Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Citim: Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Dy peme qershie te dashuruar, larg njeri-tjetrit, shikoheshin tere kohen pa mundur te prekeshin. I sheh nje re, e shtyre nga keqardhja qau nga dhimbja e shkundi gjethet e tyre, por nuk qe e mjaftueshme, qershite nuk u preken. I sheh nje stuhi, e shtyre nga keqardhja uleriti nga dhimbja dhe shkundi deget e tyre, por nuk qe e mjaftueshme, qershite nuk u preken dot. I sheh nje mal, i shtyre nga keqardhja u drodh nga dhimbja dhe shkundi trungjet e tyre, por nuk qe e mjaftueshme, qershite nuk u preken. Reja, stuhia dhe mali injoronin faktin qe, nen toke, rrenjet e qershive ishin gershetuar ne nje perqafim te pakohe.
(Shkruar diku nga nje anonim kinez.. ose japonez.. nga nje anonim me nje llaf)
Ndersa po lexoja keto rreshta dhe te mos kish qene shpjegimi i meposhtem ne kllapa do kisha menduar se i ka shkruar ndonje qe njoh une.
Di nje vend, dy qershi, nje livall, ca shkurre e asgje tjeter. Maja te thepisura qe rrethojne dhe era e ftohte qe te pret si brisk. Keto dy qershi kane kaluar te gjitha keto qe thuheshin mesiper kishin edhe shenjen e goditjes se rrufese. Ajo qe do shtoja une eshte se edhe dheu ishte aq i paket mes atyre shkembijve saqe nuk do mjaftonte per nje peme te vetme.
Ndonje dite do ngjitem ne ate mal dhe do te bej ndonje fotografi. Megjithese nuk besoj se do te fotografoj ato qershite pasi kane kaluar 20 vjet e une isha femij e ata dy pleq te moshuar.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|