daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310
|
Interesante sesi muzika e vertete skalitet kohe pas kohe ne mrekulline dhe vertetsine e saje. ndjesi te ndryshme ne kohe te ndryshme. kantautor i paperseritshem. Po degjoja Sara-n dhe u magjepsa serish. pervec te tjerash ne tekstet e tij gjen "te rrallat" poezi te verteta qe shpesh u mungojne shume kengeve dhe nuk mjafton vetem nje "sara"...Blowing in the Wind Knocking on Heaven's Door Like A Rolling Stone Tambourine Man etj etj. Mendoj se ai do te mbetet pergjithmone legjende dhe i thjeshte si emri i tij Bob Dylan (Robert Zimmerman).
Me erën jehon
Në sa shtigje një djalë do të shkelë
Para se ta quajmë burrë?
Në sa dete një pëllumb i bardhë shtegëton
Para se të prehet në rërë?
Deri kur topi gjyle do shtjerë
Para se ta braktisim përgjithmon
Përgjigja, o miq, me erën jehon,
Përgjigja, me erën, jehon.
Sa herë njerëzit shohin lart
Para se qiellin të vështrojnë?
Sa veshë dikush duhet të ketë
Për të dëgjuar të tjerët tek vajtojnë?
Po, sa të vdekur do përcjellim, për ta kuptuar
Se shumë vetë ndërruan jetë?
Përgjigja, o miq, me erën jehon,
Përgjigja, me erën, jehon.
Për sa vite një mal qëndron
Para se deti ta bëjë rrafshinë?
Po, sa vjet një njeri jeton
Para se ai të fitojë lirinë?
Sa herë një burrë kthen kokën,
Duke bërë sikur gjë nuk sheh?
Përgjigja, o miq, me erën jehon,
Përgjigja, me erën, jehon.
__________________
,
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|