Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Tani, qe ti shikojme gjerat siç duhet duhet te themi se:
Ritmi dhe dinamika e nje filmi ka lidhje direkt me jeten e perditshme. Sigurisht qe edhe filmat e avashte jane te arritur, por duhet te kesh kohe dhe nerva te futesh ne boten e personazheve. Me pak fjale eshte nje proçes aktiv qe kerkon vemendjen e plote dhe "deshiren e madhe" te shikuesit per te kuptuar avashesine e filmit. Nga eksperienca ime, mund te them se filmat qe i kane rezistuar kohes jane filmat dinamike, me nje ritem te shkujdesur qe te shtyjne te shikosh vazhdimin e historise. Nese kete e bejne me lojra montazhi (ku perzjejne te shkuaren me te ardhmen) apo thjesht me shpejtesi pershkruese, kjo s'ka rendesi. Rendesi ka qe filmi te jete nje mesazh per boten. Sepse... fundja nje film nuk ka pike vlere po e pelqeu vetem regjizori qe e ka bere.
Kjo ndodh edhe ne kinematografine shqiptare. Ka lezet te shikosh ndonje film te Xhanfise Kekos, por ec e shiko disa budalleqe te tjera ku aktoret komunikojne pa fjale*.
Zgjedhja e ketyre regjizoreve filozofike, qe i bejne filmat te avashte si libra, eshte komplet jashte kesaj bote dhe frenezise se shoqerise moderne (post 1900). Pastaj regjizori i zoti di te ktheje idete ne art duke sjelle shikuesin aty ku do. Ndersa "Il Divo" fillon dhe mbaron me masturbimet mendore te nje regjizori feminor. Luan me kameran si loder dhe detyron shikuesin te duroje avashtesine e filmit vetem sepse eshte i bazuar ne fakte reale. Pershkrimi qe i behet realitetit ama, eshte aq poetik sa te vjen per te vjelle.
*P.s. Xhanfise Keko ka qene montazhiere para se te beje filma. Ja pse e di shume mire si behen filmat e bukur. Keta regjizoret e tjere jane lexuesh librash, qe kujtojne se imagjinata e tyre kthehet kollaj ne film.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|