Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459
|
Hell
Mbi shkarpa që flakërojnë e djegin,
Bëj dashuri…
Teksa ti dëshifron fjalëkalimet e jetës
Në faqe librash të pakuptimtë…
Dehem e mëkatoj
Unë pres ferrin ngadalë…
Teksa Zoti mbush ajrin me ujë
Që të më shuajë zjarrin për ty…
Digjem, vallëzoj, e flakëroj,
Unë Mëkatoj…
Teksa hutohesh Ti me kujtimet
Që dhe ferrit i përkasin tashmë, jo vetëm Ty e Mua…
Ngrohem i padjegur mbi flakët
E gabimeve të Mia…
Teksa ti më përgjon me frikën e jetës
Që ende nuk e ke njohur…
Pastaj fle gjumë Unë, e ëndërroj,
Teksa zjarri të ka ndezur…
Përfytyroj Romën pa Neron
Një ditë para se Ti, ti vesh flakën…
Zjarri të djeg, të shkrumbon
Nxitohem Unë të të them…
Të verdhën nuk e shikoj, tani Une jam e Kuqja
Përgjigjesh ti para flakëve…
Më do ti mua…?
Të them duke u dridhur nga i ftohti…
Të kam jetë, Budalla!
Qesh Ti mbi thëngjijtë e Romës…
Ne Mars Nuk ka lule
Një degë që del në dritë,
Pa ndihmën e diellit.
Zgjatohet me vesë,
Uji nuk i duhet.
Në shkëmb gjen me rehat se në trup të pemës,
Plehut emrin nuk ia di.
Kur dëborë bie e gjëkundi dritë nuk ka,
Cel sythat e parë.
Kur gjithë të tjerat lulëzojnë,
Ajo fle befas me një sy zgjuar…
Natën thith oksigjen,
Ditën… prapë oksigjen!
Shiu nuk e njom fare,
As nuk e prek.
Nuk ka ngjyrë, nuk ka gjethe, por ka aromë,
Më shumë ka degëzime damarrësh deri në rrënjë...!
Bletët i rrinë mbi trup, mezi ikin, vdesin aty…
Por dhe në ikshin, në koshere nuk çojnë nektar...
Përballë ka det, natën erë… që nuk e lëkund,
Në mëngjes, zogjtë i rrinë mbi kurorë.
Si ti më duket kjo degë, kjo lule, ky syth…
Si ti me dritën e hënës së shtypur,
brenda dhomës rregulluar si me vizore.
Si ti me fodullëkun e thatësirës,
që e njom me Coca-Cola.
Si ti, ende në themelet e një jete,
që e njeh nga brenda portofolit të babit.
Si ti me monotoninë e dinjitetit të imponuar,
që të ngrin si një trup tre orë pas vdekjes.
Si ti, me megallomaninë e planeve për jetën,
që ti beson se është art.
Ti nuk ke asnjë faj, në fakt…
Për asgjë.
Cështja është…
si dreqin besova se në Mars mund te kete lule?!
ps: Shkrimpari "Anonim" (nuk kishte deshire t'ja vendosja emrin)
__________________
Intiligjenca e zemres...
Modifikuar nga Morfine datë 22/04/2010 ora 00:32
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|