Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Cili do te jete Presidenti i ri Shqiptar
Gjithsej 43 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

Angry

I MADHI VENGJEL DULE xpresident....eshte i pari
vendit

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Mars 2007 17:12
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ari. Kliko këtu për të kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ari.'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ari. Shto Ari. në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ari. në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

SABRI GODO -for president.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Mars 2007 17:23
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Re: IQ

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Ideja e Topit president dhe Selamit kryeminister me pelqen. Por ndonje rezerve per Selamin e kam. Ka qene shume larg per shume kohe, sado qe te informohesh vendin tend humbet kontakti me realitetin. Megjithate do ishte kurioze nje treshe te rinjsh Topi-Rama-Selami ne politiken shqiptare.

P.s. Dikur te pyeta cfare mendoje per idene time Godo president dhe Topi kye/minister/PD, por nuk me kujtohet a me je pergjigjur.




Mendoj se eshte ide qe ja vlen te merret ne konsiderate.Por deshirat mbeten deshira.
Nje turp i politikes ka ndodhur sot ne Shijak.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Mars 2007 20:41
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
varka
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

artum relaxe dhe mos i shiko gjerat vetemn bardhe e zi , ndodh nganjehere qe njerezit mundohen te bejne dhe humor,nganjehere ....
Persa i perket atij artikullit kur te kem kohe dhe mund ti hedh ndonje sy por persa i perket asaj qe kam thene i mbahem akoma ,paulin sterkaj ka qene nje nga organizatoret e ushtrimit te dhune ne 28 maj 1996, te nesermen ai eshte shkarkuar ....edhe kjo e vertete....nejse

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Mars 2007 20:52
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të varka Kliko këtu për të kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: varka Shto varka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto varka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Po ti lexoje nje here o Varka se nuk te ha, pastaj mendoje prape si te duash. Ai qe flet aty ka qene Gjeneral i Madh (gjeneral me shkop gome) ne '97 dhe e pohon vete qe operacionet ate dite i ka komanduar direkt ai (ne asnje rresht te atij artikulli nuk permendet ndonje "fajtor" me emrin Sterkaj). Shpresoj te mos akuzosh dhe ate si komunist.

Psh.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Mars 2007 00:45
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Opozita: Nuk e duam Moisiun president!
Megjithëse Moisiu është mbrojtur nga opozita për kundërvëniet ndaj qeverisë Berisha, ajo nuk do që ta rikandidojë. Justifikimi: Është kandidati i opozitës së djeshme.

Justifikimi: Ai është kandidati i opozitës së djeshme

Opozita parlamentare përjashton mundësinë e rikandidimit për postin e kreut të shtetit të presidentit aktual, Alfred Moisiu. Këtë qëndrim, eksponentë të kampit të majtë e argumentojnë me faktin se presidenti aktual ishte propozim i opozitës së mëparshme, tashmë në pushtet. Madje në këtë kuadër, e majta insiston në bindjen e saj se zgjedhja e kreut të shtetit duhet të jetë një kandidaturë e propozuar nga opozita.

Për këtë arsye, opozita parlamentare kërkon konsensusin e shumicës në pushtet, duke shtuar këtu dhe kushtet e saj ndaj qeverisjes aktuale, lidhur me këtë çështje. E një nga këto kushte ishte pikërisht dorëheqja e kreut të ekzekutivit, Sali Berisha.

Por nga ana tjetër, brenda vetë kampit të majtë tashmë janë formuar dy grupime, ku njëri grupim është pro kandidaturës së ish-liderit socialist, Fatos Nano në postin e kreut të shtetit dhe tjetri kundër tij. E duke mos dhënë një qëndrim të prerë ndaj kësaj kandidature, përfaqësues të së majtës preferojnë ta shmangin këtë çështje me faktin se në këto momente është ende herët të flasësh për emra konkretë, lidhur me kryesimin e institucionit të Presidencës. 
 Debati për çështjen e presidentit vazhdon të jetë prezent brenda kampeve politike. Në trajtimin e kësaj çështje, opozita parlamentare është e fokusuar më shumë në sigurimin e nje klime
dhe nje infrastrukture zgjedhore, e cila mund te siguroje ngritjen e dmeokracise mbi zgjedhje te lira dhe te ndershme. Madje, duke e konsideruar si një moment jo të përshtatshëm propozimin e emrave për këtë post, e majta, i kushton rëndësi çeshtjes së ndertimit te institucioneve.
Për këtë arsye, opozita parlamentare kërkoi dhe dje konsensus nga shumica në pushtet për kryerjen e reformave kryesore, duke mundësuar kështu dhe bashkëpunim për zgjedhjen e kreut të shtetit. Ndërkohë që një pjesë e përfaqësuesve të majtë e shohin si të hershme propozimin e emrave për postin e presidentit, ligjvënës socialistë shprehen hapur se kandidatura e ish-liderit socialist, Fatos Nano është një figurë që plotëson konsensualitetin por dhe standartet. Kështu, duke mos pranuar një rikandidim të presidentit aktual për këtë post, e majta, ritheksoi dhe njëherë tjetër bindjen e saj se zgjedhja e presidentit i takon këtij kampi. Madje, kjo çështje është dhe një pikë nga ku opozita do të nisë planin e saj për zgjedhje të parakohshme.
E në këtë linjë, janë deklaruar herë pas here nga opozita dhe kushtet e vëna ndaj shumicës në pushtet, për të shpëtuar vendin nga zgjedhjet e parakohshme. Kështu, më parë, dorëheqja e kryeministrit aktual Sali Berisha do të mund të garantonte konsensusin e partive të majta për çështjen e shumë përfolur këto ditë, atë të zgjedhjes së kreut të shtetit. Shtuar këtu dhe paktin e ofruar qeverisjes aktuale para dy ditësh nga kreu i selisë rozë, Edi Rama, i cili konsistonte pikërisht në plotësimin e kushteve të opozitës, që do të çonin në heqjen dorë të kësaj të fundit nga qëllimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
 
Qëndrimi
Kreu aleancist, Neritan Ceka vlerësoi se në këtë situatë jo të favorshme postelektorale është herët të flasësh për zgjedhjen  kandidaturave për postin e presidentit. Kështu, ndalur në këtë çështje, Ceka nënvizoi faktin se "të flasësh për emra do te ishte menyra me e keqe per t'iu afruar ketij problemi. Se pari sepse kemi dale nga keto zgjedhje qe na kane turperuar ne syte e te gjithë shqiptareve dhe të botes".
Madje, parë në këtë këndvështrim, Ceka vuri në dukje se "kjo ngre problemin e nje reforme te madhe elektorale, sigurimin e nje klime dhe nje infrastrukture zgjedhore, e cila mund te siguroje vertet ngritjen e demokracise mbi zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe çeshja e zgjidhjes se kandidatures per president nuk eshte çeshje personi eshte cceshje e ndertimit te institucioneve".
Sipas tij, nuk eshte e rëndësishme fakti që të gjendet kandidati, por e te berit një shtet ne Shqiperi. Por referuar pikërisht qëndrimit të shumicës në pushtet ndak kësaj çështje, Ceka theksoi se "ky nuk eshte shtet. Nje shtet qe ben zgjedhje si ne Shijak eshte vetem nje parademokraci. Mendoj se nese PD-ja e ka kuptuar se ku eshte dhe se Berisha e ka kuptuar se eshte vetem nje kryekatundar duhet te pranoje paktin ndryshe duhet te shkojme ne rugen e ndeshjeve elektorale. eshtë populli shqiptar qe do te vendose nese do te kemi nje shtet harbutesh".
 Pozicioni
Selia rozë nuk përjashtoi debatin brenda këtij kampi për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Kështu, nënkryetari i grupit parlamentartë PS-së, Petro Koçi ndalur në këtë çështje bëri me dije se "pozicioni zyrtar është që ne nuk jemi duke folur për emra, por për një proces që kushtëzohet për disa ndryshime në sjelljen e deritanishëm të qeverisë Berisha".
Në këtë linjë, Koçi vuri në dukje dhe njëherë tjetër se për çështjen e presidentit e majta ka të njëjtat kushte për shumicën. "Kushtet nuk janë të reja dhe janë të shqiptuar dhë më parë, sepse me një qeverisje revanshste ka qenë e vështirë që të ofrojë konsensus. Shpresoj që në kushtet e pas 18 shkurtit dhe nevojës për konsensus për reformat kryesore mazhoranca të reflektojë që sëbashku të zgjedhim jo vetëm presidentin, por të marrim dhe hapat e nevojshëm.
Jemi akoma larg momentin ku të fillojë nëj proces i propozimit dhe shqyrtimit të emrave konkretë", theksoi Koçi lidhur me këtë çështje.
 Propozimi
Ligjvënësit socialistë, njëkohësisht mbështetës të ish-liderit socialist, Fatos Nano, shikojnë këtë figurë politike si favorit për postin e kreut të shtetit. Deputeti socialist, Taulant Balla duke u ndalur në këtë çështje u shpreh se "kandidatura duhet të vijë nga opozita dhe për me tepër duhet të jetë e vetë opozitës".
Ndërkaq, Balla kundërshtoi rikandidimin në këtë post të presidentit aktual, Alfred Moisiu. Sipas tij, zgjedhja e presidentit Moisiut ka qenë propozim i opozitës së atëhershme dhe mazhorancës aktuale, prandaj zgjedhja më e mirë mbetet propozimi i një kandidature që është vlerë e PS.
Madje duke u shprehu dhe në emër të ligjvënësve të tjerë socialist, Balla theksoi se "figura e zotit Nano mbetet një figurë që plotëson konsensualitetin por dhe standartet, suke qenë dhe një nga kandidaturat më përfaqësuese të opozitës".
 Neritan Ceka
"Të flasësh për emra do te ishte menyra me e keqe per t'iu afruar ketij problemi. Se pari, sepse kemi dale nga keto zgjedhje qe na kane turperuar ne syte e gjithë shqiptareve dhe të botes. Kjo ngre problemin e nje reforme te madhe elektorale, sigurimin e nje klime dhe nje infrastrukture zgjedhore, e cila mund te siguroje vertet ngritjen e demokracise mbi zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe çeshja e zgjidhjes se kandidatures per president nuk eshte çeshtje personi eshte çeshtje e ndertimit te institucioneve".
Taulant Balla
"Kandidatura duhet të vijë nga opozita dhe për me tepër duhet të jetë e vetë opozitës. Zgjedhja e presidentit Moisiut ka qenë propozim i opozitës së atëhershme dhe mazhorancës aktuale, prandaj zgjedhja më e mirë mbetet propozimi i një kandidature që është vlerë e PS. Figura e Nanos mbetet figurë që plotëson konsensualitetin por dhe standartet, duke qenë dhe një nga kandidaturat më përfaqësuese të opozitës". 
E Premte 16 mars 2007
------------------------------------------------------
Sic duken bathet sivjet  do jene: z. Sali Kryeminister dhe z. Fatos President...................Urime/????????. Por nuk i dihet se,nga ndonjehere ne minutat e fundit se cmund te ndodhe?.

  
   
 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Mars 2007 09:15
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mendoj se me shpalljene e kandidatures se B Topit per president ne keto momente,Sala ka hedhur nje top te nxehte ne kampin roze.Ai top i nxehte do ta nxjerre ate fitimtar.Qe tani ata jane ndare ne dy grupe.Kur dy grinden fiton i treti.Do gjenden edhe dy vota nga ata qe nuk duan as Nanon e as ate qe do pjesa tjeter e opozites.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2007 02:01
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

IQ

Me sa shof edhe opozita edhe maxhoranca "kane frike" nga zgjedhjet e parakoheshme (edhe per arsyen se duhen krijuar akoma standartet). Nuk e di pse kam besimin qe DO E GJEJNE LLAFIN.

Kam frike vetem se Sala, duke e pare si konkurent te mundeshem, "do ta djegi" Topin (si tha Mirush Kabashi "bishti i miut, bisht miu ngelet"). Mund te veme bast 1 kafe per kete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2007 02:55
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Te lumte goja arti!Ishalla e gjejne fjalen,por do te me vinte keq per Topin i cili eshte nje politikan qe i duhet Shqiperise.
Une do preferoja te te jepja nje dreke te mire jo nje kafe.Une dua qetesi dhe besim te ndersjellte.
Good night!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2007 04:21
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

IQVlora shum te pelqen B Topi po deri tani skam par ndo nje gje te vecant qe ka ber ai,ai per mendimin tim duhet te formohet me shum si politikan dhe te bindi popullin qe ja vlen per president,un mendoj se po nuk fitoj(dhe sbesoj se do fitoj) ai ka per tu ndar nga Berisha,per kete kam shum siguri,berisha e ka dhen proven se po pate perkrahje nga kampi roz dhe nga grupi 2 i PDs ai te ben lanet ose me shqip te ben kurban...e kam fjalen grupi 2 per ata qe se duan brenda ne PD (qe sjan te paket).

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2007 06:42
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të northwest Kërko mesazhe të tjera nga: northwest Shto northwest në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto northwest në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 43 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Cili do te jete Presidenti i ri Shqiptar

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.