Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Citim: Po citoj ato që tha shelgu
Jemi shquar per luftetare?
Po te gjithe kombet jane shquar, te gjithe pa perjashtim dhe shume me teper se ne.
Merr ruset. Cfare heroizmash kane bere ne historine e tyre, pa fund. Po Italia? Po Greqia? Po Franca. Jo eliz jo. Heroizma kane bere me shume te tjeret. Ne jemi mburrur me shume. Ose edhe me keq kemi luftuar si tradhetare te kombit tone. Kam shume emra qe mund te rreshtoj ketu duke fiilluar qe nga perandoria Otomane. Psh.Ne mburremi qe i kemi dhene perandorise Otomane 11 vezite te medhenj. Kjo eshte faqe e zeze. Ne duhet te turperohemi per keta 11 kryetradhetare. Keshtu duhen pare gjerat. Ne luftetare trima? Po ka pasur edhe trima per te qene i drejte, por kane qene shume te paket.
Ne lidhje me kete qe thote Fajtori.
Po e ke kapur shume bukur Fajtor. Por une mendoj qe ne nuk kemi koka sepse kokat u prene qe kur ishin princat shqiptare. Ne mbetem dhe jemi komb pa elite. Ne na mungon ajo pjese e shoqerise qe ka aftesi superiore. Kjo nuk do te thote se nuk ka njerez me IQ te larte. Elita nenkupton ate pjese e cila udheheq kombin. Ketu nuk futen politikanet. Politikanet bejne ligjet mbi te cilat krijohet nje sistem i mbare ku elita te finksionoje.
Elita jone nuk eshte formuar pra akoma. Kjo do doje shume kohe.
Ne kemi nje shtrese ne krye te shtetit e cila eshte aq injorante sa edhe populli i thjeshte. Si komunikojne keta me koleget e tyre te Europes? Imagjino nje piktor qe diskuton termat profesionale te ekonomise me relativin francez apo gjerman. Njesoj sikur nje sazexhi te bisedoje per muziken me nje muzikat, edhe me keq madje.
Sa kohe do duhet qe te formojme kete elite?
Ja te shtoj edhe une nja dy rreshta lidhur me elitat.
Ne fillim duhet te shpjegojme se çfare nenkuptojme me elite!
Elitat nuk jane diçka SUPER apo e shkeputur nga masat. Elita mund te jete edhe person i vetem, me gjestin e tij apo vepren e tij ashtu sikurse disa me veprat apo gjestet e tyre reagojne.
Te paret qe reagojne zakonisht, jane artistet (aktore, shkrimtatre, gazetare, analiste e keshtu me rradhe).
Ne nje interviste te Fantozzi-t (Paolo Villaggio) per revisten OGGI ai tha nje te vertete trishtuese. "Fantoci ardhuron Renzin (nenkupto qeveritarin, pavarsisht kush eshte personi) ndersa une jo.
Nese duhet te zbresim ne realitetin shqiptar ne lidhje me mentalitetin nuk ka ndryshime sepse fantoce kemi edhe ne. Diferenca e madhe e shperblimit midis sektorit privat dhe atij shteteror eshte i frikshem. Ne shtet merr 3, 4, 5 deri 10 fishin. A nuk eshte kjo nje plage, qe e ben edhe me te ashper luften mes partive politike?
Zingjirit te kesaj i shtojme edhe pamundesine e reagimit te njeriut te afermit sepse i rrezikon punen pra te ardhmen te afermit. Emerimet neper ambasada psh te vajzes se Kadarese eshte nje mundesi e mire per ta mbajtur te pakten larg politikes se perditeshme te artistit te madh. Dyshoj qe Kadare mund te behet bythlepires, vetem se i ngelet kohes ta vertetoje kete. Kjo funksionon per te gjithe paperjashtim.
Investimi ne kulture. Nuk e ekzagjeroj se jemi ne nje pike te ulet por politikani behet milioner e nderton shtepi me nje Kurban ndersa shkrimtare, eseiste etj nuk fitojne as sa per nje pale syze Malibu.
Duket qarte se jam i anuar ne analizem time e di mire se kerkoni te behem i paanshem. Ne fakt Kryemistri ja ka borxh nje shishe vere Vizionerit dhe jo ju te tjereve, pasi Vizioner eshte i vetmi i palekundur qe sheh vetem pozitivitet tek Ai. Veçova Vizioner pasi eshte i paster 100 % duke qenese nuk ka asnje interes personal nga pushteti.
Duhet kurajo qytetare per te protestuar. Zgjimi vjen nga arti, filmi, dokumentari, librat etj. Kesaj trullosje politike po ti shtosh edhe kriminelet, trafikantet e mashtruesit qe jane model i jetes dhe pasurise kuptohet se lufta eshte edhe me e eger, me sfiduese.
Keta te fundit bejne edhe karriere politike. Jane te lidhur me politiken, me policine dhe me gjykatat. Kjo lidhje nuk eshte se eshte direkte, ka menyra e menyra. Njera eshte me kercenim, tjetra eshte me pagim dhe keta ndihen te forte dhe te paprekshem. I gjen ne parlament ne komuna, poste te rendesishme drejtuese etj. Me e bukura, deputetit qe ju hoq mandati per vjedhje sot eshte minister.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|