Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Artan Hasani
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ingmetalboy sht moderator/e n kt nn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Re: Re: Re: E ngrohtë...e lagët...rënkuese...

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Meshkujt vertet jane poete te lindur femrat dine ti recitojne mira ama


shume e vertet piktor.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shtator 2010 03:09
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ka disa te verteta qe qendrojne mbi maskimet teorike.

Ky poeti qe po lexoni, eshte nje njeri i zakonshem, me grua e me femije. Elektrik blu-te jane per noksanet, te paaftet dhe deshtaket.

A eshte e bukur poezia e tij?

Bukuria eshte teper relative dhe nje nga me te pakapshmet e te gjitha ndjesive. Megjithate bukuria ka nje linje te performuar bukur, nga evolucioni. Ajo merr forma e ndryshon me kohe, pershtatet, destinohet, luan me linjat e saj pambarim. Bukuria eshte nje krijese e gjalle, aktive dhe sigurisht dominuese.

Dikur ne fshatra, pelqehej nje femer e kolme e shendoshe e e forte, se ishin punet e bujqesise qe duheshin bere. Ne sallonet mondane preferoheshin balerinat elastike. Koha dhe vendi dominojne perhere edhe guston.

Por, perhere mbetet nje konceptim i pergjithshem dhe i kristalizuar per bukurine. Kjo eshte aq e vertete sa akoma skulpturat grekoromake jane magjepsese. Dikush mund te sjelle shembuk nga Kamasutra apo skulpturat indiane. E vertete, bukuria atje merr forma te tjera, funksionale kryesisht. Por edhe atje cdokush kupton bukurine, s'ka nevoje qe te jete poet.

E pra edhe bukuria ne konceptimin e saj i shkon flirtueshem afer nevojes, instiktit kryesor te njeriut-ruajtjes se llojit. Sado e bukur te jete nje femer, nese mashkulli kupton qe ajo nuk "lengezon", ai do t'i largohet. Instikti i rruajtjes se llojit, dominon edhe ne kete rast.

Ne kete postim, padashur perdora shprehje qe nuk i pershtaten temes.
Tema ne pamje te pare duket teme "kurvaresh", por jo, veshtro me kujdes dhe do ndjesh poezine atje.

Une, ne shijet e mia, jam tejet larg formash te tilla poezie, pergjithesisht. Por, kjo poezi me duket koherente dhe ndoshta kjo eshte arsyeja qe e ndjek me kersheri. Jeta shqiptare eshte bere ekstremisht praktike, truall, shuall. Kudo te shohin duart, sa do te paguash. Poezia fillon e ndihet gjyc ne keto raste. C'pune ka nje buqete e bukur me lule ne nje dyqan ku luhen lojra fati, kumar. Megjithate, pikerisht keto "dyqane" i gjen me te stolisura.
Percudnimi shperthen kudo dhe ndihet si ne shtepine e tij.

Ja, pikerisht kete do te thote edhe kjo poezi. Ajo vete, poezia, jam i sigurt qe ndihet ngushte (gjyc), si ajo lulja ne dyqanin e kumarit.

Modifikuar nga shelgu datë 26/09/2010 ora 05:51

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shtator 2010 05:43
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Rërë në qelq

Jam rërë brenda qelqit tënd.
Ora e rërës që mat kohën tënde të humbur.
...................................................
Sa herë të duket sikur mbaroj
më kthen përmbys
e gjithcka nis nga e para
brenda qelqit që nuk e thyej dot.

(2007)

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shtator 2010 16:12
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ka disa te verteta qe qendrojne mbi maskimet teorike.

Ky poeti qe po lexoni, eshte nje njeri i zakonshem, me grua e me femije. Elektrik blu-te jane per noksanet, te paaftet dhe deshtaket.




Cedrus poetin ne fjale as e ofenduam e as e shajtem e as nuk thame qe nuk eshte njeri i zakonshem ske pse na tregon se cfare ka grua femije sepse se preku njeri tek familja e preka tek ajo qe shkruan ...kshuqe ske pse siktelozesh kaq shume as ti as ai nese e lexon ai te vashdoje e te shkruaje pa problem mos degjoje car thone lexuesja ne fjale ...lengezime te kendshme ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shtator 2010 23:18
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Cedrus poetin ne fjale as e ofenduam e as e shajtem e as nuk thame qe nuk eshte njeri i zakonshem ske pse na tregon se cfare ka grua femije sepse se preku njeri tek familja e preka tek ajo qe shkruan ...kshuqe ske pse siktelozesh kaq shume as ti as ai nese e lexon ai te vashdoje e te shkruaje pa problem mos degjoje car thone lexuesja ne fjale ...lengezime te kendshme ...



U tha diku me siper dicka e tille ne lidhje me Elektrik blu, nje program porn i hershem. Sa shkrojta ishin thjesht disa informata per te. Ato mund te gjenden tek faqja e Artan Gj Hasanit, http://bfleur.blogspot.com/2008/03/...-gj-hasani.html

 

Ai eshte nje poet nga Vlora. Une di shume pak rreth tij. Do te ishte mire qe dikush nga Vlora te na thoshte me shume. Une psh jam kurioz te di jo vetem rreth tij, por edhe rreth shume te tjereve.

Amen

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Shtator 2010 03:36
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Nuk ditën të shkruajnë për ty, femër…

Ku eshte Shelgu


nuk ditën të shkruajnë për ty, femër…

ata pak që dinin i mbyti morali
etika
mirësjellja
syri i tjetrit
hipokrizia
frika…

shpikën për ty fjalë të reja
dhe stisën vargje që nuk i kuptonin as vetë…
kurse të tjerët s’mund të shkruanin për ty
se s’të njohën dot kurrë edhe pse njëri tjetrin
shanin e mallkonin në emrin tënd…

i kënduan dashurisë tënde
por jo dëshirës …
i kënduan pasionit tënd
por jo epshit…
i kënduan puthjes,
por kurrë orgazmës…
i kënduan marramendjes,
por jo ekstazës...

u kënduan syve të tu
e vështrimit tënd të paharruar…
buzëve
duarve
flokëve
supeve
gjinjve
por kurrë piçkës hyjnore
që mes kofshëve të tua rrotullon një botë të tërë
vetëmohimesh të dyshimta turbulluar…

i kënduan gruas në ty
të dashurës
motrës
bijës
shoqes
mikeshës
nënës… monumentales…
por kurrë femrës…
asaj…
të padukshmes
të panjohurës…
spontanes…
hormonales…

* * *

por le t’i harrojmë ata
në moralin e tyre të bujshëm…
në etikën e tyre sqimatare…
të vonuar si shtojcë “korrigjim gabimesh”
në faqen e fundit të librave të dikurshëm…
bezdisës si era e squfurit ne stacionet balneare...

dhe lejomë të të rrëfej se
mua ma ka qejfi me ty

por dua të ta them
jo edhe aq poetikisht mes vargjesh
dhe për të të impresionuar sadopak
në këtë botë lustrafine plot varak
mund të kërkoja ndihmën e fjalëve të ndërlikuara
të fjalorëve
enciklopedive
të filozofëve dhe të perëndive
e te te mahnisja
të të godisja
të të hutoja
me gjerdane metaforash
karmogjeobioteknopsikoagrofilozofike,
por jo...

mund të ta thoja me gjuhën plot etiketë
i ndrojtur si ngjyra rozë e lehtë
me rrokjet e kollarisura rrokullisur
mbi gravata fjalësh
por jo…

mund të ta thoja me varg hermetik
ku nënkuptimet të pashpresa
të lodhura si gratë e revolucionarëve
përgjojnë orëve të vona të papriturën
dhe hapjen e derës,
por jo….

jo

sepse ti e di që unë…
që unë gjithnjë jam aq çmendak sa të kuptoj
se në të vërtetë gjërat janë shumë më të thjeshta
për aq kohë sa ne të dy
jemi ti dhe unë e asgjë më shumë
ndaj dua të të them atë që ke qejf të shijosh…
ashtu siç dëshiron ta dëgjosh…
pa zbukurime patetike
pa metafora idioteske ndërplanetare
pa aliteracione teknologjike …
apo ekuacione erotike ku ti je gjithnjë X-i fajtor
që herë gjendet kollaj…
e herë s’ia vlen të gjëndet…

me gjashtë fjalë të zakonshme…
gjashtë
si gërmat në fjalën dashuri
dua të të them thjeshtë e saktë :
“ma ka ënda të qihemi bashkë …”
pa le të brengoset etika globale paskëtaj
bashkë me ata që s’ditën kurrë të shkruajnë për ty
ata që s’mundnin…
e ata që u përpoqën sadopak…


(19 Qershor, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani


Ja ku e ke bionde

Ps: S'jam dakort me kete forme shpreheje. Sado mund te revolucionoj koha, eleganca ngelet intakt!

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2011 22:20
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Hajde car derr poezie qe paska bere ....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2011 22:27
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E bujshme, e thjeshte, e sinqerte. Veti te rralla per ti gjetur bashke.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2011 22:37
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

Thumbs down

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
E bujshme, e thjeshte, e sinqerte. Veti te rralla per ti gjetur bashke.


ofensive , maskiliste , mediokre , pa ngjyra. mos te tallemi . per sa mund te jete revolucionare ne thelb kjo eshte poezi per dashnore night-i.
pastaj si mund ti dedikohet nje poezi te tille dikujt qe do ta njohesh?!
a po tallemi. per sa kohe qe mashkulli do ti krijoje bindjen vetes qe ka njohur universin femer do ngelet fetem tek ato gjashte fjale .
ka menyra te tjera per te shprehur ate lloj sinqeriteti por kurrsesi me fjale.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2011 23:22
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të al74 Kliko këtu për të kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: al74 Shto al74 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto al74 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha al74


ofensive , maskiliste , mediokre , pa ngjyra. mos te tallemi . per sa mund te jete revolucionare ne thelb kjo eshte poezi per dashnore night-i.
pastaj si mund ti dedikohet nje poezi te tille dikujt qe do ta njohesh?!
a po tallemi. per sa kohe qe mashkulli do ti krijoje bindjen vetes qe ka njohur universin femer do ngelet fetem tek ato gjashte fjale .
ka menyra te tjera per te shprehur ate lloj sinqeriteti por kurrsesi me fjale.



po shyqr re me ne fund u doli nje njeri qe e mendon si une qe keto qe shkruan ky vetem poezi nuk jane ...none kush nigjo cedrusin .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2011 23:46
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:53 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Artan Hasani

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.