freeb
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 20/08/2004
Vendbanimi: Houston
Mesazhe: 172
|
Mendoj se po flisni pa marre shume parasysh rrethanat ne diskutimin tuaj...Jam shume dakort qe femijet shqiptare ne vendet e botes, duhet qe prinderit t'u mesojne gjuhen e tyre...por ne kete gje, ju harroni edhe nje faktor shume te rendesishem qe eshte ambjenti ku ata jetojne dhe ndikimi i tij shume i fuqishem tek gjuha e femijeve...
Kur ku ambjent ka ndikuar ne gjuhen e te gjithe juve qe komunikoni sot ketu dhe qe keni rene nen ndikimin e tij ne moshen 16, 17, 20 apo edhe 30 vjec, dhe ne vend qe te shkruani "kurre" thoni "never" dhe ne vend te "nuk e di" thoni "I don't know", sa mendoni se ndikon ne nje femije qe fillon per here te pare te flase ne kete vend te huaj????
Njoh nje familje shqiptaresh ketu ne Amerike, dhe kur kane ardhur kane patur vetem dy vajza, njeren 5 dhe tjetren 9 vjec, dhe kane lindur edhe nje tjeter ketu...Prinderit kane mesuar anglisht ne keto 4 vjet qe jetojne ketu, por nuk mund te them se flasin rrjedhshem; vajzat e medha, dine shqip dhe anglisht, me mire se shqip sigurisht. Vajza e vogel 3 vjec, megjithese nena e vet nuk flet aq lirshem anglisht dhe normalisht i ka folur shqip, cuditerisht flet vetem anglisht megjithese kupton shqip.
Djalit tim, megjithese cdo nate i lexoj libra ne shqip qe i kam sjelle nga Shqiperia, ai kur "lexon" figurat qe sheh ne libra, flet ne anglisht, dhe jo shqip, megjithese kemi vetem nje vit ketu. Por ai eshte minimumi 10 ore te dites ne day care dhe megjithese ne shtepi flasim vetem shqip, kur behet fjale per lodra e libra, ai flet anglisht. Por une ndjej se tani eshte vetem fillimi, dhe se ndoshta pas nje viti tjeter, une do te vazhdoj t'i flas shqip, ai do te kuptoje...por do te me pergjigjet anglisht...
Eshte vertet nje detyre shume e rendesishme per cdo prind t'i mesoje femijes gjuhen amtare dhe sinqerisht, kur mendoj qe nje dite im bir do te shkoje ne shkolle, do te mesoje (gjithcka anglisht kuptohet) por nuk do te dije te shkruaje gjuhen e nenes, me vjen shume keq...por ndoshta ky nuk eshte faji jone, prinderve...(pa dashur te flas ketu ne emer te gjithe prinderve)...mendoj se nuk i shmangemi dot ambjentit dhe ndikimit te tij...Gjithesei, mendoj se duhet te bejme maksimumin qe femijet shqiptare te mesojne gjuhen e tyre se bashku me gjuhen e vendeve ku ata jetojne...
Eshte shume e lehte te fajesosh prinderit apo femijet, por fakti eshte qe secila pale luftojne te integrohen ne jeten e re qe kane nisur...
__________________
Life is not measured by the number of breaths we
take, but by the moments that take our breath away
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|