IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Nuk e besoj te kete ndonje shqiptar,sado i humbur qofte,te duroj ti shkelet gardhi i shtepise.Ne keto raste helmi te shkon ne kocke dhe vdekja eshte si me le more djem e vajza.Kur vriten me njeri tjetrin keta pijanece ,problemi nuk mbyllet me aq,por ne loje hyjne familjaret dhe ky sherr shoqerohet me varre te rinj.Po edhe per nje pellembe toke nuk mund ta vrasesh tjetrin or djema.Dikush ka vrare edhe vellain,babain apo dike tjeter.Dhe toka eshte e tjeterkujt,keta qe vriten i kane lene ato 30m2 toke qe kane nder male.Eshte e pafaleshme miq e mij.Ndonjehere ndodhesh ngush kurti,por me urtesi duhet ta shmangesh te keqin qe te behet peshqesh themi ne ne Vlore.Po ju tregoj nje fakt qe me ka ndodhur mua perdonalisht.
Ishte qershori 1999-s.Ishte koha kur vendosa te e migroja familjarisht,sepse jeta per femijet e mij po behej teper e veshtire.Thyeva disa pare nga leke ne marka gjermane tek nje shok feminije aty ku behej kambizem,ne qender te qytetit.Shoku im me tha se do te pijme dicka bashke tek ky klubi para postes ne Vlore.Dakord i thashe.Mbasi kishim marre porosine hyne dikush qe une dhe miku im e njihnim si qytetar vlonjat,por nuk kishim muhabet me te.Ai qendroi tek banaku dhe u kthye nga ne.Syte e mij u ndeshen me te tijte.Pse me shikon ne sy -me tha? Nuk po te shoh ty i thashe.Mua po shikon me tha dhe hapi jelekun per te me treguar qe ishte i armatosur.Shiko punen tende i thashe.Ne trurin tim shume mendime kaluan fluturimthi.Njeri mendim ish te merrja nje shishe dhe t'ja thyeja ne koke me marifet dhe pastaj t'i hapja barkun e t'ja mblidhja zorret per qafe.Tjetri ish ai i arsyetimit.Familja me priste te kthehesha ,sepse te nesermen do te niseshim per rruge te gjate,qe as vete nuk e dinim ku dona conte.Nqse do kisha bere ndonje veprim te pamatur,do te humbisja jo vetem une por edhe familja ime.Mendova t'i hape rruge ketij langaraqi,ndryshe do te behesha budalla e pa pike arsyeje.Te lutem i thashe shiko punen tende!Miku im qe po degjonte biseden u terbua nga sjellja harbute e H pocaqise.Mbama pak canten me tha!Kish nje cante te madhe te mbushur me pare.U ngrit avash dhe iu afrua H-s.Kur ishte ngjitur me te ,nga brezi nxori nje pistolete dhe ja vuri H-s ne rreze te veshit.Kujt i tregon koburen ti or te q****a motren.E shikoni kete burre ju tha te pranishmeve,eshte nje hale muti.I hoqi pistoleten e tij nga brezi,i dha nje gelbaze ne fytyre e dy shqelme bythve.Qerou qe ketu i tha,sepse po me dole para,do te degjeneroj jo vetem ty,por te gjithe cke lene mbrapa.E nxora shokun tim nga lokali dhe i thashe:U bere si ai edhe ti.E meritonte me tha,por na merre kete koburen se ndoshta te duhet.Nuk me duhet i thashe se une neser iki nga Shqiperia.
Po te kisha mendjen e H-s dhe te mos kontrolloja veprimet e mia,ndoshta femijet e mij sot do te ishin jetimer dhe jeta e tyre do te ish teper e veshtire.Gjyshja ime e mencur qe rahmet paste ,i thosh babait tim:''Te keqen nena,mos ju lere djemve bela pas!''
Kurdohere njeriu duhet te vere llogjiken ne funksionim dhe te mendoj edhe pasojat!
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|