Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Gjerat nuk jane bardh-e-zi. Ka gri ne mes qe ben gjykimet mos jene aq te lehta. Nga nje ane vertet qendron shpifja, por nga ana tjeter ka dy gjera qe duhen pare. E para liria e fjales eshte gjithmone e shenjte, nuk ka pse dikush te kete frike nga fjalet, sepse kush ka mundesi i hedh poshte kollaj. Kjo eshte nga arritjet e koheve moderne, pa i hyre thelle manipulimit te mediave qe prape se prape ekzistojne. Pra liria e fjales eshte nga gjerat me te shtrenjta qe kemi. Se dyti, interneti eshte mjeti me i mire per te kuptuar mendimet e njerezve, eshte krejt i lire, sepse lexon njerezit, jo vizionin e gazetarit apo redaksise se nje gazete. Kjo duhet vleresuar. Komentet jane shpesh te peshtira, personalish i lexoj kalimthi, por aty kuptohet niveli i popullit, idete e secilit, mentaliteti, dialektet, ose edhe injoranca qe i perket nje populli ne shkrim e lexim.
Per keto dy aresye mendoj se komentet jane shume te vyera. Kjo vlen per cdo popull. Ndersa persa i perket shqiptareve, ne jetojme ne nje shtet te rreme, me gjykata te manipuluara, te blera, dhe njerez te korruptuar e te blere, qe nga gazetari e deri tek mesuesi. Ne keto kushte njerezit duhet te dalin jashte sistemit qe te kuptojne cfare po ndodh. Komentet, thashethemet dhe shpifjet jane metode normale kur shteti eshte nje farse ne doren e garipit te rradhes. Prandaj akoma me shume per shqiptaret eshte e rendesishme te dihen versionet alternative, komentet e njerezve, prandaj lexohen gazeta "reaksionare" si Tema qe nuk shtypet me por lexohet vetem online. Nderkohe mediat tjera thone ca lajme si hartime gjithe politese (perfshi edhe Topin e Balkanwebin po deshe).
Pra, nuk mund te ndalohen shpifjet ne kushtet aktuale, sepse mungon besimi ne sistem dhe kemi mungese korrektese ne menyre masive. Plus qe jemi shoqeri ne fermentim, me konflikte ne familje, ndarje me sopata, vrasje te shumellojshme, etj. Pra zona gri eshte me e gjere se e bardha dhe e zeza. Nuk e ndan dot nje ligj dhe nuk e ben dot diktature qe mos kete shpifje. Mos harroni qe neper bote ka "whistleblowers", nje fenomen qe shqiptaret akoma se njohin dhe personi qe jashte do mbrohej nga ligji, ne Shqiperi do quhej shpifes.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|