Re: Ja dhe fansat e metalit dhe te rock-ut qenkan mbledhur ketu
Citim:Po citoj ato që tha ~Enigme~ E po te mburemi dhe pak me gjenite shqiptare si thoni juve? Faktikisht po i hidhja nje sy gazetesTiranaObserver dhe tek intervista me kitaristin Bledar Sejko u permend emri i Arjan Gjici-t ku munda te gjeja nje performance tek youtube.
Nje postim pershendetes per katileshen qe degjon muzike te vertete
Shkallë për n’Parajsë
Eshtë një grua që besonte se çdo gjë që ndrin është ar
Dhe kërkon të blejë një shkallë për n’Parajsë.
Kur të mbërrijë atje, e ti gjejë dyqanet mbyllur
Ajo e di se me një fjalë mund ti marrë ato që do.
Ooh, dhe ajo i bleu shkallët për n’Parajsë.
Sheh një shenjë në mur, por ajo do të bindet
Sepse dihet, nganjëherë fjalët kanë dy kuptime.
Në pemën ndanë përroit, një bilbil ia thotë këngës,
Ndodh që nga mendimet tona, shpesh lind dyshim.
Ooh, dhe kjo më habit,
Ooh, sa më habit.
Se ç’ndjej thellë vetes kur Perëndimin sodis,
Dhe shpirti më qan për arrati.
Në mendje kam parë unaza tymi përmes pyllit,
Dhe zërat e tyre që shtangen tek i shohin.
Ooh, sa habi,
Vërtet, sa habi.
Pëshpërima hapet shpejt, ndërsa ne kërkojmë tingullin
Dhe fyelltari do t’na udhëheqë drejt arësyes.
Ditë e re do agojë për ata që durojnë gjatë
Dhe pyjet do jehojnë me galdim.
Nëse diçka lëviz në korije, mos u frikëso,
S’është veç banja pranverore për Mbretëreshën e Majit.
Janë dy shtigje që mund të ndjekësh, por pas një rruge të gjatë
Ke ende kohë ta ndërrosh shtegun ku po ecën.
Dhe kjo më habit.
Koka të buçet e kjo do vazhdojë, sa ta kuptosh,
Se fyelltari po të thërret ty, për bashkim.
Zonjë e dashur, dëgjoje erën tek fryn, a e di se
Shtegu yt shkrihet me erën që pëshpërin.
E ndërsa rendim poshtë shtegut,
Hijet tona, më të gjata se shpirtërat tanë.
Ja dhe zonja që të gjithë ne njohim,
Ndrin si drita për t’na treguar
Se si në ar çdo gjë shndërrohet.
Dhe nëse mbani vesh mirë
Do ta ndjeni më në fund atë tingëllimë.
Kur të gjithë janë Një, dhe Një është të gjithë
Të jesh shkëmb dhe jo gur në rrokullimë.
Citim:Po citoj ato që tha Enya -Pash zotin Dajadal edhe katarrist na dole, se per karramelist e more cmimin e pare
ne forumin Horilesh, -hahahahahahaha- Zot me dalte hajer ky gaz,
pse moj e shkrete e shan forumin? Ky te rriti dhe te beri kaq 'vajze e mire sa je". Ti per pak dhe desh gjete burre ne forum moj En Ija.