Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
O njeri,po shkoj! po shkoj dhe po te jap fjalen-mbas atij njeriu te paster ,qe s'eshte ndotur me filozofi-se,po te lindem per se dyti ne kete bote , kam per te ditur si te jetoj:Kam per te ditur se eshte me mire te jesh njeri me kerrabe ne dore e me gune krahevet,se sa nje njeri me kalem ne dore e me gravate ne qafe! Cfare simbolizimi! Kerraba dhe guna ndahen mbi njerezit e lire,kurse kalemi dhe gravata kacafyten mbi njerezit skllever!..Po,atehere,te jeshi i sigurte se mendjen kam per ta kullotur vetem ne gjerat e njemendeta dhe s'kam oer ta leshuar drejt reve si kete here! Ashtu,po atehere, por nje here tani po ...shkoj, po shkoj para kohe , se ndoqa gjurmen e filozofeve , e..vrasesve! Une jam penduar per kete rruge , por nuk e mbaj dot veten. Edhe ti , o njeri kupto pak se c'dua te te them me keto fjale!
...Asnje nuk dua te m'i fali ato qe Bota i quan mekata, mbasi edhe une nuk po fal njeri, sidomos filozofet........,atehere po shfaq nje deshire: Te me varrosin ne vetmi , i rrethuar me drizsa e me ferra, pa derdhur as lote e as vaje, pa ndare gje per shpirt dhe pa mbajtur as zi,sepse per mua:
" Bota e Hicit ,Prej Hicit,per Hicin.
Rrotullohet rreth qellimit te Hicit!"
Sterjo Spasse - Pse?
- Ndodh ndonjehere qe ne nje moment pritjeje, ne nje moment kur e ke trurin te bombarduar vetem nga pyetje ,pyetje pafund ,ta gjesh pergjigjen pikerisht ne te tilla rrefime. I imi ishte sot ishte PSE??
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|