kontinenti
Blujtes
Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934
|
Citim: Po citoj ato që tha Lela_Dr
Tallu tallu ti
Lela, kur te plakesh...aty tek te 80-tat, do t'u thuash nipave dhe mbesave...eh...kur isha e re, kam qene administratore e forumit Horizont.
''O stergjyshe'' do te thone ata, ''po cfar dreqin behej ne kohen tende tek ai forumi Horribon?''
''Ehhh...'' do thuash ti, ''para se te flas, me jepni pak ilacet...ehh qe thoni ju atje kam qene grindur me Konten.''
''O stergjyshe....kush dreqin eshte ky, mos valle stergjyshi jone?''
''Jo more jo....jeni me fat qe nuk e keni stergjysh ate llapqen, une alamet adminsitratoreje te martohesha me Konten e perjashtuar dhe pa grada, ai as kapterr nuk ishte. Por ka qene dikush, ju keqen stergjyshja, me te cilin grindesha shpesh, por edhe qeshja shpesh me te.
''O stergjyshe....po a ka patur gje ne mes jush?''
''Ai i shkreti me vinte rrotull...por une as qe ja varja, derisa mora stergjyshin tuaj.
''O stergjyshe...po stergjyshi pse e ka pas emrin ''Fajtori'' cfar faji ka bere ai?
''Ai nuk ka asnje faj, por ai Kontja i mallkuar e denoncoi ne polici dhe e futi me pas ne burg stergjyshin se gjoja me mashtroi mua, por e gjitha ishte me deshmitare fallco...ta dini mire se stergjyshi juaj eshte njeri i ndershem....te jeni krenar per kete. Mbajeni koken lart!''
Lela...ne ate cast do te bjeri dera...pam...pam...pam.
Del nji nga nipat dhe e hap. Pastaj bertet qe nga larg.
''Stergjysheeeeee...ka ardhur nje lypsar...kerkon pak buke, thote se ka qene shok forumi me ty.
''Shpresoj te jete Kontja, t'i jap pak buke, se prap me vjen keq per ate dreq'' u thua ti sternipave te tjere qe jane prane teje. Dhe kur del e shikon me mire me ato syzet minus 14 qe ke vu....c'te shikosh...nuk ishte Kontja (per te cilin thone se ka vdekur), por ishte Admirali.
Ti e shikon dhe thu me vete; eh i shkreti Admiral, qenka bere si pikepytje...kaq shume qenka plakur. Paska ik pa lejen e drejtoreshes se azilit, me nje fjale pa lejen e Agates.
Ai te flet me doren te zgjatur.
''Lle..Lle...pak..bu...bu...nuk me duan as fmijet, kaq kohe e keqe ka ardhe''
''Po ti nuk dijte te mbash as gruan more i shkrete. A eshte martuar per se dyti Tulipania'' i thua ti.
''Ethte..martuar dhe 4 here te tjera'' thote ai ''e pothtra''
''Qenka e forte ajo'' thua ti.
''Thone se ka rraf burrin e katert dhe i theu krahun'' thote ai.
Ti i jep pak buke dhe Admirali duke qajte thote se ka nevoje per pak uje qe te zbuse buken se nuk ka dhembe fare ne goje. Nji nga nipat i jep nje tas me uje, por Admirali duke pa miqesine tende kerkon te rrije aty. Po a e lejne nipat e tu se????
E kapin dhe per skaplashi e nxjerrin jashte sepse kishin frike nga semundjet apo dhe dyshonin se mund te kishte morra qeni ne koke.
Me pas ti vazhdon tregimin per forumin ne kohen qe ishe 25 vjecare.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|