Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Psikologjia e falcitetit
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Kam pat nje pedagog qe na thoshte qe eshte e domosdoshme falciteti ne shoqerine tone.'' Une'', thoshte ai '' rri tere diten me buzen ne gaz kur u flas njerezve se ashtu e do puna qe te jem i respektuar nga te gjithe.''
Falciteti nuk eshte per injorantin. Ai jo se nuk di te shtirret, por me mire te themi, se nuk di ta perdori sic duhet.
Jo gjithmone falciteti eshte i demshem. Nje buzeqeshje fallco sic e permendi dhe turll nuk te vret perkundrazi. Ketu ne Shqiperi shikon shume fytyra te ngrysura. Nuk dine si te afrojne klientin.
Me nje shushke bera llafe ne plazh pikerisht per harbuterine ne te sherbyer.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Gusht 2010 14:30
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Deb* Kliko këtu për të kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Deb* Shto Deb* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Deb* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Kam pat nje pedagog qe na thoshte qe eshte e domosdoshme falciteti ne shoqerine tone.'' Une'', thoshte ai '' rri tere diten me buzen ne gaz kur u flas njerezve se ashtu e do puna qe te jem i respektuar nga te gjithe.''
Falciteti nuk eshte per injorantin. Ai jo se nuk di te shtirret, por me mire te themi, se nuk di ta perdori sic duhet.
Jo gjithmone falciteti eshte i demshem. Nje buzeqeshje fallco sic e permendi dhe turll nuk te vret perkundrazi. Ketu ne Shqiperi shikon shume fytyra te ngrysura. Nuk dine si te afrojne klientin.
Me nje shushke bera llafe ne plazh pikerisht per harbuterine ne te sherbyer.





harbuterine se kuptoj si fjale dhe kur lexova ket temen falciteti me ngriti kureshtjen te hy te lexoj
kujt i shkonte ne mendje qe ishte per gjerat fallco qe po po mundohem dhe vet tja gjej fjalen corrent po si bi ne te

e per temen ka patur te drejte ai xhaxhi pedagogo duhej njeriu te behet fallso ndonjeher ne jet e do jeta vete ashtu po jo shume se del pa kripe hic po ato buzet ne gaz fallco jane ne mode besoj

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Gusht 2010 16:24
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Fjala "harbut-eri" mund ta kete origjinen nga turqishtja. Eshte nje lloj e kunderte e politeses. Pra sjellje e keqe, e eger, pa finese dhe civilizim.

Ja kshu.

Nje sjellje konforme nuk eshte falcitet dylan.

Psh, ti smund te sillesh me te njejten ciltersi, si brenda ne familje, edhe ne pune.

Ose nqse dikush te ka merzitur, inatosur, ti nuk ke asnje te drejte te transmetosh inatin tend tek te tjeret qe tanon rruges. Kjo nuk ka te beje em falcitetin. Ti nuk po sillesh aspak falco, por po ruan te tjeret, po tregon se di te permbahesh dhe sillesh ne menyre te civilizuar.

Mendoj qe jane dy gjera te ndryshme.

Kur flasim per falcitetin, behet fjale per sjellje te shtirura me qellim perfitimi, ose thjesht per deformime te karakterit.

Kam pasur nje shok qe genjente ne cdo kohe. Sa nisje ti nje histori, ai kishte gati dy te tjera por shume me te forta.

Psh. dikush tregon:

"Nje dite duke shkuar me makine ne vitin "'97 na shkoi nje plumb fare afer:

Ai hidhet:

Kjo s'eshte gje fare. Kur isha une me makine dhe na kapen maskat dhe une fillova katate(si neper filmat ne Nikon ose Chakun....:

Keto jane jo vetem falcitete, por karakteropati e mani.

 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Gusht 2010 21:13
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Cool

blablabla..shume zhurme per asgje.

Po lexoja disa citime ketu, e ka shume fallcivitet si ne shum tema te tjera..dhe pse ndonjeher duhen.

P.s kjo qe thashe ishte fallco ..i like origjinalitetin..megjithate, i jap te drejt Bjondes tek citimet e saj.. ndonjeher tregohemi fallco , kur sduhet.

P.s: ( gaboj ose tundohem ..dhe skuptoj vleren e asaj qe jam)

ndonjeher mendoj, sikur te isha djale ( ne periudha kohore ) dhe per ato momente ..me duket sikur vetem un kam te drejt ( eshte njesoj sikur te jem vetem un ne ket bot) ne fakt..harroj ca humb, duke dashur t'jem nje mashkull

p.s kjo s'eshte aspak nje falsicitet

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Janar 2011 15:02
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Profili psikologjik i Kryeministrit

- Nga: Migena Aleksi Psikologe Msc. -

Është e vërtetë që kohët e fundit kemi dëgjuar shpesh në biseda të lira apo në studio që të flitet për termin paranojë, apo të etiketohet kryeministri i vendit si paranojak etj. Për të dhënë një përgjigje shkencore mbi këtë etiketim shoqëror, le t'i referohemi: "American Heritage Dictionary". Në të ka dy përkufizime për paranojën përkatësisht:


1. çrregullim psikotik që karakterizohet nga deluzione persekutimi (me ose pa ndjenjën e madhështisë) i cili shpesh mbrohet me ngulm pa logjikë dhe pa arsyetim të dukshëm.


2. mosbesim ekstrem dhe irracional


Për të patur një ide më profesionale dhe për të mos krijuar keqkuptime ju referuam tekstit diagnostik profesional DSM4-TR (The Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders 2000):


Paranoja është një term i përgjithshëm që përdoret për të përkufizuar një lloj personaliteti të veçantë.


Ka një diagnozë në psikiatri dhe psikologji klinike, që quhet çrregullimi paranoid i personalitetit. Çrregullimi i personalitetit paranoid diagnostikohet kur tiparet e personalitetit bëhen të dukshme dhe të pandryshueshme, të keqpërshtatura me njerëzit dhe ambientin përreth dhe që shkaktojnë dëmtime të rëndësishme të funksionimit, thuajse në të gjithë fushat e aktiviteteve të jetës së përditshme.


Karakteristikë e dukshme e këtij çrregullimi është se personat që vuajnë nga ky çrregullim nuk janë aspak të vetëdijshëm për humbjen e sensit të vetvetes në raport me të tjerët. Për këtë arsye nuk kerkojnë kurrë mjekim.


Këto veçori janë modele të qëndrueshme perceptimi dhe sjellje qe manifestohen jo pa pasoja në marrëdhëniet me të tjerët.


Nëse i referohemi DSM4-TR (2000), manualit diagnostik më bashkëkohor të sëmundjeve mendore në përdorim nga klinicistët psikiatër dhe psikologë klinikë, që të plotësohen kriteret për diagnostikimin e këtij çrregullimi nevojiten: Të jenë prezentë në momentin e diagnostikimit, të paktën 4 nga simptomat e mëposhtme:


- Mosbesim dhe dyshim i theksuar dhe i pajustifikuar ndaj të tjerëve, dyshime se të tjerët e shfrytëzojnë, e dëmtojnë ose e mashtrojnë. (original në tekst). Personi që vuan nga ky crregullim dyshon rreth besnikërisë ose besueshmërisë ndaj të tjerëve, kanë frikë se çdo informacioni që mund t' iu ketë dhënë të tjerëve do të përdoret për qëllime keqdashëse ndaj tij, vërejtjet dhe sugjerimet që i bëhenpersonit nga të tjerët ose veprimet e tyre dashamirëse interpretohen si poshtëruese ose kërcënuese për të.


- Pacienti vazhdimisht shfaq armiqësi të dukshme ndaj mendimit kundër dhe në kokën e tij "nuhat" organizime sulmesh, që vetëm ai i percepton si të tilla dhe që "nuk vihen re nga të tjerë"


- Paranoidi është i gatshëm të reagojë çdo çast, me zemërim dhe është gjithnjë i gatshëm për të kundërvepruar, shpesh herë pa përfillur se mund të përfshihet në konflikte.


- Personi paranoid ështe gjithnjë me "vigjilencë" të lartë. Kjo, sepse është vazhdimisht në kërkim të "provave" për të mbështetur paranojën e tij. Paranoidët ndjejnë një nevojë të përhershme për të patur gjërat nën kontroll dhe marrin vendime të pavarura nga rrethanat, zakonisht me nevojën për të shmangur "tradhtinë e mundshme të të tjerëve".
Kur kombinohet paranoja me elementë të tjerë emocionalë, paranoidët vënë një mur mbrojtje ndaj të tjerëve të cilin e ruajnë me vigjilencë në çdo çast të veprimtarive të tyre. Mënyra e tyre e të arsyetuarit varet kryesisht nga ky stil dyshues argumentimi dhe kjo sjellje përforcohet akoma më shumë nëse rrethohen nga njerëz të pakurajë, kompleksivë, rrjedhimisht të bindur ndaj një personaliteti autoritar. (Ball - 2002).


Në një citim nga një fragment nga punimi i një ndër studiuesve të shquar të personalitetit (Cameron, 1963), citohet se.... "asgjë nuk i shpëton kontrollit të paranoidëve, sepse ata nuk e marrin fare në konsideratë rëndësinë e realitetin konsensual social. Paranoidët shpikin një "pseudokomunitet" të tyren social.." ..."


Emocionet kanë tendencë për të ndryshuar me shpejtësi dhe në mënyrë të paparashikuar. Emocionet kanë një tendencë spirale jashtë kontrollit, duke çuar në ekstremet e ankthit, trishtimit, tërbimit, zemërimit dhe të palogjikshmes.


Marrëdhëniet ndërpersonale priren të jenë kaotike, me ndryshime të shpejta dhe të paqëndrueshme. Kur emocionet e forta janë prezente, ka një tendencë të prishet e gjithë skema e funksionimit normal dhe karakterizohet nga sjellje gjithnjë e më të paarsyeshme. Këto lloj sjellje të rikthyeshme në kohe të personalitetit paranoid, janë të pakorrigjueshme dhe shoqërohen me mungesë të arsyetimit normal. Këto tipare jane vënë në dukje nga psikiatrit prej afro më shumë se dy shekuj (Millon & Davis, 1996).


Në kontekstin shoqëror të sotëm, koncepti i psikopatisë (emërtimi i vjeter diagnostik i çrregullimit të personalitetit), në praktikën klinike përdoret për të treguar tendenca apo mënyra sjellje shoqërisht të papranueshme në drejtim të cënimit të të drejtave të të tjerëve. "Kanë egoizmin, pavarësinë, mashtrimin, impulsivitetin dhe tendencën për të trajtuar njerëzit si objekte, si dhe indiferencë të dukshme ndaj demit që ata ju shkaktojnë të tjerëve. (Po aty : Millon & Davis, 1996).


Thuajse të gjitha teoritë e personalitetit që njohim, kompletojnë më së miri karakteristikat e paranojës, pavarësisht nga këndvështrimi shkencor i ndryshëm, në varësi të shkollave psikologjike që i përkasin.


Ndonëse paranoidët njihen për dyshimin e tyre dhe bindjen se janë gjithnjë objekt sulmi dhe përndjekje, jo rrallëherë ata mund të kenë karierë dhe suksese të paimagjinueshme. Disa prej tyre mund të shndërrohen në diktatorë


Një shembull karakteristik i karrierës jo të bujshme, i individëve paranoidë është rasti i ish-themeluesit të shërbimit informativ amerikan , Edgar Huver. Kariera dhe historia e Edgar Hoover-it, një ndër baballarët e shquar të sherbimeve sekrete amerikane. Një nëpunës krejt i zakonshëm, i cili nuhati në momentin e gjëndjes kaotike të SHBA-ve, fill pas mbarimit të luftës së parë botërore, mundësinë për të dalë si flamurtar i shpartallimit të komunizmit, i "forcave të së keqes". Ai është rasti i paranojakut 'idealist" dhe dogmatik që "mbrojti" shtetet e Bashkuar nën mandatin e 10 presidentëve.


Studiuesit Oldham dhe Morris (1995) në studimet e tyre mbi personalitetin konstatojnë se: "Personalitetet dyshues apo vigjilentë kanë tendencë për sa më shumë pamvaresi dhe pushtet, janë të ndjeshëm ndaj çështjeve të pushtetit, autoritetit, dhe dominimit".
Historia është e mbushur me individë paranoidë. Nëse i referohemi rastit të Hitlerit, ai sipas specialistëve që merren me profilet psikologjike plotëson jo vetëm 4 kriteret e nevojshme për t'u diagnostikuar si paranoid, por të gjitha kriteret (7 kriteret diagnostikë të përcaktuar ne manualin professional të vleresimit) .


Historia dëshmon se sa rol tragjik kanë luajnë personalitetet paranoide në fatet e njerëzimit apo popullatave të ndryshme. Në disa punime mbi profilin paranoid të Leninit jepen të dhëna interesante, mbi dyshime e vazhdueshme të Leninit, i cili arriti deri sa ta denoncojë Stalinin në një letër të vitit 1922 që mbase mund të ketë ndikuar në fundin e tij.




Për kuriozët:
Lexoni : Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders DSM-IV-TR Fourth Edition (Text Revision) 2000
Manuali diagnostik dhe statistikor i çrregullimeve mendore.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shkurt 2011 23:08
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sassari
kompletues mendjesh.

Regjistruar: 05/03/2010
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 483

te gjithe politikanet jane psikopate nese keni dyshim hidhini nje sy te ftohte liderit te zemres suaj. vertet te perfaqson ai ty.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Shkurt 2011 00:00
sassari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sassari Kërko mesazhe të tjera nga: sassari Shto sassari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sassari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Cool

Nuk i kuptoj disa persona, qe duke u bazuar, tek dike, humbin vlerat e vetes ..psh keto 2citimet lart , skan lidhje aspak me cfare flitet.

Kushdo perfaqeson veten e tij, cdo karakter eshte pasqyrim i nje personi dhe nese kjo deformohet ather perbehet ajo dukuri e quajtur Falcitet.si ne rastet qe ju paraqitni...me lart.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Shkurt 2011 15:21
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:19 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Psikologjia e falcitetit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.