Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Berisha: Presidenti në xhepin e Ramës, replikon Topi:Sulmi i padenjë

TIRANE- Përplasje në distancë mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha.

Në një konferencë për shtyp të mesditës së sotme, kryeministri Berisha sulmoi kreun e shtetit duke deklaruar se „presidenti ishte në xhepin e Ramës dhe këtë e faktoi me votën e tij në zgjedhjet e 8 majit“.

Pak orë më vonë, kreu i shtetit iu përgjigj përmes një deklarate zyrtare, të shpërndarë nga zyra e shtypit e këtij institucioni, ku sulmi cilësohet si “i padenjë dhe denigrues“. Replika shkon më tej duke e quajtur „pjesë e lojës me të njëjtët aktorë prej një dekade, ku presidenti ka refuzuar të marrë pjesë".



DEKLARATA E PLOTE E PRESIDENTIT
Lidhur me komentet e sotme politike të bëra nga ana e Kryeministrit Berisha në konferencën e shtypit për ngjarjet në Kosovë, mbi pozicionin kushtetues të Presidentit të Republikës, Drejtoria e Informimit Publik e Presidentit bën me dije se: “Presidenti i Republikës zoti Bamir Topi ka qenë, është dhe do të jetë tërësisht në funksionin e tij kushtetues, jashtë çdo ndikimi dhe angazhimi direkt apo indirekt të partive politike. Çdo përpjekje apo aludim tjetër që tenton ta pozicionojë politikisht Presidentin, është e gabuar, spekulative dhe e pamoralshme.

Përgjatë muajve të fundit Presidenti Topi ka qenë objekt i sulmeve të tilla të padenja dhe denigruese, por me përgjegjësinë për nevojën e stabilitetit demokratik në vend, ai ka refuzuar të bëhet pjesë e kësaj loje, e cila ka të njëjtët aktorë dhe të njëjtat sjellje apolitike prej më shumë se një dekade. Për Presidentin gjithnjë ka mbizotëruar prioriteti publik; - nevoja që politika shqiptare të reflektojë nga gabimet e saj të përsëritura dhe me pasoja direkte për interesat kushtetuese dhe kombëtare të qytetarëve tanë. Për këtë qëllim, përmes apeleve publike, takimeve dhe korrespondencës zyrtare me institucionet politike e kushtetuese Presidenti ka nxitur aktorët politikë të reflektojnë përgjegjshmëri dhe vullnet politik për zgjidhjen e krizave dhe situatave penalizuese për qytetarët dhe vendin.

Në kohën kur Presidenti, ashtu si shumica e qytetarëve tanë dhe vetë partnerët ndërkombëtarë kanë qenë e janë në pritje të këtij reflektimi politik dhe masave konkrete, fatkeqësisht sjellja politike mbetet e njëjtë. Individë e institucione politike që kanë detyrë të zbatojnë kushtetutën dhe ligjet, në mënyrë sistematike ia lejojnë vetes të krijojnë situata të paqëna, të shpikin vota dhe kundërshtarë politikë, të krijojnë tension artificial midis qytetarëve dhe institucionit të kreut të shtetit, si dhe të tërheqin vëmendjen nga nevoja jetike që ka vendi për reforma të prekshme dhe rezultate konkrete në përmbushjen e standardeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Topi ka refuzuar dhe refuzon të bëhet pjesë e këtij debati shterpë e të inskenuar, dhe siç e ka deklaruar edhe më parë, votimi i tij më 8 maj ka qenë korrekt. Çdo tentativë për intepretimin e votës nuk lidhet me atë mënyrë votimi, por me përgjegjësinë ekskluzive të administrimit partiak të votave si dhe me skenarët e parapërgatitur nga autorë të këtyre inskenimeve.

Lidhur me debatin mbi qëndrimin e Presidentit për nevojën ose jo të ndryshimeve kushtetuese, Presidenti Topi deklaron se nuk dëshiron të jetë pjesë e këtij debati dhe se qëndrimet e tij i ka bërë të njohura në kohë, ditë përpara votimit parlamentar të 21 prillit 2008, kur interesat politike të momentit dominuan nevojën për institucione funksionale e të qëndrueshme demokratike, të bazuara në parimin kushtetues të ndarjes dhe të balancës së pushteteve.”

DEKLARATA E KRYEMINISTRIT
Kryeministri Berisha gjatë konferencës së sotme për shtyp, ku dënoi sulmet e serbëve në veri të Kosovës, iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Kreu i qeverisë tha se PS nuk mund të kërkojë ndryshimet kushtetuese për të patur presidentin në xhep, kur presidenti tha Berisha deri tani ka qenë në krah të Ramës dhe këtë, sipas tij e vërtetoi me votën e hedhur më 8 maj.

“Zoti Rama e pati presidentin, votoi presidenti për të, u faktua me votë, dua të theksoj se nuk janë të pakët ato që më thonë, a ndihesh i tradhëtuar. Abdsolutisht aspak, aspak, sepse të jeni të bindur ju se thelbi i përpjekjeve të jetës time ka qenë që njerëzit të votojnë të lirë. Tani të kërkosh ndryshime kushtetuese sepse duhet ta fusësh presidentin në gjysëm xhepi , ndërkohë që e ke plotësisht në xhep dhe nuk të dha asgjë më thuaj ti mua sa racionale është kjo”- deklaroi kryeministri Berisha.
(s.g/BalkanWeb)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Korrik 2011 20:09
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Berisha kerkon te behet perseri president

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Korrik 2011 20:42
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Berisha kerkon te behet perseri president


Vetem diktator s'mund ta quash Berishen..

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Korrik 2011 20:45
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha lule


Vetem diktator s'mund ta quash Berishen..



Jo vetem Berishen, por edhe ate tjetrin te birin e Kristaqit.

Diktatura nuk ka brina lule. Pesa kohe te dy partite mbeshteten ne banda kriminale dhe mekohen nga krimi i organizuar...

ose me mire me thane atje drrejton krimi i organizuar i ketij shekulli. Iku koha kur mafia i kerkonte restorantit 10% apo kasapit tek qoshja 20% te fitimit per te siguruar qetsine e tregetise. Tani vete krimi eshte ne biznes dhe siguron tregetine nepermjet krimineleve, qofshin keta ligjevenes apo ligjzbatuar. Legjislativi sigurisht qe nuk funksionon sepse nuk mund edhe sikur te doje. Te ik koka per 10$ edhe sikur te jesh kryeprokuror.

Kush ka "guxim" e flet, ose ka prapa nje fuqi te madhe, zakonisht USA Franca, Anglia., ose eshte i krisur.

kjo nuk besoj se quhet demokraci.

Lule, per konsultime mbasdite ke shpia, S'kam njeri sot.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Korrik 2011 21:12
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Berisha kerkon te behet perseri president


Po ka pare mikun e tij Berlusken ai se dhe ky do te behet president dhe po pergatitet terrenin pak nga pak ne ky i joni ...po do me pelqente Berisha president do me kenaqte me fushaten qe do bente do ishte gallat sdo kishte nevoje per portokalline ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Korrik 2011 22:13
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Kane shume gjera te perbashketa, por kane nje gje qe i dallon mire.

Berisha ... nuk kemi degjuar qe te tradhetoje Lirine. Pse?

Ka dy arsye per kete:

-Ose Liria ka shume marifete.

-Ose atij te shkretit i ka hup.

 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Korrik 2011 22:17
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Jo vetem Berishen, por edhe ate tjetrin te birin e Kristaqit.

Diktatura nuk ka brina lule. Pesa kohe te dy partite mbeshteten ne banda kriminale dhe mekohen nga krimi i organizuar...

ose me mire me thane atje drrejton krimi i organizuar i ketij shekulli. Iku koha kur mafia i kerkonte restorantit 10% apo kasapit tek qoshja 20% te fitimit per te siguruar qetsine e tregetise. Tani vete krimi eshte ne biznes dhe siguron tregetine nepermjet krimineleve, qofshin keta ligjevenes apo ligjzbatuar. Legjislativi sigurisht qe nuk funksionon sepse nuk mund edhe sikur te doje. Te ik koka per 10$ edhe sikur te jesh kryeprokuror.

Kush ka "guxim" e flet, ose ka prapa nje fuqi te madhe, zakonisht USA Franca, Anglia., ose eshte i krisur.

kjo nuk besoj se quhet demokraci.

Lule, per konsultime mbasdite ke shpia, S'kam njeri sot.



Eshte shum e drejt kjo qe ke then, po me gjej nje politikan sot mos jet i diskriminuar nga çdo ane ti maresh, gjithsesi e kam then dhe e them eshte politikani me i afte sot per sot ne shqiperi, eshte politikani, qe te pakten i hapi rruget , eshte politikani qe un adhuroj e uroj me gjith shpirt te behet vertet dhe nje her President..
2 kandidate jan te zgjedhurit e mi , Fatos Nano dhe Berisha..e di qe jam pak e komplikuar ne ngjyra, po te pakten mendoj qe ai vend ka nevoj per njerez te zgjuar ta udheheqin meqe eshte popull pak *Retard*.

Vetem sot?
Ku e dije qe vertet kam nevoj per nje konsult sot?

Ver nje foto te njoh ke aeoporti , se me mask s'te gjej dot.

p.s pergjigjen ma bej me leter nga ato anonimet e hidhe Ktu,
te takimit te konsultes e kam llafin ..se s'do jem verdall .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Korrik 2011 23:17
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha lule


Eshte shum e drejt kjo qe ke then, po me gjej nje politikan sot mos jet i diskriminuar nga çdo ane ti maresh, gjithsesi ...........................


p.s pergjigjen ma bej me leter nga ato anonimet e hidhe Ktu,
te takimit te konsultes e kam llafin ..se s'do jem verdall .



Po c'te te bej une ty.

I diskretitum doje me than.

Kjo gjithsesi se si me duket sikur po degjoj A Kreasten.

Ne vend te "gjithsesi" mund te perdorej "megjithate". Jo per gje po po ndryshohet kuptimi i kesaj fjale.

Assesi.

Kurrsesi

gjithsesi

Seicila ka nje kuptim

Por megjithate ose sidoqofte eshte me e sakte.

ja edhe gjysma e konsultes.

Pjesa tjeter eshte me intime.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Korrik 2011 23:31
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Vertet mundohem te gjej fjalet e duhura po kuptimin mendoj ja jap te sakt nje fjalie, ato si_si_te s'kam kohe ti deshifroj tani, se vertet jam me vones
Vetem Sala smund te jet i diskretituar .
E di çke shelgu,, hidh ndonje kritik per letersin se ate e qan ti..
Politiken ma ler mua

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Po c'te te bej une ty.

I diskretitum doje me than.

Kjo gjithsesi se si me duket sikur po degjoj A Kreasten.

Ne vend te "gjithsesi" mund te perdorej "megjithate". Jo per gje po po ndryshohet kuptimi i kesaj fjale.
Assesi.
Kurrsesi
gjithsesi
Seicila ka nje kuptim
Por megjithate ose sidoqofte eshte me e sakte.


ja edhe gjysma e konsultes.

Pjesa tjeter eshte me intime.




Per ça pjese intime flet..mos me thuaj ke studiuar ate qe mendoj
Tani kuptova pse je shelg ..
pjesen tjeter , nese do kthehem nje dit prape ketu .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Korrik 2011 23:37
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha lule
Vertet mundohem te gjej fjalet e duhura po kuptimin mendoj ja jap te sakt nje fjalie, ato si_si_te s'kam kohe ti deshifroj tani, se vertet jam me vones
Vetem Sala smund te jet i diskretituar , di çke shelgu,, hidh ndonje kritik per letersin se ate e qan ti..Politiken ma ler mua

Per ça pjese intime flet..mos me thuaj strudion ate qe mendoj
Tani kuptova pse je shelg ..
pjesen tjeter , nese do kthehem nje dit prape ketu .



Joooo, mos mendo dirty...

Intime mund te jete edhe shume e paster. Intime psh ndodhesh ne nje kishe katoline dhe hyn ne intimitet me shpirtin.

Yyyy ka shume kuptime po qfar te te beuj une ty qe mendja te rri maje bilbilit?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Korrik 2011 23:40
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:29 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.