Në kuptim të kulluar teorik, zoti nuk është objekt i njohjes, ai nuk është një qenie ekzistenca e të cilit të mund të provohet”.

__________________
s'kam asnje

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Tetor 2007 00:23
ariskratos nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ariskratos Kërko mesazhe të tjera nga: ariskratos Shto ariskratos në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ariskratos në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:47 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Zoti?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.