briseide
Shtrige
Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388
|
Para pak ditesh me rastisi te gjeja ne librari "A voce Alta",liber i Bernard Schlink,as 200 faqe.E per kete me vjen keq,nje histori me e detajuar do ta kisha shijuar me teper(natyrisht jo detajet per te rritur! ) a nuk e di,kisha pershtypjen se ishte shume i shkurter si liber!
Pasi e mbarova pata idene gjeniale te shikoj filmin! :S
Ne pak fjale eshte historia e dashurise mes nje 35 vjecareje me nje te kaluar te fshehur dhe nje 15 vjecari,ne Gjermanine e pas luftes se dyte boterore.
Kot ta them qe s'me pelqeu si libri,edhe pse shume mund te cilesojne librin si te merzitshem,m'u duk e kunderta.
Skenarizimi dhe historia ne pergjithesi ishte realizuar deri diku besnik ndaj librit,por mungesa e nje zeri tregues e ben ate te pa kriposur.Te pakten do te kishte kompensuar dialogjet e dobeta.
Nje note pozitive ja jap zgjedhjes se aktoreve kryesore:Kate Winslet per rolin e Hannah,David Kross e Ralph Fiennes(Aktor i perkryer por mos i jepni role ku duhet te qaje) ne rolin e Michael,adoleshent dhe te rritur.
Nese nga libri pasqyrohet pakez me teper "akuza"(e dobet,por gjithnje e tille,si te ishte thjesht nje sfond i ngjarjeve) ndaj fajtoreve te Olokaustit,gjithe ajo gjenerate prinderisht,mesuesish e punetoresh qe dinin apo pane apo heshten dhe liria per tu distancuar nga ata nga gjenerata pasardhese,ne film bie ne sy me teper aspekti romantik i ngjarjes.
http://www.youtube.com/watch?v=sFd488Dg0KU
__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|