SHKODRA4001
Anëtar Aktiv
Regjistruar: 19/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599
|
Citim: Po citoj ato që tha Vitriola
Fatkeqsisht ende esht ne fuqi ligjet e kanunit! sidomos andej ka malsija ku hakmarrja edhe sote zbatohet..
MALSI eshte e gjithe shqipnija!
Ligjet ose ma kjart,zokonet burrnore ne malcin e dukagjinit prefektura shkoder,dhe po sot ne qytetin e shkoders....po detyrohen te bien pre e interesave materialiste,nga njerez dashakeqes gjoja sikur lozin rolin e ndermjetesit per te qetesuar situaten mes dy konflikteve,dhe ato realisht jane te vetmit qe nxisin kete konflikt,duke perdorur imazhin e KANUNIT TE LEKE DUKAGJINIT.Mediat e shkruara dhe ato elektronike sot ne shqiperi,duhen goditur e pse jo vene para drejtesise sebashku me njerez(kryepleq) te cilet imazhin e gabuar qe ato po ndertojne ndaj nje kushtetute nder me te vjetrat ne hapesiren shqiptare,arriten ta trazojne ne lloj lloj ngjyrash,te cilat nuk jane te verteta.Kanuni ka qene provincial teper i pershtatshem per kohen ku ne vende perendimore europiane zbatoheshin nen urdhrat monarkiste,ku dhe sot jane ne vijim por te modifikuara me ligj.Mos harroni se sot nje qytetar shqiptar denohet me ligje te huazuara nga kushtetuta e republikes popullore socialiste te shqiperise.....keto media nuk i trajton ?ne kohen e sundimeve krahinore LEKE DUKAGJINI ishte kufirin e tij deri ne vijen lumore drin me saktesisht fshati GJADER -LEZHE,me pas vijonte principata e KASTRIOTVE me kanunin e KURBINIT ku dhe ai kishte po thuajse te njejtat ligje.Mungesa e shtetit ligjor sot ne shqiperi,njerezit detyrohen te mbeshteten dikund me shpresen se drejtesia egsiston .....por mjerisht vetem mashtrime ka sot ne shqiperi.Ne kohen e qeverisjes komuniste ska pa shakmarrje sepse kishte shtet ligjor,hakmarja lindi me pas ku datonte inate ose gojdhena te liga,te cilat vetem rizgjuan nervin e kujtuar te fikur......Ne shkoder thuhet nje fjale popullore,me i keq DORACI SE SA VRASI(me i keq nxitesi se sa personi qe vret).Ne vitet e grevave te medha ne kosove,lindi PAJTIMI KOMTAR ne te u kryen akte vertet burrnore e shqiptare,ku tek ne ne shqiperi asnje person politik nuk po merr kete gjest human,i cili eshte vertet urgjent e i nevojshem pe rdisa qindra familje te cilat ngujohen nga friga se mos po i vret kush?e ne kosove falja e gjakut u be ne kohen ku kerkohej bashkim komtar pe rte luftuar armikun shekullor (serbine) ku ajo (serbija)bazohej tek percarja qe kishin mes tyre (kosovaret)....ne vend qe sot opinioni publik vendas ne shqiperi te huazoje gjestin human kosovar,ato po arrijne te pergojojne e komentojne vuajtjet e shpirtrave te nenave te veshura ne te zi,femijve pa baba,buken qe sonte ato nuk e kane ne sofer.....turp per shqiptaret kudo qe jane.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|