Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > "Kuriozitete nga fleurs de l'orne"
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Super-familja amerikane ka 18 fëmijë, do ende!



Gil dhe Kelly Bates janë super-prindër. Aq shumë i duan fëmijët sa që lindin vazhdimisht. Kohë më parë festuan lindjen e fëmijës së 18 dhe po bëhen gati për tjetrin!
Çifti nga Tennesse në SHBA shpreson se një ditë do të kenë familjen më të madhe në botë.

“Na ndihmoftë Zoti, do të lindim shumë fëmijë. Fëmijët janë bekim, ndërsa Zoti neve na ka bekuar që të kemi kaq shumë fëmijë”, thotë babai krenar Gil për gazetën “Daily Mail”.



Nëna Kelly tha se secila foshnje sjellë një gëzim të ri në familje. Çifti është martuar para 23 vitesh dhe Kelly prej asaj kohe gjithmonë ka qenë shtatzënë. Djali i tyre më vjetër Zach është 21 vjeç, ndërsa më i vogli është Judson Wyatt vetëm një muajsh.

Natyrisht nëna thotë se nuk e ka aspak lehtë t’ua përgatis drekën një familje kaq të madhe, por fëmijët e saj më të vjetër gjithmonë i dalin në ndihmë. Nëna Kelly tha po ashtu se në shtëpi ka katër rrobalarëse dhe dy makina për tharjen e rrobave. Edhe pse vëllezërit e motrat nganjëherë edhe grinden Batesët thonë se ata janë një familje e madhe dhe e lumtur.


/Telegrafi/

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Nëntor 2010 19:42
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

DJ Gjyshja nisi turneun në Amerikë


DJ ylli britanik, 69-vjeçarja Ruth Flowers, e njohur si Mamy Rock, performoi në SHBA para mijëra adhuruesve të techno muzikës.
Edhe pse është 69 vjeçare Mamy Rock vendosi të fillojë një turne nëpër Amerikë, ku publiku e pranoi për mrekulli.

DJ Gjyshja me muzikën e saj i bëri të kërcejnë rreth tre mijë të rinj në një . Deri më tash ka performuar nëpër klubet e Evropës, por vendosi të paraqitej edhe para publikut amerikan për ta dëshmaur talentin e saj muzikor, por edhe energjinë e madhe.



Gjatë qëndrimit në Los Angeles Mamy Rock incizoi edhe singling e saj më të ri me titull “69”. Pranoi se nuk e ka ndërmend të pensionohet pa marrë parasysh vitet, raporton BBC.


http://www.youtube.com/watch?v=rqLsrT255sg


/Telegrafi/

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Nëntor 2010 21:39
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Karkaleci me testikujt më të mëdhenj në botë

Shkencëtarët britanikë njoftuan të mërkurën se një lloj karkaleci ka testikujt më të mëdhenj në krahasim me peshën trupore.
Testikujt e karkalecit Platycleis affinisa, përbëjnë 13.8 për qind të masës së përgjithshme trupore. Sikur njerëzit t’i kishin testikujt e tillë, meshkujt do të bartnin testikuj deri në dhjetë kilogramë të rëndë, në madhësinë e gomave të automobilit.

“Nuk mund ta besonim sa të mëdha ishin. Ato pushtonin tërë abdomenin”, tha Karim Vahed, ekolog nga instituti në Derby.

Por pa marrë parasysh madhësinë, karkaleci nuk prodhon më shumë spermë se të tjerët, kështu që shkencëtarët kanë vënë në dyshim disa hipoteza të teorisë së evolucionit.

Testikujt kryesisht janë të mëdhenj te meshkujt e atyre lloj specieve, femrat e të cilëve jetojnë në promiskuitet. Besohej se mashkulli i cili prodhon më shumë spermë dhe është më i madhi fiton duelet e çiftëzimit. Por testikujt e këtij karkaleci ndoshta vënë në dyshim këtë teori, thonë shkencëtarët.

Hulumtimi është publikuar në revistën Biology Letters, gazetë zyrtare e Akademisë Britanike të Shkencës.

/Telegrafi/

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Nëntor 2010 04:06
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Një vit burg për hakerin

Një 22 vjeçar është dënuar me një vit dhe një ditë pasi ka hyrë ilegalisht në postën elektronike të ish kandidates për zëvendëspresidente të SHBA-ve Sarah Pelin. Incidenti ka ndodhur gjatë fushatës së vitit 2008.
Kernell i kërkoi falje Pelinit dhe familjes së saj e do të trajtohet dhe për probleme mendore.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Nëntor 2010 18:20
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Dritë misterioze mbi New York

Banorët e New Yorkut mbetën të shtangur nga një dritë e pazakontë në qiell, kur të mërkurën mbi qytet u shfaq një vijë drite të cilën e xhiruan edhe kamerat televizive.
Sqarimet ishin të ndryshme. Ekspertët ushtarakë provojnë t’i bindin njujorkezët se ajo është vetëm një gjurmë e zakonshme e aeroplanit por shumica besojnë se ato janë gjurmët e një rakete të lansuar nga brigjet e Kalifornisë.

Të enjten mbi New York prapë u paraqit e njëjta dritë në qiell. Kameramani i kanalit televiziv CBS 2 këtë dukuri të pazakontë e regjistroi në kamerë, thirri astronomët lokalë dhe kërkoi një sqarim logjik. Astronomët ia dhanë të njëjtën përgjigje se bëhet fjalë për gjurmët e aeroplanit.

Kameramani nuk beson në këtë arsyetim, thotë se drita lëvizte shumë shpejtë. Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për dritën e çuditshme në qiell, shkruan Daily Mail.


/Telegrafi/

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Nëntor 2010 18:22
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Gati arkivolë specialë për homoseksualët!

Arkivoli unik, i cili kushton 1650 euro, ka nxitur një interesim të madh të komunitetit, tha Brandl. Dy sipërmarrës në qytetin veriperëndimor të Gjermanisë, Cologne, po përpiqen që të hyjnë në tregun e begatshëm të homoseksualëve, duke nxjerrë në shitje arkivole të dizajnuara veçanërisht për shijet e tyre – dekoruar me fotot e meshkujve nudo.

“Besojmë se duhet të jemi në gjendje të kemi arkivole që na identifikojnë pikërisht neve në udhëtimin tonë të fundit, duke reflektuar atë që ne kemi qenë dhe si kemi jetuar derisa ishim gjallë”, theksoi sipërmarrësi Thomas Brandl. Arkivoli unik, i cili kushton 1650 euro, ka nxitur një interesim të madh të komunitetit, tha Brandl. “Njerëzit janë vërtet të interesuar për to, pasi ato janë shumë unike. Reagimet kanë qenë tejet pozitive deri tani qe po trajtojme kete ceshtje”.

32 vjecari Bradl dhe partneri i tij i biznesit, Michael Koenigsfeld 34 vjec, thonë se i kanë hyrë këtij biznesi për të kënaqur numrin gjithnjë e më të madh të kërkesave speciale që pranonin.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Nëntor 2010 01:27
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Banane, për disponim të mirë

Bananet janë një përzgjidhje e shkëlqyer për fillimin e ditës, sidomos në këtë periudhë të vitit, kur organizmit i duhet më shumë energji.
Nëse në mëngjes hani një banane, pinë një gotë qumësht me një copë buke integrale, atë do ta keni energji të mjaftueshme për fillimin e obligimeve të ditës. Bananet janë të mira për parandalimin e shumë sëmundjeve përmbajnë vitaminën B6, përforcojnë sistemin imunologjik dhe mbrojnë nga të ftohurit.

Banania përmban triptofan, lloji i proteinës që trupi e përpunon me serotonin ose “hormonet e lumturisë”, sepse në mënyrë pozitive ndikon në deponimin e mirë. Ndihmon gjatë ballafaqimit me aneminë, rregullon tensionin e gjakut, dukshëm zvogëlon rrezikun e infarktit në zemër, dhe e qetëson sistemin nervor. Meqë është e pasur me hekur, ky fryt është bar i mirë për ata që janë anemik.

Bananen mos e ruani në frigorifer, por konsumoheni të freskët. Me ngrënien e 2 bananeve në ditë siguroni energji për 90 minuta punë të lodhshme, prandaj tek atletët banania është ushqimi kryesor. Mirëpo, nga konsumimi i tepërt i saj mund të shtonin në peshë nëse nuk merreni me ndonjë aktivitet sportiv.

Fatkeqësisht, është vërtetuar se banania nuk ka ndonjë fuqi të afrodiziakut, kjo huti është falë “pamjes së saj stimuluese”.

/Telegrafi/

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Nëntor 2010 17:54
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Elektroshok për dashnorët e gruas.



Britaniku 51 vjeçar ka qenë i pushtuar nga pohimet se gruaja e tij po e tradhtonte me fqinjin, prandaj në derë kishte vendosur një elektroshok të cilin e kishte përpunuar vet.
Ka pasur kujdes që kushdo që t’i bie nafaka të hyj në shtëpinë e tij t’i mundësojë një goditje “të ndershme” elektrike. Në elektroshok ka vendosur edhe sensorin për të aktivizuar rrymën elektrike pasi që dikush të ofrohej. Mysafirët e padëshiruar i ka goditur me elektroshok nën krahë, e goditjet elektrike kanë qenë në mes të 11 e 18 volt.

Atë e kishin lajmëruar, derisa në gjyq kishte sqaruar se pajisjen e kishte bërë “për të parandaluar njerëzit që ta bëjnë atë punën me gruan e tij”.

Pas gjykimit, ai është urdhëruar të kërkojë ndihmën e psikiatrit, sepse kanë zbuluar se ka probleme psikike.

/Telegrafi/

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Dhjetor 2010 17:36
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Rrëmbeu femrën dhe e detyroi të 'shkojë me të në shopping'!



Një burrë nga Pennsylvania është arrestuar pasi një grua e lajmëroi në polici se i dyshuari e kishte rrëmbyer dhe e kishte detyruar të shkonte me të nëpër dyqane dhe të blinte rroba për të.
Policia njoftoi se viktima po ecte drejtë makinës së saj, të parkuar para një qendre tregtare në Allentown kur iu afrua 32 vjeçari Tyquann S. McCord.

Ai i tha gruas së pafat se është i armatosur dhe e detyroi të hyjë në automobil dhe të shkojnë bashkë deri tek bankomati, ku ajo u detyrua të tërhiqte një shumë parash dhe më vonë me ato para e detyroi t’i blinte rroba.

McCord u arrestua pasi edhe një dëshmitar tjetër thirri policinë pasi sjellja e tij me gruan ishte e dyshimtë. Ai është arrestuar për kidnapim dhe plaçkitje.

/Telegrafi/

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Dhjetor 2010 17:56
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Banka kontrollon edhe brekët e të punësuarve



Një bankë zvicerane e cila ka përjetuar humbje të mëdha pas krizës financiare dhe ka marrë ndihmë prej 67 miliardë dollarëve, po përpiqet ta kthejë nderin dhe imazhin në një mënyrë pak të çuditshme – duke ua imponuar punëtoreve të veta se çfarë brekë të veshin
Në një dokument intern të bankës i cili ka 50 faqe thuhet se meshkujt nuk guxojnë të mbathin qorape që biejnë në sy, femrat guxojnë të veshin vetëm qorape të tejdukshme dhe brekë pa lëkurë, nuk guxojnë të të kenë erë intensive, qoftë prej parfumeve, flokëve ose të mbajnë erë cigareje.

Po ashtu meshkujt duhet të vendosin kravata “që ju përshtaten me formën e fytyrës së tyre” ndërsa për të dy gjinitë vlenë rregulli se nuk guxojnë të veshin fustane ose pantallona të ngushta që qesin në pah format e trupit ku mund të vizatohen të brendshmet.

Femrave u këshillohet të mos mbathin këpucë pa taka “sepse nuk ka asgjë më fyese se një buzëqeshje e mekët” ndërsa nuk preferohen as tatuazhet, bizhuteritë kiq si dhe as grimi i tepruar.

Lista e rregullave për femrat është më e gjatë, por ne do të përmendim se “shenjat e ngjyrës natyrale të rrënjëve të flokut tek flokët e ngjyrosura dhe thonjtë artificial e të ngjyrosur nuk lënë përshtypjen e profesionalizmit”.

/Telegrafi/

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Dhjetor 2010 00:43
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:42 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > "Kuriozitete nga fleurs de l'orne"

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.