Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Pershkrim i bukur Al. Fiks ashu. Ca here kam mendu kohen kur linim takim me shoket ne filan ore filan vend, se nuk kishte telefona. Tani merr ne tel para, merr rruges, merr dhe kur arrin poshte pallatit tjetrit. Dikur behej xhiro ne kembe dhe ishte si tip parade, pak a shume shihje cfare ofronte "tregu". Pastaj sesi dolen lokalet dhe komplet moda e xhiros u zhduk, shifesh vetem ne lokal, me njerez qe pak a shume njeh. U ula te shkallet e universitetit para ca kohesh, thjesht rastesisht, ne vend qe te nderronim lokal, dhe u kujtova qe kisha 15 vjet pa u ul aty. Dhe mos te ishte per nje shok qe ka dell artisti dhe kulete te lire as qe do isha ul dhe per ca vjet. Kshu qe eshte vertet patetike ku kemi arrit. Me eshte dash te eci ne kembe ca here keto dite dhe turfulloja per 20 min ecje. Pasi e bera ca here i thirra mendjes, ca problemi ka se po bej nje rruge disi te gjate. Nuk eshte me shume lodhja personale aq sa ideja se asnjeri tjeter se ben, ose ne ca vende je si tip looser qe s'ke mundesi per makine.
Shtoji ketyre dicka qe kam vene re. Kam vrare mendjen si duhet te ishte ushqimi kur nuk ekzistonte kripa. Me qellon ndonjehere te ha noi gje pa kripe dhe me pritet oreksi, sidomos keto gjerat me vaj duan kripe, sepse kripa tret vajin. Kshu qe dikur njerezit hanin ato qe i mbante barku. Tani merr nje tas me patate, e mbush me kripe dhe ha nje sasi vaji 10 here me te madhe pa e ndjere, nderkohe qe trupi do kishte thene boll po mos ekzistonte kripa. Kshu qe rritet obeziteti dhe shtohen neper supermarkata obezet me karroca elektrike qe nuk rrine dot ne kembe as per te bere pazarin. E njejta gje vlen me coca colen, qe ka efekt tretes me shume se uji. Jo me kot fastfooded te japin nje liter coca cola (me lire se uji) qe te tresesh yndyrnat dhe te behesh gati te hash prape. Kemi perfundu qe ekonomia ne nje krah ka lopet qe ushqen me shuka dhe nga ana tjeter ka njerezit qe ushqen me produkte tretese qe te hane shuka lope.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|