Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Se kush qelloi eshte provuar me kohe. Kjo teoria se e vrane njerezit e vet doli me date 22 Janar sa per ti hedhur hi ne sy njerezve, pastaj u mblodh prokuroria dhe bene ekspertizen e plumbave. Ishin pikerisht plumbat e Gardes. Nja dy veta nga ato jane ne gjyq per ate pune, por kush e dha urdhrin per te qelluar nuk merret vesh. Pra fakti eshte se shteti qelloi dhe vrau 4 persona duke plagosur shume te tjere, mes tyre nje gazetar qe ishte shume larg nga dera e kryeministrise, te cilin plumbi e kapi ne qafe dhe shpetoi kot.
Qe shteti vrau kjo dihet. Tani po te duash i hyjme hamendesive. Me hamendje thuhet se nje nga rojet e Sali Berishes (gjithmone te famshem per gjakderdhje si ne rastin Azem Hajdari), kapi shefin e gardes dhe i dha urdher te qelloje, ai ka rezistuar, prandaj hengri nje grusht te mire surratit. Kjo spjegon me gojedhana popullore pse shefi i gardes kishte syrin e nxire (qartesisht nga nje grusht) ne gjithe konferencat e shtypit qe dha ato dy dite. Ose ne te kundert i bie protestuesit te kene rrahur shefin e gardes, gje qe nuk doli ne asnje lajm, sepse asnje gardist nuk ra ne doren e protestuesve.
Mos harrojme gjithashtu se per 21 Janarin kryeministri akuzaoi si organizator:
1. Presidentin e Republikes.
2. Prokurorin e pergjithshem
3. Kryetarin e opozites.
Deri tani keto akuza masive per figurat qendrore te shtetit nuk gjeten asnje vertetesi. Si thote ajo shprehja, kur shtyp ketu e te dhemb, shtyp aty e te dhemb, atehere problemain e ka gishti.
Ka ardhur nje pike qe kriminelit nuk i duhet thene kandidat per deputet, por kriminel. Kjo duhet perseritur cdo dite, ne cdo media, sepse shqiptaret duket se harrojne kollaj.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Modifikuar nga Fajtori datë 15/06/2013 ora 23:47
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|