lorie
you fascinate me...
Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137
|
Citim: Po citoj ato që tha Endri
Do ishte mire te degjonim perspektiven e lorie-t perreth kesaj teme.
E lexova kete teme por me duket si pa kuptim kjo hapja e temes. Nejse, une i bashkohem 99.9% mendimeve te Piktorit.
(nuk bashkohem tek dallimi qe ben se eshte besimtar modern dhe besimtar jomodern.) Te gjitha parimet qe shkruan deri tani jane te njejtat parime te krishtereve modern apo te vitit 20 AD kur sa kish nisur rryma e krishtere,it's the same.
Bibla mbetet Bibel.
Dhe duke vazhduar fillin se Bibla mbetet Bibel, eshte mire te lexohet zanafilla. Nuk eshte permendur ne Bibel qe fruti qe Eva kafshoi ishte molle. Cfaredolloj fruti qe te ishte, fakti qe mund te merret ne menyre literale apo simbolike eshte ne dore te personit. Bibla eshte liber me fakte te forta historike por sic thote Piktori, eshte teper i vecante,eshte permbledhje librash. Ka poema sensuale tek Song of songs, ka luftera midis kombeve, ka kenge te thurura Zotit tek psalmet e Davidit, ka krijimin e Izraelit gjithmone ne pranine e Zotit. Disa mesazhe jane shume te drejtperdrejta, disa jane me te veshtira per tu kuptuar,duhet studim, dhe disa te tjera nuk do i merret vesh aspak kuptimi derisa te kesh mundesine ti besh pyetje vete Zotit, sepse jane shume te thella per mendjen njerezore ( edhe pse e kane shkruar njerezit, por kane qene te frymezuar prej Zotit).
Thelbi i frutit te Zanafilles mbetet tek fakti qe Zoti i kish dhene te dyve nje udhezim specifik qe nqs nuk ndiqej kishte pasoja dhe Ai veproi pasojat sipas premtimit te bere. ( this in fact shows characterial integrity on God's part)
Me duket pa kuptim hapja e temes se nqs dikush do te donte te mesonte me shume mbi krishterimin, nuk do nisej nga Zanafilla. Kur behen studime me njerez qe duan te mesojne me shume mbi Biblen,nuk lexojne zanafillen, nqs nuk di themelin e besimit te krishtere, zanafilla ngjan si pa kuptim, pa aplikim ne jete, dhe madje e merzitshme.( even though if you study it deeper it has great treasures)
Ne fillim lexohet dhiata e Gjonit qe te kuptohet me mire identiteti i Jezusit. Kush ishte ai?
Sic e kam permendur me perpara nqs Jezusi nuk do kishte vdekur dhe ringjallur, feja e krishtere nuk do ekzistonte.
__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|