lost_soul
going nowhere..
Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692
|
Re: Makina e kohes.
Citim: Po citoj ato që tha Piktor
Njohuria dhe koncepti jane dy gjera krejt te ndryshme pasi e dime qe mund te kemi njohuri te mjaftueshme por kemi koncepte krejt te ndryshme dhe nqs duhet te biem dakort eshte menyra specifike (filozofike) e trajtimit te argumentit.
Pa dyshim nese ecim me idene e perfeksionimit te makines, normal qe vjen nje dite psh ne 2809 te na mesoje shume gjera. Tani ka dy mundesi ose te na mesoje gjera qe dikush apo disa ja kane injektuar, ose do na mesoje per gjera qe njeriu realisht nuk mund te shkoje psh ne distance e ne kohe.
Lost mos ma merr per keq se helbete injorante jemi dhe po mundohemi te qartesojme idete dhe te zgjerojme njohurite e te ndryshojme konceptet.
Dilema e rradhes eshte:
Kur folem per shumen e kendeve te trekendeshit, qe nga gjeometria dime qe eshte fiks 180° , mirpo ne hapsire kjo nuk eshte e vertete pasi kemi trekendesh me 270° shumen e kendeve. Pitagora?
Pra i bie nese nje trekendesh me tre kende te drejta, te kete tre katete, apo tre hipotenuza. Apo duhet te dorzohemi e te themi se vija e drejte imagjinare nuk egziston pasi ajo perthyehet sipas nje harku nderkohe?
Piktor kam parasysh qe makinat prodhojne makinat.
Nqs njeriu arrin te krijoje nje inteligjence artificiale te mjaftueshme qe kjo inteligjece te perdoret per te prodhuar makina te tjera inteligjente, atehere shpejtesia e inteligjences mund te rritet shume. Ka fusha kerkimi qe quhen algoritmika evolutive, qe simulon ne parim evolucioin biologjik. Ka pangesa natyrisht (si perhere), por nga ana tjeter fusha e kerkimit eshte ne foshnjerine e saj.
Ndryshimi me evolucionin biologjik eshte koha e shpejte e nje brezi, pra jeta e nje brezi mund te jete 1 ore ose 3 ore. Kjo kohe varet shume nga kompleksiteti i llogaritjeve dhe natyrisht nga shpejtesia e llogaritjeve. Shpejtesia e llogaritjeve rritet me 2 here ne cdo 1 vit e gjysem, sipas ligjit Moore (kjo eshte perafersi). Megjithate perparimet ne fushen e kompjuterave quantike, do te bejne te mundur qe kjo shpejtesi te rritet eksponencialisht. (shenim anesor: kur kopjuterat kuantike te behen realitet te gjitha sistemet e sigurise aktuale ne informatike do te bien poshte).
Nuk e di se sa i qarte po tregohem me kete shkrim geeky, por me fjale te thjeshta po them qe disa makina te zgjuara do te ndertojne makina te tjera me te zgjuara, te cilat do te ndertojne makina akoma me teper te zgjuara etj etj, dhe ky proces mund te vazhdoje. Nuk e kuptoj pse truri i njeriut apo elefantit paska te drejte ekskluzive mbi zgjuarsine.
Sa per ate dilemen tjeter, megjithmend qe eshte hesap tjeter.
Nuk e di sa mund te mbash mend nga shkolla, por vija e drejte nuk ka perkufizim. Nuk perfizohet por pershkruhet mjaftueshem derisa njerezit te arrijne te kuptojne qe edhe te tjeret kane kuptuar te njejten gje.
Pasi kemi rene dakort se cfare kuptojme me vije te drejte, mund te fillojme e te bejme shkence me te, te meremi me trekendesha etj.
Ne jeten e perdishme me vije te drejte kuptohet ajo qe te gjithe dime. Psh nje fije e tendosur perfaqson nje vije te drejte. Disa njerez gjeniale dy shekuj me pare e sfiduan kete kuptim dhe vendosen t'i japin nje kuptim alternativ vijes se drejte. Dhe me te njejten menyre filluan e bene shkence me te, trekendesha etj. Dhe zbuluan qe ne kete shkencen alternative ka trekendesha me shume kendesh me shume se 180 etj. Keto dy modele nuk jane ne kundershtim me njera tjetren, por jane modele alternative.
p.s.
Te them te drejten per cdo gje po fliltet ketu, vetem per filozofi jo.
__________________
Walking the drunkard's walk...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|