Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
Eshte nje nga netet e gjata, ku gjumi mezi te ze sepse kane ndodhur shume gjera gjate dites e gjate mbremjes e trupi ka nevoje t'i absorboje e te qetesohet para se te mund te flere. NJE lume i rrembyer mendimesh qe do te artikulohet por ne keto ore te nates te gjithe flene. Vetem une duket se po rri zgjuar, ne pritje te agimit.
Sa shume gjera kam menduar sot, sa shume gjera kam reflektuar, sa shume kam perjetuar e pare jeten time si nje film qe me shfaqet para syve. Zinxhire te gjate ndodhish e rrethanash, njerez qe kane lene dhe lene gjurme ne jeten time. Vetem une duket se nuk kam ndryshuar. Ose kam ndryshuar por thjesht kam marre forme tjeter, nuk kam ndryshuar thelbin.
Papritur u gjenda personazhi kryesor i nje perralle.
Isha ajo goca e vogel qe i ishte ne kerkim te burimit te drites, e cila e terhiqte zjarrtesisht. Ishte ajo drite pas te ciles u dha, qe e beri te kishte kurajo t'i ngjitej malit plot me gure.
Hap pas hapi, gure pas guri, me plage por me kurajo qe s'e la asnjehere. E kur arriti ne maje te malit pa qe drita nuk ndodhej aty, por vinte nga maja perballe. E zhgenjyer per iluzionet e mendjes u tremb per nje cast. Po tani? Cfare duhet te bente? Te kthehej mbrapsh? A mundej valle te kthehej mbrapsh?
I hodhi nje sy rruges se gjate e te mundimshme qe kishte bere tashme. I hodhi nje sy ures se ngushte e te levizshme prej litari qe lidhte te dy malet qe i ndodhej perballe dhe ishte e vetmja rruge nga e cila mund te kalonte.
I'u kujtua nje fragment nga nje poezi. " E rendesishme nuk eshte te mos kesh frike, por te vazhdosh te ecesh perpara pavaresisht asaj".
Sado qe gjithshka ju pre ne mes, sado e pasigurt, e rrezikshme i dukeshe te kalonte uren, vendosi qe s'ka me kthim mbrapa.
Filloi t'i bente hapat ngadale, me zemren qe e mbante nder dhembe, me kembet qe i dridheshin, duke u shtrenguar fort pas litareve per te mos rene. Edhe nje hap, edhe nje tjeter. E teksa po luftonte ne agonine e saj dikush u shfaq e po i jepte kurajo. Zeri ishte i qarte por figura jo, nje ze i qete por i ngrohte. Nuk e dinte kush ishte qe po i jepte kurajo, por brenda vetes filloi t'i lindte nje besim, filloi ta besonte kete ze qe i fliste nga larg. Nuk u ndie me vetem ne perpjekjen e saj, agonia filloi t'i linte vendin shpreses, ecja perpara t'i jepte ngjyra rruges. Nuk iu duk me sikur po ecte ne nje ure te frikshme e te rrezikshme, por ne nje ure mbi nje lume te bukur qe kalonte ne mes te fushes.
Hap pas hapi teksa po i afrohej fundit te ures zemra po i rrihte fort. Donte ta perqafonte ate qe i kishte qendruar prane ne agonine e saj e t'i dhuronte cfare kishte mbledhur gjate gjithe kohes ne shpirtin e saj, nje buqete ndjenjash, endrrash e deshirash. Vrapoi drejt fundit te ures por askush nuk ishte me aty.
Serisht iluzion mendoi, e pa si me trishtim duart.
Nderkohe drita ishte bere me e forte. Tani e ndiente se si e ngrohte te teren. Deshironte te shkrihej me te. Te humbiste brenda saj qe mos shihte me erresire.
Per nje cast mendoi: cila ishte arsyeja qe i dha kurajo por nuk priti ta takonte? Ishte thjesht nje ure tjeter lidhese? Apo hallka qe do mbyllte zinxhirin e udhetimit pasi burimi i drites do ishte zbuluar?
Mblodhi supet e pa perpara, shkelqimi i fuqishem u zbeh dhe trajtat e relievit filluan te duken te qarta.
Ndodheshe perpara nje labirinti, si ato labirintet e kopshteve franceze. Ku do ta conte valle?
Mori fryme thelle dhe u fut ne te, duke shtrenguar buqeten e endrrave ne dore qe e drejtonte si busull. E rendesishme nuk eshte ku qendron, mendoi, por drejtimi ne te cilin shkon.
Dhe udhetimi vazhdon.................
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|