AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
...Sepse ajo cka, brënda nesh, e pandehim se është dashuri, xhelozi, nuk paraqitet si pasion i njëjte , i pandërprerë, i pandashëm. Ajo përbëhet nga një pafundësi dashurish të njëpasnjëshme, xhelozish të ndryshme e që janë kalimtare, por që, duke qëne kurdoherë me shumicë, krijojnë përshtypjen e vazhdimësisë, iluzionin e unitetit. Jetëgjatësia e dashurisë së Suanit, besnikëria e xhelozisë së tij përbëheshin nga vdekja, nga pabesia e dëshirave të panumërta, e dyshimeve të panumërta, që kishin pa përjashtim Odetën si pikësynim. Po të kishte ndenjur gjatë pa e takuar, ato që jepnin shpirt nuk do të ishin zëvendësuar me të tjera. Vecse prania e Odetës vazhdonte të mbillte radhazi në zemrën e Suanit edhe dhembshuri edhe mëdyshje...

__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|