belkisa
hulumtuese

Regjistruar: 13/07/2007
Vendbanimi: Brussels
Mesazhe: 96
|
2:272. “Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë ate që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t’u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos ju dëmtuar."
2:273. (Jepni) për të varfërit që janë të angazhuat në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë në tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të raskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzisin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s’ka dyshim se All-llahu e di atë mirë.
2:274. Ata, të cilët pasurinë e tyre e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim.
__________________
Si je t’adore par craindre de l’Enfer, brûle-moi en Enfer, si je t’adore dans l’espoir du Paradis, exclus-moi du Paradis. Mais si je t’adore pour toi-même, ne me prive pas de ta Beauté éternelle
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|