erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306
|
Re: Paqe vellezer dhe motra te nje gjaku.
Citim: Po citoj ato që tha Shen Lleshi
Postimin tim te pare po ia kushtoj pikerisht asaj qe ka qene dhe eshte shembulli yne kombetar: Toleranca Fetare, shkeputur nga ForumiKatolik.
Cfare qendrimi ka Kisha zyrtare ndaj vellezerve musliman?
Njeri prej dokumentave me titull "Nostra Aetate" (ne shqip: ne kohen tone), flet per besimtaret e feve te tjera. Ne kreun per Islamizmin eshte hera e pare qe nje Koncil flet zyrtarisht mbi fene e besimtareve te Islamit. Aty gjenden dhe ne po permendim shkurt, mesimet qe vijojne:
° Te krishteret duhet t'i nderojne e t'i cmojne muslimanet;
° Muslimanet e te krishteret adhurojne te njejtin Zot te vetem: Krijuesi, i Gjithepushtetshmi dhe i Meshireshmi;
° Ai i con lajmin e tij njerezimit;
° te dyja palet (musliman e katolike), perpiqen t'i nenshtrohen vullnetit te Tij;
° te dyja palet jane sternipa te fese se trasheguar nga Abrahami;
° Muslimanet nderojne Jezu Krishtin si profet, poashtu edhe Marine;
° Muslimanet dhe te krishteret presin Gjyqin e Fundit te Zotit per te gjallet e te vdekurit;
° Muslimanet i japin rendesi te madhe jetes se pergjithshme;
° e adhurojne Zotin me lutje, lemoshe dhe agjerim.
Koncili Vatikanit II-te mbylli sesionin mbi Islamizmin me keto fjale:
"Gjate shekujve jane bere shume grindje e luftra ndermjet te krishtereve dhe muslimaneve. Ky Koncil i ben thirrje te gjitheve qe te harrojne te kaluaren e te bejne perpjekje te sinqerta per te kuptuar njeri-tjetrin. Per te miren e mbare njerezimit, kerkohet qe te krishteret dhe muslimanet, ta ruajne e t'i japin levizje paqes, lirise, drejtesise shoqerore dhe vlerave morale".
Me 1965 Papa Pali VI-te krijoi nje Sekretariat ne Vatikan per dialogun nder-fetar e pak me vone ngriti edhe Komisionin per Islamizmin, qe u ngarkua te nxiste nderim per njeri-tjetrin, ta kuptonin njeri-tjetrin te krishtere e musliman duke ndertuar lidhje miqesie nepermjet Konferencave Akademike, nepermjet Projekteve te perbashketa ndermjet te krishtereve dhe muslimaneve mbi ceshtjet humane si psh. problemet shoqerore, zhvillimin e bisedimeve mbi ceshtjet etike... etj.
Pershendetje Shen Lleshi dhe mireseerdhe ne midis nesh.
Pergezimet e mija per postimin e ketij artikulli ne kete forum.
Nese do te ekzistonte mundesia e vleresimit te postimeve te anetareve , une shkrimin tend pa as me te voglin hezitim do ta vleresoja me 5 yje.
Gjithe te mirat
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|