Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene
Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

        Sonte pashe The World Premier Movie, me titull "Unstable".

Ja sa zgjasin keto lidhjet e "shenjta" martesore.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Prill 2009 12:34
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ka te forta ketu. Me kujtohet ajo tema paralele "A genjejne me shuem shqiptaret".

Tani, Roi, ideja jote eshte qe njerezit sillen fallco dhe kerkojne falje sa per te shuar polemikat. Ne te vertete eshte plotesisht e kuptueshme sesi kane shkuar gjerat. Oliver Stone shquhet per filma te forte dhe per kete e admiroj. Por nese thuhet se Midnnight Express eshte shkruar "kunder" popullit turk atehere Natural Born Killers apo JFK qenka shkruar kunder popullit amerikan.

Ne te vertete Oliver Stone s'ia kish haberin ku binte Turqia kur shkaroi skenarin e filmit. Ne 2004 vizitoi Turqine dhe ne konference shtypi kerkoi falje per ekzagjerimet ne film. Stone eshte nje artist qe kerkon te nxjerre maksimalen nga filmi, pra te jape impakt. Dhe kete e ben ne gjithe filmat e tij. Rasti i Billy Hayes ishte vetem mjeti per te arritur kete.

Realiteti vertetohet kollaj sepse filmi dhe libri ndryshojne ne menyre te qellimshme. Billy Hayes nuk eshte perdhunuar kurre nga rojet e burgut. Ai ka bere seks sepse ka dashur dhe kete e ka pranuar publikisht. Ne fund filmi mbaron me vrasjen e rojes se urryer, por libri perfundon me arratisjen nga deti, ne nje burg ku sapo e kishin transferuar. Pastaj Billy Hayes kishte shkuar vetem ne Turqi, jo me te fejuaren. Etj, etj, etj.

Puna eshte qe ai film eshte shume i bukur dhe neve duam ta besojme. Por duhet patur parasysh se eshte fiction, i ekzagjeruar dhe i krijuar qe spektatori te vuaje bashke me personazhin. Eshte pa vlere gjykimi i popullit turk kur shume prodhues te filmit (regjizori, skenaristi, producenti dhe Billy Hayes) e kane pranuar boterisht qe eshte ekzagjeruar per qellime kinematografike dhe kane kerkuar falje. Dhe eshte e kote te paragjykohet nje popull nga nje film, kur ka me qindra filma qe perdhosin vendet perendimore dhe nuk i paragjykon njeri. Sa per njohuri ekziston nje film italian shume i ngjashem, i po atyre viteve ("Detenuto in attesa di giudizio", 1971) qe tregon hyrjen e nje te pafajshmi ne sistemin burokratik dhe makaber te drejtesise italiane. Kjo nuk e ben popullin italian te ndyre apo te poshter.

Dhe sa per marredheniet homoseksuale i kane provuar perandoret romake shekuj para se ti provojne sulltanet turq. Nderkohe qe kushtet e burgut detyronin shpeshhere qe te kishte marrdhenie homoseksuale. Prandaj mos mendo se te burgosurit e Shqiperise ne po ato vite kryenin me pak marredhenie sesa ata turq. Duhet kuptuar diferenca mes nje vepre te mire artistike dhe jetes reale. Dhe duhet kuptuar qe artisti i mirefillte fotografon nje cep te shoqerise, madje nje persoanzh, nje shpirt. Nje kulture e stervitur artistike arrin te kuptoje cila pjese e filmit eshte e vertete dhe cila eshte efekt i artistit. Ndryshe i bie te fluturoje gomari ose te takohemi me Spiderman sot pasdite.

Modifikuar nga Fajtori datë 26/04/2009 ora 19:09

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Prill 2009 18:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

!

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ka te forta ketu. Me kujtohet ajo tema paralele "A genjejne me shuem shqiptaret".

Tani, Roi, ideja jote eshte qe njerezit sillen fallco dhe kerkojne falje sa per te shuar polemikat. Ne te vertete eshte plotesisht e kuptueshme sesi kane shkuar gjerat. Oliver Stone shquhet per filma te forte dhe per kete e admiroj. Por nese thuhet se Midnnight Express eshte shkruar "kunder" popullit turk atehere Natural Born Killers apo JFK qenka shkruar kunder popullit amerikan.



Me duket se po me keqkupton ! S'doja te thoja qe Oliver Stone eshte njeri fallco e as po i thurrja elegji fallcitetit !! jam shume kundra cdo lloj fallciteti e servilizmi !
Ajo qe doja te thoja eshte qe ndoshta Oliver Stone nuk i kishte parashikuar tere ato ankesa e protesta te popullit turk ! Dhe normale qe kur keto protesta erdhen, nuk ka dash ti hedhi benzine zjarrit,por ka treguar nje fare diplomacie ! Sikur ne Turqi mos te ankoheshin njerez te thjeshte dhe njerez me pozite,ndoshta ai s'do kish kerkuar ndonjehre te falur ! apo gabohem ??
Psh per filmin L'America s'u ngrit asnje shqiptar me nje pike rendesie dhe me tone serioze te thoshte qe ky film eshte ofendues per ne shqiptaret dhe si pasoje Gianni Amelio, apo ndonje tjeter, s'ka kerkuar ndonjehere falje per prishjen e imazhit te shqiptareve qe boll kish qene i prishur e i katranosur !

Sdq une s'po them qe Stone e kishte per vdekje me turqit,por as qe donte thjesht te tregonte kushtet e jeteses ne nje burg turk ! ka dash ti beje nje fare kritike shoqerise turke,i prekur e i shtyre nga historia mbreslenese e Hayes-it, por ndoshta i ka shpetuar cik situata nga duart,ne kuptimin qe ka bere nje film goxha te forte,goxha kritik ! Kjo eshte ajo qe mendoj une,ti e mendon ndryshe,s'besoj se ka ndonje problem ketu !

Pastaj jam dakort me ty kur thua qe shpesh filmi per tu bere me terheqes,te mbaje pas ekranit te ngujitur telespektatorin,devijon edhe nga historia e vertet (ne rast se eshte film qe bazohet ne nje histori te vertet) ! dihet dhe qe rregjizoret shpesh'here i amplifikojne skenat,ngjarjet, per te rritur emocionet e atyre qe shikojne filmin ! pra me pak fjale ajo qe quhet e drejta e autorit !
Dhe nje gje tjeter, jo te tere kane nje kulture te stervitur artistike sa te kuptojne se cila pjese e filmit eshte e vertet e cila eshte e artistit ! nese dikush shikon nje film s'do te thote qe duhet sesben te dije se c'fare ka pas artisti tamam ne mendje,por thjesht shikon rezultatin,me pak fjale thjesht shijon filmin qe i serviret ! e as eshte i detyruar te lexoje libra e romanevpara se te shkoje ne kinema per te pare thjesht nje film ! jo te gjithe jane (dhe s'ka pse te jene) kritike arti,kritik kinematografike ! Dhe kete e kam ne pergjithsi e jo per rastin konkret !

Per detajet e historise,nese kish shkuar vetem e jo me te dashuren,nese nuk e detyruan te bente seks me meshkuj por e beri me deshire,etj..nuk i dija ! Un i permbahem vetem filmit pasi librin nuk e kam lexuar ! Dhe kete film heren e fundit e kam pare vertet shume kohe me pare,kurse shoh qe ti qenke goxha me i informuar...ndoshta ke memorie vertet te forte,te ka terheq aq shume ky film sa ke lexuar dhe librin me vone,si edhe debatet e intervistat qe ka dhene Oliver Stone mbi kete film ! apo ndoshta edhe i ke fut nje te shfletuar te shpejte virtuale google-it apo wikipedia-s !! nejse edhe sikur... mire ke bere !

Le te shpresojme qe ne nje te ardhme jo shume te larget, turqit te arrijne te ekstradojne "kriminelin" e shumkerkuar i cili para 30 vjetesh ne Turqi, bleu cik hashash per ta tymosur e per te hequr cik mendjen sic shume turista bejne rendomte ne tere boten :lol:

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Prill 2009 05:49
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Roi Kliko këtu për të kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Roi Shto Roi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Roi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nje pjese te mire te infove vertet i pashe ne google. Por nje pjese tjeter e dija kur u informova para ca vitesh (gjithmone ne internet). Ne te vertete ka filma qe ja vlejne te zbulosh nga burojne edhe pa qene artdashes. Jane specie te veçanta qe te mesojne dicka pertej atij dy oreshit qe zgjat filmi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Prill 2009 01:16
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SmoKer
heavy ...

Regjistruar: 11/02/2005
Vendbanimi: Kabul- a great city , in which to live ,play and w
Mesazhe: 2511

Taken-

Albanian kidnappers ..Pse duhet e behemi gazi i botes!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Prill 2009 01:56
SmoKer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SmoKer Kliko këtu për të kontaktuar me SmoKer (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SmoKer Shto SmoKer në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SmoKer në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ripashe "Anni ruggenti". Teper i bukur. Gjithe kohes per te qeshur me inteligjence dhe shume pak humor fizik. Skenar i menduar vertet mire ne çdo rrjesht.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Prill 2009 00:31
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Mongol

Filmi i fundit ka qene Mongol, qe flet per jeten e Genghis Khan. Atehere: tipik rus dmth i gjate me shume se 2 ore,me zuri gjumi nja 2 here, pastaj Genghis Khan ndryshe nga ca dokumentare qe kisha pare ketu me del jo gjakatar perkundrazi, gjeja me e papare eshte qe duan ti veshin ca ide politike qe per ate kohe jane ca si genjeshtra me bisht. Megjithate nese ju pelqen lloji historik mund dhe ta shihni se eshte 100 here me i mire se kolosalet alla amerikane. Harrova nese keni pare I burgosuri i Kaukazit i te njejtit regjizor e ju ka pelqyer ... harrojeni se s'eshte i atij niveli.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Maj 2009 00:37
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Re: Mongol

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Filmi i fundit ka qene Mongol, qe flet per jeten e Genghis Khan. Atehere: tipik rus dmth i gjate me shume se 2 ore,me zuri gjumi nja 2 here, pastaj Genghis Khan ndryshe nga ca dokumentare qe kisha pare ketu me del jo gjakatar perkundrazi, gjeja me e papare eshte qe duan ti veshin ca ide politike qe per ate kohe jane ca si genjeshtra me bisht. Megjithate nese ju pelqen lloji historik mund dhe ta shihni se eshte 100 here me i mire se kolosalet alla amerikane. Harrova nese keni pare I burgosuri i Kaukazit i te njejtit regjizor e ju ka pelqyer ... harrojeni se s'eshte i atij niveli.



Wow ca shijesh ! te bej komplimentat e mia !!
jo per gje por nese merr 100 femra,98 a ndoshta 99, nje film te tille sdo pranonin kurre ta shihnin,jo deri ne fund te pakten !!
2 ore e gjys film,vetem beteja,lufte,gjak...intriga per pushtet,dhe vetem 2-3 min romanticizem gjithsej !!

un e pashe para ndonje muaji ! goxha i bukur ! sidomos ajo pjesa e betejse finale,me ata luftetaret me ato mburojat,armaturat teper te ngjashme me ato te samuarajve japoneze ! me nga 2 dy shpata ne duar secili qe i mbajne fikse,pa i levizur dhe kalerojne kundrejt kundershtareve duke bere nje kasapane te vertet !! teper spektakolare !
pastaj filmi eshte bazuar edhe mbi nje histori te vertete !! Ghengis Khan per pak nuk pushtoi dhe Evropen ! te pakte sipas disa historiane ! pak i gjate por ja vlen si film !

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Maj 2009 03:51
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Roi Kliko këtu për të kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Roi Shto Roi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Roi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Hahaha Roi shpresoj kjo statistika jote mos jete e vertete, shume drastike

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Maj 2009 03:39
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Elegy - Lezioni d'amore

Nje profesor (Ben Kingsley) qe i ka kaluar te 50 ka nje histori me nje nga nxeneset e tij (Penelope Cruz). Mendon se ajo eshte si te tjerat dhe cinikisht kur e njeh e perkufizon : eshte e bukur por s'di c'te beje me bukurine e saj. Ne fakt ai jo vetem qe do bjere ne dashuri me te por do te arrije nivele obsesioni qe mendonte se si perkisnin me moshes se tij.

Penelope Cruz eshte si ai mbreti qe cdo gje qe prekte i kthehej ne flori, akoma se kam kuptuar si ia arrin te pershtatet mrekullisht ne cdo rol qe luan.

Ben Kingsley, si kisha pare ndonjehere rol te ketij lloji por megjithate profesorin qe josh nxeneset me kulturen e tij e ben perfekt.

Nga filmat me interesante te 2009, ne fillim mu duk pak irreale te shikoja protagonistet bashke, fundi pak si artificial.


__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Maj 2009 18:45
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:28 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.