Regjizori i The reader ka bere 2 filma qe mua me pelqejne goxha Billy Eliot e The Hours. Ka nje karakteristike ne veprat e tij, nderthur dramat private me dramat e shoqerise e gjithe kjo pa qene te ndara mes tyre e invazive me njera tjetren. The Reader e pashe kur doli ne kinema megjithese nuk me entuziasmoi aq shume prape kemi te bejme me nje film qe ia vlen. I vecante ndoshta dhe pse historia e librit (se kam lexuar po mesa me kane thene) e ndihmon shume si skenar. Personazhi kryesor ndoshta ben ate qe nje komb si Gjermania se ka bere akoma e qe dmth te perballet me te shkuaren e saj e ta pranoje. Kate Winslet si gjithmone arrin te te beje per vete ndersa R.Fiennes eshte vec kontorno qe te duket bile dhe i tepert.
Do isha kurioze te lexoja librin per te bere krahasimin.
__________________ "Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"
Qe ne titull mund ta krijosh nje ide te pergjithshme per ate se cfare te pret ne vazhdim ,por s'ma mori mendja se do ishte aq kot si film. Filmi fillon me udhetimin ne anije te nje familje, e cila naten permbyset nga sulmi i nje peshkaqeni dhe si per mrekulli djali i vogel i tyre 11 vjecar shpeton. Normalisht i traumatizuar nga ajo c'kishte pare dhe perjetuar djali rrit brenda vetes nje ndjenje hakmarrjeje e cila do te permbushej vetem nqs do arrinte te bente te njejten gje peshkaqenin prehistorik, pra ta zhdukte. Nje koincidence do e bente ate anetar te nje ekuipazhi te nendeteses "August" e cila do te perballet dhe ajo me peshkaqenin prehistorik. Nje traume ,nje jete e frustruar vetem nga ndjenja e hakmarrjes qe perfundon me vdekjen e vete personazhit kryesor , i cili futet me mininendetesen e tij ne gojen e peshkaqenit ne menyre qe shperthimi ta vriste ate , pas deshtimit te shume perpjekjeve te bere nga ekuipazhi i nendeteses. Filmi duket sikur eshte bere me ngut, skenat qe ne fillim jane te prera, te paqarta , nuk te krijojne nje linje kronologjike mendimi, sepse ata priten. As kolonen zanore nuk po e gjej ne YT , dhe nuk eshte ndonje cudi.
Film i bazuar ne nje histori vertete tronditese qe ka ne qender vrasjen e nje vajze 16 vjecare Sylvia Likens. Nje film trondites ,qe te ben te mendosh shume per te keqen njerezore dhe sa larg mund te shkoje ajo. Gertrude Baniszewski , kjo grua e vetme me gjashte femijet e saj kryejne torutura te tmerrshme kundrejt Sylivia-s, te cilat shkaktojne vdekjen e saj. Pas procesit gjyqesor ku te gjithe femijet e saj dhe te tjere pranojne c'ka kishin bere dhe pohojne se torturat i benin nen presionin e Gertrude, ajo do te denohet me 1966 per vrasje te shkalles se pare, qe nga shteti Indiana u konsiderua si nje nga krimet me te renda dhe trondites kryer nga nje person i vetem.
Mbyllja e filmit eshte vertete prekese si i i gjithi ne fakt dhe ajo qe mbetet ne mendje eshte : " Zoti ka nje plan per cdo situate. Une, akoma jam duke menduar se cili ishte plani i tij...."
Shejtone po ky eshte i fundit qe paske pare...shpresoj jo per here te pare ! Une e kam pare ketu e 15 vjet ago
I bukur,edhe se zemra vertet s'komandohet dot,po prape edhe mikut qe te ka ftuar ne shtepi nuk i merret femra kshu,pa te keq fare
Ka qene vertet i ri e ne forme kevin ketu ....tani gjynah,s'merret vesh se nga na ka humbur
__________________ Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !
Sopo po e shikoja, film qe e kam pare edhe here te tjera... Me duket interesante...
Ky film ka fituar cmimin e Globit te Kristal ne festivalin internacjonal te filmit, ne Karlovy Vary.
Realise nga : Ferzan Ozpetek
Me aktore : Giovanna Mezzogiorno, Massimo Girotti, Raoul Bova, Filippo Nigro, Serra Yilmaz, Maria Grazia Bon, Massimo Poggio, Ivan Bacchi...
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Hera e dyte qe e shoh si film ne fakt ,por meqe mbreme isha mik diku e nuk isha une padrone e pultit u detyrova ta shoh edhe nje here. Gjithsesi nje thriller intresant me nje teme qe shpesh na zgjon ndjenjat e hakmarrjes e cila behet motivi kryesor i jetes sone.
Citim:Po citoj ato që tha agata Sopo po e shikoja, film qe e kam pare edhe here te tjera... Me duket interesante...
Ky film ka fituar cmimin e Globit te Kristal ne festivalin internacjonal te filmit, ne Karlovy Vary.
Realise nga : Ferzan Ozpetek
Me aktore : Giovanna Mezzogiorno, Massimo Girotti, Raoul Bova, Filippo Nigro, Serra Yilmaz, Maria Grazia Bon, Massimo Poggio, Ivan Bacchi...
Une preferoj filmin me perpara ketij Le fate ignoranti qe trajton perseri temen e homoseksualitetit por qe ka atmosfere me te lehte komedia nderthuret me dramen pa te bere te presesh venat ne momente te caktuara e ndoshta pak influence e Almodovar filmit i ka bere mire. Stefano Accorsi e Margherita Buy me intrigojne me shume se sa cifti 'scontato' Bova -Mezzogiorno qe kane nje emerues te perbashket: nderrojne rolet por jo menyren se si i luajne ato e si perfundim te duket sikur shikon nje film te gjate te tyre me pjese. Per tu shenuar muzikat e filmit qe jane kenge te marra atje ketu por te mira.
Nese te pelqeu La finestra di fronte ky tjetri mund te te interesoje per te bere diferencen ndoshta.
__________________ "Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"