tresh
.
Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752
|
As une nuk arrij te kuptoj qe ka njerez qe duan Fatos Nanon,Arben Imamin,Ilir Meten,Enver Hoxhen,Muho Asllanin apo Fidel Kastron e Bin Laden....dhe nuk arrij te shpjegoj e te kuptoj miopine e tyre.....
Mund te te jap me qindra raste miopie,po une e justifikoj miopine e tyre pse kaq tru kane e ky eshte kapaciteti i tyre intelektual.....ashtu sic mund te justifikoj miopine e atyre qe hapin keto tema......
Nuk e pranoj nje miopi te tille e jam kunder saj po e justifikoj pse njeriu eshte nje qenie njerezore shume e quditshme e per me teper njeriu shqiptar.
Thuhet se 70 % e trurit eshte uje, pjesa tjeter eshte mendim.....mendoj se shume njerezve u ka zene truri uje ne gjithe masen e saj.
Berisha nuk mund te akuzohet tani per asgje.Gjykatat e prokurorite tona i kishin te gjitha mundesite te denonte jo vetem ate po kedo qe deshiron.Nqs nuk eshte hape as edhe nje dosje e vetme ose hetimet nuk ecein do te thote qe ska ku te kapen dhe nga cila ane te kapen e me Berishen.
Akuza ne ere hillen sa te duan.Faktet dokumentet qe akuzojne nje njeri eshte gje tjeter.Si thuhet fjalet i merr era.Me dikumente fallco e pa baze nuk mund te akuzohet nje lider i opozites e nje ish-president pse do te bente shume buje e shume figure te keqe perballe opinionit nderkombetar.
Pra para se akuzohet dikush nje Lider ( i mire apo i keq) duhen bere mire hesapet dhe ato qe jane ne qeveri sot i kane bere mire hesapet.Nuk mund te terheqin vemendjen e opinionit nderkombetar me nje gjygj te sajuar i cili mund tu kthehet ne bumerang.Interesat e atyre qe jane ne qeveri sot jane krejte tjera dhe nuk perkojne me interesat e popullit e te mires se popullit e per me teper as qe u shkon mendja te merren me gjygje politike ose ordinere.
Prandaj mos u lodhni kot,Berisha sdo te perfundoje kurr ne banken e te akuzuarve.Ajo pret te tjere njerez e te tjere aktore te politikes sone te cilet po e mbushin me te vertete kupen me ato cfare po bejne.....
Emra??Mos me pysni sdo jua them po kush ka sy sheh se cfare behet e si behet politika jone sot.Pretendente per banken e te akuzuarve ka sa te duash e kush do jetoje do te shohe fytyra te njohura,shume te njohura.
Askush sdo te mbetet i habitur pse gjerat dihen,i dine te gjithe i shohin cdo dite kudo qe te vesh,e ngado qe te sillesh vjen era krim korrupsion e mafie.
ps.Analistja eshte nje person shume i pergatitur dhe si ajo si i pafajshem bejne shume mire qe i fshine postimet jashte teme.Ska pse dilet cdo here nga tema e te hapen tema te kota.Me mire pak e mire se sa te flitet kot se koti.
Modifikuar nga tresh datë 05/03/2005 ora 13:11
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|