Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Islamizmi ne Shqiperi ( Besim real, apo nje ideologji e re )
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
rambo
Anetar i ri

Regjistruar: 17/06/2004
Vendbanimi: london
Mesazhe: 10

Personalisht,islamizmin ne Shqiperi e shoh me teper si nje ideologji te re se sa fe ne kuptimin e mirefillte.
Burimi nga vjen kjo ideologji jane vendet arabe te cilat jane te deshperuara te shtrijne rrenjet e tyre ne Europe .Ne kete kuader , Shqiperia tregoi se ishte nje territor i paprekur qe duhej eksploruar sa me shpejt dhe me me efikasitet.
Nje popullsi shumica e se ciles, me etikete myslimane,e sapo dale nga privimi komunist dhe e etur per besim , kjo e kombinuar me varferine e skajshme perbente nje rast te mire per ideologet fetare arabe.
Keshtu , pas vitit 91 ''investimet '' me kryesore qe filluan te mbijne kudo ishin xhami te formave dhe madhesive te ndryshme,te shoqeruara keto me ndonje shkolle apo rruge sa per te thene qe investuesit kishin per qellim zhvillimin e vendit me te varfer te Europes.

Pas me shume se 13 vjetesh,produktet e punes ngulmuese te ideologeve fetare te ardhur nga vendet e nxehta jane padyshim shume te rinj shqiptare te cilet kane fokusuar mendjet e tyre ne kerkim te Zotit ose Allahut ..................

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Tetor 2004 20:06
rambo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të rambo Kliko këtu për të kontaktuar me rambo (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: rambo Shto rambo në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto rambo në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
I_don,t_wana_know
normale_student_hajdut

Regjistruar: 12/08/2004
Vendbanimi: planeti toke
Mesazhe: 83

tjeta juaj apo ju besimetareve selam alekum apo miremengjes krishto

sdu te replikoj asnjeri dhe te ofendoj jo qe jo por sipas mendimit tim persa i perket feve ne shqiperi une nuk mund te them qe nje shqipetare e meriton fjalen besimetare i mirefillte sepse deri para 10 vjetesh ne shqiperi nuk egezistonin as gjami as kisha dhe nuk u diskutonte ndonjehere per origjinen po besimin me emancipimin qe po bejme kemi filluar tju lejme hapesire injorantave te kishes katolike qe shtiren si prifta dhe p+++ ve qe shtiren si murgesha te virgjera, ose per me teper hoxhave muslimane qe jane me pese kalse shkolle dhe gjithe jeten e tyre kane qene pijane ne kulm dua te them vetem dicka ose me mire te kujtoj disa vargje mos shikoni kisha e gjamia se feja e shqipetarit eshte shqipetaria nuk dua te mbroj dhe te ul asnje sepese edhe une si te gjithe humanet e tjere te llogjikeshem besojne zot dhe qe zoti egeziston sepse ky planet nuk mendoj te jete formuar nga hipoteza e shkencetareve nga big bengu sepse do ishte idiotesi qe nga nje shperthim te lindete kjo mrekulli qeegeziston ne planetin tone qe eshte nje zingjire qe fillon duke u sjelle retth cdo imetesie te planetit qe te mos dal nga tema fete jane bere si partite politike ne shqiperi te gjitha mbrojne bisnesin e tyre dhe asnjera nuk mbron iteresat e atyre qe e krijojne dmth interesat e shqipetareve prandaj me mire te proekupohemi per veten tone dhe familjet tona se sa per fete islamizem dhe kristiamize sepse jane ideologji qe dikush mund ti quaje te reja por jane aq te prapambetura sa kane monopolizuar me budalleqet e tyre cdopike kyqe te jetes shoqerore do replikoje ndonjeri nga juve po nuk ju ke pershtatur temes lexoje mire dhe nxirri kuptimin lalo se islamizmi dhe kristianizmi jane gjeja e fundit qe na interesojne sepse akoma nuk kemi ate nivel ekonomik si shtet qe te jemi pjese e ketyre monopoleve fetare dhe per ne tani ato nuk sjellin progres por regres sebejne cfare duan dhe si duan ato ....... hajt kalofshi mire te gjithe por nice si teme kjo se lexon ca shkrime manjakesh fetare qe thua se ky dhe hoxha te japin bileten per parajse po i degjove...... bye alllll

__________________
vidh cfare te mundesh se lacian je

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Shkurt 2005 20:40
I_don,t_wana_know nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të I_don,t_wana_know Kliko këtu për të kontaktuar me I_don,t_wana_know (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: I_don,t_wana_know Shto I_don,t_wana_know në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto I_don,t_wana_know në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
detijon
Anetar i ri

Regjistruar: 24/05/2004
Vendbanimi: Angli
Mesazhe: 4

hi there

feja eshte nje opjum per popullin( fjal e Enver Hoxhes) dhe keshtu besoj se eshte. stergjyshi im ka qen nje prift, dhe un tani jam ne gjendje me konkluzjonet e mia ta urrej fen si nje mashtruse e mendjes, si nje kober qe te vjen ne gjum ne mes te vapes dhe te pickon lehte dhe vdes me djers te ftohta brenda 5 min. Si munden keta njerez ta besojn fen akoma kur feja vret e pret, si nje gje politike dhe pushtuse. Ata njerez qe duan te besoj te besoj per vete jo ta kultivojn neper te tjer. Feja me shekuj ka vrar shkenctaret si Galileu etj etj, kamikazet sot, per nje arsye apo tjetren vdesin njerez te tjer, me pak fjal feja eshte nje, dhe arsyeja e kontrollit mendor nga politikanet eshte e njejte, feja s'eshte gje tjeter vec te mbaj popullin ne erresir, ti nenshtrohet fes me nje fjal te thejsht E BEN ZOTI. zot eshte nena dhe babai, jan krahet e tu, eshte mendja e njeriut qe studion, zot eshte SHKENCA qe njeriu nxjerr nga te kerkuarit, dhe jo se keto i ben nje i madhi ZOT, ZOT per mua nuk ka, zot eshte mencuria e njeriut, por fes kjo gje nuk i intereson, se ka plane dhe historit e saj per te ber dhe do vazhdoj keshtu. Mjer ata njerez qe nuk arrin ta kuptojn.
I love the studies, I love this world, I love the future.

__________________
Kerko ate qe do dhe respekto ate qe te vjen.l Love my love

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Shkurt 2005 03:39
detijon nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të detijon Kliko këtu për të kontaktuar me detijon (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: detijon Shto detijon në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto detijon në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
darke
Syri i Natës

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: night
Mesazhe: 2545

Re: hi there

Citim:
Po citoj ato që tha detijon
feja eshte nje opjum per popullin( fjal e Enver Hoxhes) [...]

Karl Marx said it first:p

__________________
No, no dejéis cerradas las puertas de la noche, del viento, del relámpago, la de lo nunca visto.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Shkurt 2005 04:21
darke nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të darke Kliko këtu për të kontaktuar me darke (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: darke Shto darke në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto darke në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Re: Re: hi there

Citim:
Po citoj ato që tha darke

Karl Marx said it first:p



I think so too

__________________
un-Retired

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Shkurt 2005 04:29
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BUCS Kliko këtu për të kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BUCS Shto BUCS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BUCS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
darke
Syri i Natës

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: night
Mesazhe: 2545

Re: Re: Re: hi there

Citim:
Po citoj ato që tha BUCS


I think so too


and i wrote the message first:p u slow pirate

__________________
No, no dejéis cerradas las puertas de la noche, del viento, del relámpago, la de lo nunca visto.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Shkurt 2005 04:54
darke nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të darke Kliko këtu për të kontaktuar me darke (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: darke Shto darke në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto darke në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

I lexova me kujdes mendimet tuaja rreth kesaj teme , baza e se ciles eshte “Ideologjia e re Islamike”; po shtoj dhe une dicka që ka të bëjë me definicionin e Islamit, te kesaj feje, besimtaret e te ciles dite nga dite po rriten bashke me pse-te e ketij lulezimi islamik…

Bota e sotme karakterizohet nga perleshja e ashper ideologjike qe zgjat me vite, pa qene e mundshme t’i parashihet fundi. Ne nje menyre a ne nje tjeter, perleshja na ka perfshire te gjitheve, qofte si pjesemarres te saj, qofte si viktima.
Cili eshte vendi i islamit ne kete ballafaqim gjikand? – pyesni ju.
A ka ky ndonje rol ne formimin e botes se sotme?.
Keto jane pyetjet me te medha dhe dilemat e botes kristiane e ateiste…

-Tri jane botekuptimet integrale mbi boten dhe asnje me shume, - thote A.Izetbegoviç], - , religjioz, materialist dhe islamik.
Ato u pergjigjen, ose jane projeksione te atyre tri mundesive elementare, qe jemi mesuar t’i emërtojme si vetedije, qenie dhe njeri. I tere spektri i ideologjive, filozofeve e i sistemeve me te ndryshme te mendimit nga lashtesia deri me sot mund te reduktohet ne njerin nga keto tri botekuptime baze mbi boten:
I pari niset nga ekzistenca eksluzive ose primare e shpirtit,
I dyti nga ekzistenca ekskluzive ose primare e materies,
I treti nga ekzistenca e njekohshme e shpirtit dhe e materies. [b]


Sikur te ekzistonte vetem materia, materializmi do te ishte e vetmja , filozofia e nderka religjioni do te ishte teresisht i padobishem. Anasjelltas, ne ekzistofte shpirti, atehere ekziston edhe njeriu, kurse jeta e njeriut do te ishte e pakuptim pa nje forme religjioni o morali. [b]Islami eshte emri per nje parim te unitetit te shpirtit dhe materies, forma më e lartë e te cilit eshte jeta njerezore.


Duke mbajtur parasysh raportin elementar, mund te thuhet se Islami eshte nje perpjekje qe se pari te kuptohet e te pervetesohet.

Atributi ‘islamik’ perdoret per te shenuar teresin e rregullave e te institucioneve qe mbajne emertimin islam, por edhe me shume per te emertuar parimin ose idete qe gjenden ne bazat e tyre.
Parimi baze i Islamit na perkujton skemen me te cilen eshte udhehequr Natyra duke krijuar jeten dhe format e saj.
Asnjehere Evropa nuk qe ne gjendje ta gjeje rrugen e mesme dhe te qendroje ne te.

Eshte e pamundur qe Islami te shprehet me terminologjine Evropine.
Definicioni se Islami ehste sinteze e religjionit dhe materializmit, se gjendet ne mes te krishterimit dhe socializmit, eshte tejet i ashper dhe mund te pranohet vetem pjeserisht. Islami nuk eshte nje mes i thjeshte matematikor.

Eshte e njohur sesi te lexuesi i thjeshte ose te analizuesi, Kurani lë pershtypje josistematike dhe te nje bashkimi elementesh kontradiktor.
Mirepo Kurani eshte jete, jo literature, prandaj veshtiresia zhdavaritet posa te veshtrojme jo si nje menyre mendimi, por si menyre jetese. Komenti i vetem autentik i Kuranit mund te jete jeta dhe sic dihet eshte jeta e Muhamedit.

Shkenca e Islamit, e cila ne formen e shkruar te Kuranit do te dukej e pakapshme dhe kontradiktore, me jeten e Muhamedit u deshmua si harmoni e plote, e madherishmes dhe reales, i hyjnores dhe njerezores. Formula e Islamit ne nje cast njesohet me vete formulen e jetes.


Ti referohemi gjendjes se kesaj feje ne vendin tone.
Po ne Shqiperi, eshte çështja!!!

Qe te flasim për origjinen dhe progresin e kesaj feje ne Shqipëri duhet te kemi parasysh precedentet e historise se islamit ne trojet tona te hershme.
Sistemi ateisto-komunist që u vendos në Shqipëri, vazhdoi gjatë, për pasojë edhe gjendja e krijuar vazhdoi gjatë. U ndërruan breza. Njerëzit u martuan, linden fëmijë, fëmijët u arsimuan, duke u bërë kuadro ateistë, të cilat u ishin kultivuar qysh nga kopshti deri në Universitet, pra duke u rritur e duke u edukuar me këtë educate. Shume rej tyre kanë marrë pjesë si anëtarë të organizatave të rinisë kundër besimeve fetare.
Po c’dinin ata nga fetë kur i luftuan? PO tani ç’dinë?
Në fakt, nëse dikush di dicka në lidhje me fetë, atë e ka mësuar nga literature ateiste komuniste, si “fetë janë opium për popullin” etj, pra janë të njëanshëm, por e vërteta është se në fushë të feve, sidomos të filozofisë, të urtësisë, të moralit, të paditur ishin, të paditur mbetën…..

Pas një periudhë të gjatë socialkomuniste, pas një stresi mbarëpopullor sidomos për besimtarët, filloi rigjallërimi i aktiviteti tfetar dhe i edukimit teologjik të atyre që besonin.
“Republika e Shqipërisë, - thuhet në kushtetutë, - është një shtet laik. Shteti respekton lirinë e besimit fetar dhe krijon kushte për ushtrimin e saj.
Kjo qe një shtysë ligjore për rigjallërimin e komuniteteve fetare si institucione e organizma të pavarura, që duhet të kishin administratat e veta dhe të realizonin veprimtarinë e veta fetare.

Në fund të vitit ’90 me zhvillimin e proceseve demokratike filloi dhe levizja për ripërtëritjen e feve. Ajo u inkurajua nga ata që u përfshinë në proceset demokratike, u bënë ata kuadro që kishin mbaruar medresenë në periudhat e mëparshme, pavarësisht nga mosha.
Duke filluar me organizimet e vogla, u arrit deri aty sa më 14 shkurt 1991 u zhvillua në Tiranë Kuvendi i Parë Islamik, ku u miratua Statuti i Komunitetit Musliman dhe organet përkatëse.
Sipas të dhënave që disponon Komuniteti Musliman i Shqipërisë deri në prag të okupacionit të Italisë në vendin tone, pra deri në 1939 numëroheshin 1667 xhami e mesxhide të ndërtuara në kohën e pushtimit turk, edhe pse deri në ’39 u kishin rezistuar shekujve, regjimi komunist i rrënoi, apo i tjetërsoi. Shpëtuan vetëm një pjesë e vogël e tyre, që ishin shpallur “Monumente Kulture”.
Kështu ekzistenca e 1667 xhamive të regjistruara për një popullsi prej 1 milion banorësh që kishte vendi ynë atë kohë, po të krahasohet me vitin 1991 kur popullsia e Shqipërisë ishte 3.5milion banorë me mbi 70% muslimanë, ndërsa numri i xhamive qe sapo ishin vënë në shërbim të popullit ishte i papërfillshëm, ato numeroheshin me gishta në të gjithë Shqipërinë…
Sot eshte e qarte se e gjithe kjo pune qe ka bere Komuniteti Musliman Shqiptar, nuk ka ardhur si rezultat i shkollimit te krereve te Komunitetit ne teologji, por ne deshiren e madhe per te perhapur bazat reale te kesaj feje.

Arsyet qe Favorizuan Islamizimin e Vendit Tone..

Si shpjegohen sukseset relativisht te shpejta të turqve në vendin tone?

Pergjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë studiuesi Masar Risvanolli kur ka shkruar se:
“Sukseset e shpejta të tyre në pushtimin e territoreve shqiptare nuk kanë qenë rezultat i forces, por i rrugëve që gjetën dhe i metodës së vecantë që e krijuan me kujdes, e cila u tregua aq efikase saqë lirisht mund të thuhet se, përderisa osmanët iu përmbajtën taktikës së mbrojtjes së interesave të disa shtresave shoqërore vendase, të cilat pranuan të inkuadroheshin ndaj elementëve të krishterë dhe përderisa në disa raste u bënë mbrojtës të tyre, sic ishte rasti, sidomos me qarqet e larta të kishës ortodokse greke e serbe, për aq kohë paten sukses jo vetëm në pushtimet e shpejta, por edhe në stabilizimin e shpejtë të pushtetit të tyre në vendet e posapushtuara dhe në gjetjen e përkrahjes nga shtresat e privilegjuara të popujve të pushtuar për pushtime të mëtejshme”.[b/]

Në lidhje me bashkëpunimin që realizuan osmanllinjtë me kishën ortodokse shtojmë se”[b]..kisha ortodokse me dekret të Muratit të pare më 1386 u la e lire, kurse me dekretin e Mehmetit Pushtues, që ditën e dytë të pushtimit të Stambollit më 1453, iu sigurua autoriteti fetar dhe politik, grek, serb etj. Sulltani nuk ndërhyri në çështje të brendshme të kishës ortodokse, e barazoi atë me xhaminë, bile i dha edhe prerogative të pushtetit politik si partner me të drejta dhe detyra të barabarta me intresat e portës osmane. Kishat greke e serbe do të marrin pjesë në organizimin, financimin dhe në luftërat pushtuese të sulltanit drejt europës katolike dhe, përvec kundërshpërblimeve të tjera, do të fitojnë të drejtën të pengojnë konsolidimin e kishës dhe të fese katolike në tokat e perandorisë osmane. Në këtë mënyrë, me armë të osmanëve do t’i hakmerren europës dhe katolicizmit për shkatërrimet, me rastin e kryqëzatave katolike kundër ortodoksisë dhe bizantit.

Keto qe permenda me lart, ishin thjesht nje prolog persa i perket ardhjes se islamit qe ne hapat e para te tij qe ne kohen e osmanllinjve.

Se fundi, nese jeni te interesuar te keni informacine rreth kesaj teme, mund te lexoni librin ”Islami ne Shqiperi gjate shekujve” te Ali Musa Bashës, e te shihni origjinen, peripecite qe ka kaluar kjo fe per te arritur e konsoliduar deri ne ditet tona. Edhe pse islami ne Shqiperi, perfaqesohet edhe nga individe te cilet kane marre nje fare tisi te thelle nga tradita e hershme arabe, aspak e pershtatshme per vendin tone, kjo nuk do te thote qe ne kemi nje fe ekstremiste. Roli i tyre ne shoqeri eshte i paperfillshem, te tille individe jane vec per vete dhe jo te demshem per shoqerine ku banojne dhe jetojne.
“Cdo gje e tepert eshte e dëmshme.”


prsh, ndoshta vazhdoj nje here tjeter...
bye

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Qershor 2005 18:48
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:13 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Islamizmi ne Shqiperi ( Besim real, apo nje ideologji e re )

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.