robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Ja dhe shkrimi i shkurter:
Kush mund të më ndihmojë…
…thjesht në lidhje për të kontaktuar me shoqatën e botuesve shqiptarë!?
Para dy muajsh dërgova një e-mail tek kjo shoqatë me disa pyetje të thjeshta. Pas ndonjë jave më erdhi një e-mail nga kjo shoqatë, por jo në lidhje me pyetjet e dërguara, por thjesht një e-mail që u dërgohet të gjitha shtëpive botuese në lidhje me panairin e ardhëm në nëntor. Prita e prita edhe ca, dhe i nisa kësaj shoqate një e-mail të dytë, duke e bashkëngjitur aty edhe e-mailin e parë. Deri më tani nuk kam marrë përgjigje dhe duket se as kam për të marrë!
Vjet në verë kam qenë edhe vetë për të pyetur tek kjo shoqatë, por do ti që ata kishin marrë lejen e zakonshme pikërisht në ato javë vere (fund korriku dhe fillim gushti) ku dhe unë, si emigrant me fëmijët në shkollë, më mundësohet vetëm në këtë kohë leja zakonshme. Çfarë ti bësh! Gjëra që ndodhin! Tani unë kërkoj ndonjë njeri të ngeshëm, ndonjë që do të kish pak kohë të lirë për të shkuar tek kjo shoqatë e të kontaktonte me ‘ta, duke u dhënë pyetjet e mia dhe marrë përgjigjet e tyre. Nuk gjej rrugë tjetër veçse të shkruaj këtë letër të hapur e ndoshta kam fat t’ma botoj ndonjë gazetë; përndryshe nuk di rrugë tjetër se si mund të marr përgjigje nga kjo shoqatë! Ja më poshtë edhe dy e-mailet e mia, nga të cilat dallohen pyetjet e bëra, si dhe e-maili i kësaj shoqate.
5.4.2016
Të nderuar punonjës (apo antarë) të shoqatës së botuesve shqiptarë,
jam një autor relativisht i ri dhe desha të pyes në lidhje me panairin e librit dhe pjesmarrjen në ‘të!
1.A lejohen të marrin pjesë në panair edhe autorë të veçantë ose grup autorësh, apo vetëm shtëpitë botuese dhe institucionet e tjera?
2.Sa është minimalja e vendit që prenotohet? Nga 1 metër katror e lart, apo më e pakta 2,3,4 metra katrorë e lart?
3.Sa është çmimi i metrit katror? Pra sa duhet paguar afërsisht?
4.Ka ndonjë ofertë këtë vit (2016)? Si bie fjala për autorë të veçatë, që nuk e kanë takatin e shtëpive botuese_?
Nuk e di çfarë të pyes tjetër, sepse nuk e kam idene e organizimit të panaireve të librit, as kam marrë pjesë ndonjëherë në 'to, por mendoj të nxirrja njëherë librat e mi, nëse kjo mundësi do të ishte! Ju jeni patjetër në dijeni të faktit,_se më tepër se gjysma e autorve shqiptarë nuk prezantohen në panairin e librit me librat/ titujt e tyre! Nuk e di nëse ekziston një mundësi dhe lehtësi e prezantimit të sa më shumë autorve shqiptarë në këtë panair!?...
Gjithë të mirat dhe suksese me librin, R.Th.
E-maili i shoqatës së botuesve shqiptarë, 12.4.2016 :
Betreff:_Njoftim - Panairi i 19 i Librit "Tirana 2016" (09-13 nëntor)
Të dashur kolegë dhe pjesëmarrës në Panairin e 19 të Librit "Tirana 2016",
Ju njoftojmë se Panairi i 19 i Librit do të zhvillohet nga data 09-13 nëntor 2016.
Më datë 15 prill 2016, e premte, ne do të fillojmë prenotimet e sipërfaqeve të ekspozimit.
Ju njoftojmë paraprakisht se ashtu si edhe vitet e kaluara të gjitha veprimet e panairit do të kryhen nga e hëna në të premte në orën 14:00 -16:30, si dhe ditën e shtunë nga ora 8:30 - 12:30.
Do të ishte shumë mirë të dimë paraprakisht nga ju sipërfaqen që dëshironi të keni në dispozicion për këtë veprimtari. Ne do të vendosim për secilën kërkesë në varësi të mundësive.
Grupi organizator
Shoqata e Botuesve Shqiptarë
E-maili im i dytë, 17.5.2016 :
Të dashur punonjës të Shoqatës së botuesve shqiptare,_
ju kam nisur këtu e një muaj e gjysëm më parë një e-mail ku ju pyesja për madhësinë e vendit, çmimin, etj, në panairin e librit, por nuk kam marrë përgjigje për pyetjet e mia!_Ndaj po ua nis edhe një herë këtë e-mail, me shpresën se do marr informacionin e duhur. E-maili që ju më keni nisur, e që duket ua keni nisur edhe shtëpive botuese, është thjesht një kujtim për prenotimet që këto shtëpi botuese bëjnë e të cilat i njohin të gjitha rregullat, çfarë unë nuk i njoh, si autor që jam dhe jo shtëpi botuese! Ja dhe një herë e-maili im dërguar para 1 muaji e ca e që shpresoj të marrë përgjigje-informacion për sa pyes.
(Pason edhe njëherë e-maili im i parë i datës 5.4.2016.)
Pas kësaj panorame kaq të thjeshtë (e ndoshta edhe monotone për disa), shpresoj të gjindet ndonjë njeri që do jepte tek kjo shoqatë pyetjet e mia të mësipërme! Kjo jo aq për mua, sinqerisht e kam, por mendoj se përgjigjia ndaj atyre pyetjeve do jetë një ndihmë orientimi edhe për autorë të tjerë shqiptarë. Ndaj e falenderoj në emër të mjaft autorve të tjerë atë gazetar që do e botoj këtë shqetësim. (e-maili im)
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|