amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949
|
Janullatos ditën e parë që erdhi,hoqi portretin e Fan Nolit
At Nikolla Marku: Janullatos nuk është njeri i Zotit, por një simbiozë e Jagos dhe Tartufit Sot, në mediat shqiptare e sidomos “Gazeta Shqiptare”, për qëndrimin e saj të lëkundur, që mban prej shumë kohësh ndaj problemeve kombëtare, po na del flamurtare, duke na bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, të shpëtojmë kreun e Kishës Orthodokse Shqiptare Janullatos, i cili qëndron në mënyrë të paligjshme në krye të saj, mbasi kanonet juridike e teologjike, nuk mund ta pranojnë.
Nga At Nikolla Marku - Kryetari i Kishës, Famulltari i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare dhe z.Eduardo Papamihali - Sekretari Këshillit “Shën Mari”, Kishës Elbasan
- Na duket e çuditshme dhe e pabesueshme, sidomos tronditëse për idhulltorët e Janullatosit, që e shohin si “shenjtor”, apo duhet të jetë i tillë.
Një gazetar, ose kalemxhi me arë Greku, na e ka servirur si hyjnor, që nga çdo pikë e trupit të Hirësisë së tij, na dilka “mirësi”, “shenjtëri”, duke na bërë thirrje ta pranojmë në shpirt ne shqiptarët.
- Ne ju sigurojmë, se përveç tij që ka marrë përsipër këtë barrë të rëndë, por edhe shumë politikanë, pushtetarë, Akademikë, shoqata të ndryshme, nuk kanë asnjë fije njohuri për rregullat e udhëheqjes së Kishës, të historisë së saj, e në fund, se si duhet të kryejë Kisha Orthodokse tërë veprimtarinë e saj, brenda territorit të Shtetit të vet (cilësojmë këtu në aspektin Juridik). Për njohuri të opinionit tërësisht shqiptar, disa të dhëna:
- Janullatos u shtir, kur na u fut në Shqipëri më 1991, vitin e Zi për Autoqefalinë e Shqipërisë!
- Dora e tij, gjoja prek vetëm ajrin, dhe qetëson vetëm shpirtrat! Mirëpo, koha tregoi të kundërtën. Anastasio Janullatos, do shfaqte shkallë-shkallë fytyrën e vet, do dilte tek rrënjët e tij. Se dora e tij, s’qe uratë në përshpirtje, por qe lopatë në grabitje. Ajo s’qe ide hyjnore, qe materja mortore të zhdukte bardhësinë e orthodoksisë shqiptare e të na mbillte të zezën e Kishës Greke. Tanimë, kjo po bëhet fakt i kryer. Retë e zeza të kishës Greke, po nxijnë territorin Shqiptar. Janullatos më në fund, doli hapur si grabitës e zhdukës, të çdo gjëje Shqiptare. Ka dalë nga shenjtëria e frymës dhe i është turrur urisë së pronës, ose monumenteve kulturore të arsimit, siç është shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, e ndërtuar tre shekuj më parë e ta bëjë pronë të Kishës Greke. Ku është përfaqësuesja më dinjitozë e morale e kulturës shqiptare, (“Akademia e Shkencave”) . Si nuk u ngrit një Akademik e të ndalë “dorën e zezë” të Janullatosit, që do të rrëmbejë shkollën e Kostandin
Kristoforidhit, që është shkolla e parë Normale, që është arkitekja e arsimit Kombëtar Shqiptar, çështje kjo lajthitje, heshtje, heshtje prej tradhëtori, pse lejon që të na e rrëmbeje kulturën, e pra ky është ai Janullatos, që në çdo moment na del grabitës.
- Janullatos iu turr Ardenicës, monument i madh historik dhe i shenjtë, vendi, ku Skënderbeu i madh, vuri kurorë me Donikën e Arianitasve (se Gjergj Kastrioti- Janullatos e quan grek – Jorgos).
- Kishat e priftërinjtë grekë, të ardhur nga Greqia në krye të kishës Shqiptare me në krye Janullatosin janë legjione të sulmit nga helenët, për pushtimi total jo vetëm të kishës, por edhe të të gjithë Shqipërisë. Këtë porosi ka ai nga shteti i tij Grek.
- Në kohën e bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë, u vu në krahun e Millosheviçit. Në Moskë, ai sulmoi NATO-n dhe Shqiptarët e Kosovës të masakruar, duke thënë për Agjensinë Itar-Tas të Moskës, se NATO-ja po derdh gjak të pafajshëm serb, dhe nuk përmendte lumenjtë e gjakut të shqiptarëve të masakruar.
- Prifti helen Janullatos, nuk është njeri i Zotit, por një simbiozë e zezë e Jagos dhe e Tartufit, hipokrit mashtrues i ligësisë, për të marrë shpirtrat e shqiptarëve. Ky përçues i Fanarit famëkeq për shqiptarët, Kozmait, Sbastianit dhe Zervës, nuk ka ardhur me dëshirën e orthodoksëve dhe për shërbime ndaj tyre, por si një zjarrvënes në Shqipëri, ku nën petkun e veladomit të tij mban thika për t’ia ngulur në shpinë atdheut tonë, Shqipërisë.
- Janullatos është përzjerë shumë herë në punët e shtetit Shqiptar, si në probleme kushtetues, ekzekutive, legjislative e të tjerë dhe ka thënë, se në Shqipëri ka fondamentalizëm islamik, drejton trafikun e vizave, nxit ndërrimin e emrave, mbron terrorizmin Serb dhe Grek. Kërkon dhe tensionon sipas rastit, kërkon të greqizojë shkollën Shqiptare, etj.
- Është vërtetuar katërcipërisht, se Janullatos nuk ka ardhur në Shqipëri nga Patriakana e Stambollit, por nga Kisha Greke e Satanait. Qëllimi i tij ka qënë dhe mbetet, të greqizojë ortodoksinë shqiptare dhe t’i aneksojë Vorio-Epirin, Greqisë së tij të dashur. Në këto rrethana, sa erdhi e mori frenat e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe vuri veton, si Neroni në Romën e lashtë.
- Ai, siguroi kështu pushtet absolut në KOASH, mblodhi rreth vetes së tij, njerëzit më të korruptuar e të përshtatshëm, që gjatë gjithë kohës kishin prishur kisha e xhami, teqe e varre, kishin futur në burgje njerëz.
- Janullatos sot në Shqipëri e heq veten si “President” i dytë i Republikës dhe thotë me paturpësi që, “Jam Shqëtimtar” .
- Zvarrijta e tejzgjatur e zgjidhjes së ligjshme të statusit Juridik të Autoqefalisë, së Kishës Orthodokse Shqiptare, duke e katandisur një filiale të bindur të Kishës Greke. Është spekulative dhe abuzive, të flitet sot për ekzistencë reale të KOASH-it. Eksarku Janullatos dhe klika e tij e lakenjve, që e rrethojnë, po zbatojnë me rigorozitet planet e parashikuara në strategjinë e përpunuar nga qarqet Shoveno- Revanshiste greke, për helenizimin gradual dhe sistematik të gjithë Shqipërisë.
- Në këtë kohë, menjëherë qarqet Shoveno-vorio-epirote, me qëllim që, të shtinin në dorë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqiërisë, krijuan një këshill të përgjithshëm, fantazëm me qëndër në Korçë, i cili me kohë u mundua që të shtinte në dorë të gjitha këshillat nismëtare të qyteteve, të cilat u ballafaquan ashpërsisht me të. Ata krijuan një shoqatë të të ashtuquajturën, “Kryqtarët e Krishtit”, e cila u hodh në mbrojtje të “Këshillit Fantazëm”, duke u dalë haptazi kundër Autoqefalisë së kishës Ortodokse Autoqefale, ishte krijuar nga një prelate, politikan komunist, një aventurier, që kishte përkthyer “Rubairat” e Ohmar Kahjamit dhe, se shpëtimi i kishës ishte të bashkohej me Kishën Greke.
- Na çudit fakti që, kaq shpejt Janullatos u bë njohës i problemeve sociologe dhe etnologjike të kombit shqiptar, sa që kohët e fundit, në mënyrë shkencore trajton temën, ”Bashkekzistenca e tri feve në Shqipëri”, shembull unik. Me këtë temë, mori titullin “Akademiku i Greqisë”, dhe duhet të cilësojmë, se do të ishte tepër interesante të njiheshim me këtë monografi e për të parë, se çfarë ka katranosur aty për ne Shqiptarët?
- Kur mori tirullin tek 15-katëshi kryepeshkopi Janullatos, gënjeu tërë shqiptarët, se nuk do të bëhej kryepeshkop, sepse ai i dinte mirë ligjet dhe kanonet e statutit të Kishës Shqiptare dhe ai, gjithmonë është i gatshëm të gënjejë akoma vetëm, që të vazhdojë të kryejë misionin e helenizimit, që i kanë caktuar, nga shteti tij amë, Greqia.
- Të gjithë jemi dëshmitarë, që si ndihmës kryesor ka pasur arkimandritin, Hristomos dhe priftin shqiptaro-amerikan, Ilia Ketri .
- Hristomos u dëbua nga Shqipëria, se shpërndante letërsi antishqiptare, shoviniste greke, si librin famëkeq të peshkopit grek, Sebastianos, “Vorio-Epiri-Greqisë” dhe shumë flamuj, të të ashtuquajturit, Vorio-Epir.
- I dyti ndihmës, që vazhdon të jetë ende në Shqipëri, prifti antishqiptar, Ilia Ketri, i cili thoshte se, ishte i dërguar nga kisha e Fan-Nolit, por që në të vërtetë kishte ardhur nga Kisha antishqiptare Greke e shtetit të Nevadës të SH.B.A.
- Këto janë pra, i dashur lexuas shqiptar, ndihmësit kryesor të Janullatosit. Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë “Më thuaj ç’miq ke, të të them cili je”!...
- Janullatos ditën e parë që erdhi në kishën e Shën Vangjelizmoit në Tiranë, hoqi portretin e Fan Nolit, ndoshta nuk i duronte dot sytë e Nolit, që e akuzonin për uzurpimin që po bënte.
- Të gjithë e dimë, se Janullatos e quajti statusin e kishës tonë, që ndalonte intrigat e klerikëve të huaj brenda kishës tonë, “një reckë që duhej flakur tej”.
- Hirësia Janullatos, bëri një intervistë me gazetarin amerikan, Fred-Reed kundër shqiptarëve, në konfidencë dhe i tha që të sensibilizonte perëndimin, se në Shqipëri po përgatitej një shtet fundamentalist, në një kohë, kur në vendin tonë nuk ka patur kurrë luftra, ose grindje fetare, por vetëm harmoni dhe respekt reciprok. Për të vërtetuar këtë intervistë, çdo shqiptar mund të gjejë tek botimi i Reed, librin me titull: “Selenica Tarminus” dhe lexoni faqet 118-120, ku gazetari Reed pa dashur, i nxjerr bojën Janullatosit, pa u kujtuar, se këtë libër mund ta merrnin edhe ne shqiptarët.
- Komuniteti ortodoks në Elbasan, i shtyrë nga motive vetëpërgjegjësie dhe nga detyrat e shenjta ndaj atdheut tonë të dashur, duke marrë parasysh vullnetin e shumë shqiptarëve nga të katër anët e atdheut , të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për mbrojtjen me çdo mjet të interesave kombëtare, i bën thirrje terë politikanëve, pushtetarëve, akademikëve, shoqatave, për të mos marrin vendime të nxituara në dhënien e titullit qytetar nderi të Tiranës, Z. Janullatos, këtij njeriu, që nuk ka pushuar dhe nuk pushon së punuari për të keqen e popullit tonë, por para vendimeve të nxjerrin vlerat tona të bashkohemi së bashku e të shohim me syrin e patriotit shqiptar dhe për të dëshmuar me sytë tuaj, se deri në ç’shkallë vetëposhtrimi kanë zbritur politikanët e sotëm, të cilët për të kënaqur orekset e panginjuara të revanit helenik, të përfaqësuara denjësisht nga uzurpatori Janullatos, që vazhdojnë të shqyejnë pa mëshirë gjymtyrët me të qenësishëm, të historisë, kulturës dhe traditës tonë
kombëtare e për t’i hedhur ato në nofullat e përgjakura të antishqiptarizmës, më të përbetuar, që dhuron Hirësia Janullatos.
- Prandaj, duhet të jetë sot, një thirrje gjithë alarm për çdo shqiptar atdhetar, për çdo besimtar të vërtetë orthodoks shqiptar, për çdo qytetar, që beson tek Zoti, e jo tek klerikët sharlatanë, për çdo shtetas shqiptar të thërrasim fort “Jashtë Janullatos nga Shqipëria”, sepse kjo është thirrje për çlirim të asaj pjese të historisë shqiptare, dinjitetit kombëtar shqiptar dhe asaj pjese të politikës së sotme shqiptare , që na i ka pushtuar Greqia me anën e Kishës Greke të Janullatosit, sepse ai po na shemb një nga shtyllat mbajtëse të pavarësisë kombëtare, të sovranitetit shtetëror dhe të nderit kombëtar. Po na greqizon Kishën Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Për të ngritur përsëri në këmbë këtë shtyllë, që e patën ngritur me shumë mundim dhe gjak, mënçuri paraardhësit tanë, duhet qartësi politike dhe forcë karakteri dhe jo dëbimi i priftërinjve grekë nga Shqipëria, sepse si kisha ashtu edhe shteti grek, vazhdojnë politikën e tyre shoviniste. Duke i paraqitur tërë këto të
dhëna mbi bëmat e Janullatosit në Shqipëri, çdo qytetar shqiptar bën një analizë dhe një konkluzion: “A vepruan drejt shqiptarët për dhënien e titullit qytetar nderi i Tiranës”? Bashkia e Tiranës me qëndrimin e saj për dhënien e titullit Janullatosit, çon në vend orekset e kishës greke, fyen martirët e kishës orthodokse shqiptare dhe hapur hedh poshtë historinë e klerit tonë, patriot e orthodoks.
- Por edhe qëndrimi i Partisë Demokratike, nëpërmjet zëvendësit të saj, nuk e ka të drejtën, as morale e as juridike të dalë kaq hapur, sepse deri dje Janullatosi për to qe një ujk i zi, pushtues dhe sot, ata po na e nxjerrin qengjin më të bukur të kopesë së dhenve, mbi të gjitha siç e kam theksuar edhe më sipër, Kisha Orthodokse, ka një statut me të cilin ushtron veprimtarinë e saj brenda shtetit të vet, prandaj na vjen shumë keq, këtë qëndrim dhe veprim shumë të nxituar, e të pa menduar, të pa mbështetur mbi ligje dhe kanone kishtare.
- Peshkopi, Anastas Janullatosi, nuk duhet të rrëmbejë titujt, që i përkasin vetëm peshkopëve shqiptarë, sepsë është i huaj, pra jo shqiptar si nga komëbësia e gjuha ashtu edhe nga gjaku e shtetësia. Si i tillë, nuk ka mbështetjen ligjore për t’u bërë kryepeshkop nga asnjë prej statuteve të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe dekorimet e ndryshme, që mund ti jepen.
- Dhe në fund po them, duke iu drejtuar këtij uzurpatori. Kur të dalim përpara gjykimit të Zotit, unë do të them me bindje të plotë: “Mbrojta popullin tim, autoqefalinë e tij dhe traditën e saj patriotike dhe fetare”. Po ti ç’do të thuash Janullatos?
Zoti pastë mëshirë për ty?
Kryetari i Kishës
Famulltari i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare
Sekretari Këshillit “Shën Mari” Kishës Elbasan
Eduardo Papamihali
At. Nikolla Marku
__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|