Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Lajmet e fundit...
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Auschwitz-i eshte simbol i nje epoke dhe i ndryshimit te ekuilibreve te botes. Perndjekja e çifuteve çoi shkencetare te rendesishem ne SHBA (Einstein, Kandel, etj). Politika naziste faktikisht ndryshoi boten, vrau miliona çifute ne menyre sistematike dhe polli boten e luftes se ftohte me dy superfuqi.

Po burgu i Burrelit çfare peshe ka per boten? Kujt i hyn ne xhep jashte kufijve te Shqiperise?




Ne Rumani ngrihet nje parlament ne kembe dhe kujton viktimat ,vrasjet e intelektualve , ne Shqiperi jemi te ndare se nuk i njohimmmmmmmmmmmmm ato njerez :

Me fal ne burgjet e Shqiperise u vrane vdiqen intelektualet e Shqiperise ,te cilet me inteligjencen e tyre ,me universitet qe kishin mbaruar jashtetit ,nuk munden te kontribonin ne zhvillimine vendit tim,dhe un nuk do ti ngrej ato ne piedestalin e duhur aty ku i takon vendi ,do ti poshteroj duke ja harruar memorien atyre per veprat qe ben ???????????

Se ne shqiptaret per te folur per vuajtjet e tjerve jemi gati ,jemi deri atje sa dalim dhe qe i kemi ndihmuar ata ,eshte tipike e shqiptarit te rri me te fortin ,e ti me thua mua kujttttt i hyn ne pune .....

Komiteti Ebre ne Bote cdo memorie ,cdo liber qe kan shkruar ,filma dokumentare ,nuk u lodhen duke shkruajtur ,kurse Ne....... asgje i harrojme ,dhe vime neper forume me krenarin qe Enstein ka ikur per ne Amerike me pash shqiptare ,dhe krenohemi se kemi ndihmuar familjet ebre ,dhe ja kemi futur deri ne palcccc shqipaterve ...

Nji turp i madh i ngel Shqiperise qe nuk i ka kerkuar falje akoma asaj shtrese ....

Te ngriheni e te shkoni cdo der dhe ti kerkoni falje popullit tim per krimet qe keni bere dhe ti uleni ne gjunje viktimave qe jan vrare nga vete pseudo-shqiptaret ....

o lele shpia ime ,sec ka bere Adolfi le taq gjykoje Izraeli ,dhe mos ja qaj hallin shume atyre Fajtor ,sepse i ke pare se cfare ka bere Masadi i ka arrestuar dhe po i arreston dhe 90 vjecare ,po te shikojme dhe ti japim dinjitet viktimave dhe heronjve tane ....

Dhe te shpallim dhe ne kampet Muzeume ,po as asfaltin nuk cojme dot deri aty ,as dhe nje buqet lule...

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Dhjetor 2009 02:13
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Me ne fund Rama e mbyll fushaten e protestave...shyqyr se ua mori shpirtin hallexhinjve te shkrete...le te bejne ca pushime dhe ata !

La messa è finita,andate in pace !


Rama: Jo dialog për të mos hapur kutitë

PS mbyll protestat për këtë vit. Berisha cilësohet si Stalini i fundit



Socialistët mbyllën dje turin njëjavor të protestave në të gjithë vendin me një tubim para Parlamentit, ku kërkuan hapjen e kutive ose largimin e Sali Berishës. Kryetari i kësaj partie, Edi Rama, thumboi qysh në fillim të fjalës së tij Kryeministrin Berisha, duke vlerësuar se ai është Stalini i fundit, një përgjigje kjo kundrejt miniprotestave ndaj tubimit të djeshëm të selisë rozë që përkoi më ditëlindjen e ish-diktatorit Stalin. "Berisha nuk është stalinisti i fundit. Stalinisti i fundit është Jozefina Topalli, Berisha është Stalini i fundit", tha Rama, duke i kujtuar kundërshtarit të tij grevën e urisë së ish të përndjekurve që zhvillohej shumë pranë e që për 19 vjet nuk kishin marrë asnjë përgjigje as nga partia e parë e Sali Berishës e as nga partia e dytë. "Ta harrojnë se kjo opozitë u bëhet kalë për të kaluar lumin. Ta harrojnë se kjo opozitë rikthehet në Parlament për të mbajtur fjalime mbi kutitë e mbyllura. Ta harrojnë se e mbajnë dot me pahir e me sikur një pushtet që nuk buron nga vullneti i popullit sovran, por nga deformimi e korrupsioni elektoral. Ne jemi gati për një dialog demokratik, të barabartë, të vërtetë dhe të hapur për çdo zgjidhje të krizës së rëndë që thellohet, jo për dialog të kushtëzuar me moshapjen e kutive", tha Rama. Duke folur përpara qytetarëve të pranishëm në protestën e fundit të opozitës për këtë vit, kryesocialisti nënvizoi se protesta e opozitës është në emër të çdo shqiptari që nuk mund të festojë për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike. "Tirana dhe gjithë Shqipëria pret Krishtlindjet dhe Vitin e Ri nën renë e një krize ekonomike që fryhet përditë mbi kokat e gjithë shqiptarëve. Ne protestojmë sepse Tirana dhe e gjithë Shqipëria nuk mund të festojnë", theksoi Rama. Ai u ndal edhe te deklarimet e Berishës për taksën e biznesit të vogël. Rama përmendi vendimin e Kryeministrit Berisha që t‘i cilësojë biznese të vegjël të gjithë ato që kanë 5-9 milionë lekë xhiro. Ai theksoi se kjo është një tjetër gënjeshtër e Kryeministrit pinok, duke shtuar se opozita nuk do të ndalet pa hequr TVSH-në e tatimit mbi fitimin të biznesit të vogël deri sa të përfundojë kriza. Duke e vënë theksin në rritjen e çmimit të energjisë elektrike, vështirësitë ekonomike me të cilat do të përballen qytetarët dhe bizneset gjatë vitit që po troket, lënien në harresë të ish të përndjekurve politikë, Rama ritheksoi vendosmërinë e opozitës për të çuar deri në fund betejën për hapjen e kutive të votimit, ku sipas tij fshihet vendimi i shqiptarëve për t‘u qeverisur nga politika e re. "Me siguri biznesmenët e vegjël nuk e kanë marrë vesh akoma se çmimi i energjisë nuk është rritur 13 por 22%. Shqipëria e ka të pamundur të festojë, kjo Shqipëri po përballet me mosmarrjen e rrogës në vigjiljen e vitit të ri. Hap kutitë ose largohu pinoku gënjeshtar, sepse në ato kuti fshihet vendimi i shqiptarëve për një politikë të re", theksoi kreu i opozitës. Në lidhje me liberalizimin e vizave, kreu i opozitës vërejti se Shqipëria ka mbetur e fundit në Europë dhe shqiptarët nuk dalin dot nga vendi i tyre pa vizë. "Ja pse jemi në protestë e jo në festë. Ne protestojmë pasi jemi të fundit për nivel demokratik dhe për standarde zgjedhjesh, sepse kemi në krye një kampion për vjedhje votash e shkelje Kushtetute", u shpreh Rama. Kreu socialist premtoi rikthimin e protestave në muajin janar, duke mos u ndalur në asnjë moment për hapjen e kutive.

Gazeta Shqip

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Dhjetor 2009 02:48
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Roi Kliko këtu për të kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Roi Shto Roi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Roi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Arrestohen për korrupsion zyrtarë të Min.Brendshme



TIRANE- Tre zyrtare të lartë, dy nga të cilët në Ministrinë e Brendshme një specialist në Ministrinë e Integrimit si dhe tre administratorë kompanish private përfundojnë në pranga pasi kanë abuzuar me tenderin për blerjen e uniformave policore.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme e më pas të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mësohet se pas përfundimit të operacionit të koduar “Prokurimi i fundit” është arrestuar Bujar Murati me detyrë Drejtor i Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Tahir Imami, shef i prokurimeve në Gardën ë Republikës dhe Redi Popesku specialist në Ministrinë e Integrimit por që shërbente si ndërmjetës.
Zyrtarët kanë pranuar përfitime të paligjshme në shumat deri në 125 mijë euro kundjet favorizimit në tendera për tre administratorë kompanish private.
Në pranga janë vënë edhe 3 administratorët përkatësisht Artan Berberi, Jani Gjergjefi dhe Agush Sadiku i vënë në arrest shtëpie.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë zbardhur mekanizmin e kësaj skeme korruptive që kryhej me firmën e titullarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme.
Objekt i hetimit është bërë procedura e prokurimit të fondeve publike për blerjen e uniformave policore me një fond limit prej 175 milionë lekësh e cila është zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme.
Në 9 shtator të këtij viti, drejtori Bujar Murati dhe Popesku kanë ndarë me marrëveshje të paracaktuar mes tyre fituesit e lotuesve të kësaj procedure prokurimi duke eliminuar konkurencën e shoqërive të tjera në mënyrë të padrejtë.
Mësohet se vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.
(e.n/BalkanWeb)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Dhjetor 2009 02:51
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re rama ne keshillin bashkiak.mp3
Ky file është shkarkuar 0 herë.

Para pak ditesh Berisha akuzoi Edi Ramen per shitjen e parkut rinia. Me pas i nderseu opozites Jozefina Topallin dhe Sokol Oldashin. Sot dalin regjistrimet origjinale te mbledhjes se keshillit bashkiak te Tiranes.

Aty vertetohet perfundimisht se Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe Sokol Olldashi kane genjyer publikun shqiptar.

Gazeta Shekulli publikon regjistrimin origjinal te mbledhjes se keshillit bashkiak qe provon se Edi Rama ishte i vetmi qe kerkoi rritjen e çmimit te tokes ne piken 2 te kontrates. Por u kundershtua rende nga Luan Bregasi (socialist i krahut te Nanos) dhe nga Ilir Rusmajli (perfaqsues i PD-se), te cilet kerkuan hedhjen ne vote dhe jo rritjen e çmimit.


Audio origjinale:
http://www.shekulli.com.al/RAMA%20N...%20BASHKIAK.mp3

Ne ate mbledhje u numeruan te pakten 35 vota pro projektit, dhe u nderpre numerimi sepse ky numer arrinte 2/3 e te pranishmeve. Pa llogaritur ata qe nuk u numeruan, i bie qe te pakten 10 keshilltare te PD-se kane votuar per projektin. Pra Jozefina Topalli ka genjyer publikisht kur deklaroi se vetem 2 keshilltare te PD-se votuan ate projekt.

I vetmi faktor politik, që në këtë Këshill ka kërkuar ngritjen e cmimit ishte Edi Rama, dhe ai është kundërshtuar nga shumica e Këshillit, pra nga nje aleancë Nano-Berisha kundër tij.

Rikonfermohet aleanca Nano-Berisha kunder interesit publik qe do rriste çmimin qe biznesmeni do i paguante Bashkise se Tiranes.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Dhjetor 2009 03:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Personazhi i vitit 2009

SALI BERISHA 53.9% (4021)

EDI RAMA 16.7% (1250)

LORIK CANA 7.8% (586)

ISMAIL KADARE 7.0% (523)

ILIR META 4.6% (341)

BAMIR TOPI 3.1% (233)

FATOS NANO 2.9% (213)

RAMIZ ALIA 2.0% (153)

DRITERO AGOLLI 1.1% (80)

ADRIAN FULLANI 0.9% (65)

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Dhjetor 2009 20:14
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Re: Personazhi i vitit 2009

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE


LORIK CANA 7.8% (586)





une do e vija ne vend te pare per vete Lorikun eshte fantastik mi piace (si futbollist kuptohet )

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Dhjetor 2009 20:18
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mire e kane. Ka 50 vjet qe kryetaret mashtrues te qeverise jane njerez te vitit:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Dhjetor 2009 21:16
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Vazhdon therja e femrave si dele

VLORË - Një vajzë 15 vjeçare ka marrë plagë të rënda thike në ambientet e shtëpisë së saj.

Fqinjët tregojnë se vajza ka qenë e vetme në shtëpi, kur ka hyrë djali 21 vjeçar i cili njihej si i dashuri i saj dhe e ka qëlluar me thikë në pjesën e barkut dhe fytit. Një banor i lagjes pasi ka dëgjuar thirrjet i është drejtuar banesës dhe ka mundur të nxjerrë nga kthetrat e agresorit vajzën 15 vjeçare. Ajo jetonte vetëm me babanë, pasi prindëtrit ishin të divorcuar. Ajo gjendet në spital, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit.

Ky eshte lajmi i dyte sot ne forum qe tregon keqtrajtimin e vajzave. Njera ishte 12 vjeç ne Londer, tjetra 15 vjeç ne Vlore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Dhjetor 2009 23:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Aksident i rëndë në qendër të Tiranës, tre të vdekur e katër të plagosur

Policia e kryeqytetit arreston shoferin pa patentë që shkaktoi aksidentin e rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Tiranë, me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rëndë të katër të tjerëve. Përplasja e dy mjeteve që qarkullonin me shpejtësi ka ndodhur në kryqëzimin e bulevardit kryesor të Tiranës me Unazën, duke sjellë këtë ngjarje tragjike. Të gjithë protagonistët e këtij aksidenti të rëndë janë të moshave të reja, ndërkohë që policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka përgatitur dokumentacionin për arrestimin e njërit prej të plagosurve rëndë, që mendohet se është shkaktari i saj.

Ngjarja
Sipas të dhënave zyrtare të policisë kryeqytetase, në orën 04.00 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pikërisht në vendin e quajtur "Ura e Lanës", në kryqëzimin e tij me bulevardin "Bajram Curri", ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik, ku dy automjete, ai i markës "Land Rover", me targë TR 9251 L dhe BMW, me targë CC 944XA, duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara, janë përplasur në këtë kryqëzim. Si pasojë e kësaj përplasje është plagosur drejtuesi i mjetit "Land Rover", Aldi Durim Ishmaku, 23 vjeç, ndërkohë që ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit tip BMW, Kliton Milo Andoni, 37 vjeç. Sipas policisë, nga ky aksident kanë gjetur vdekjen Blerta Hysen Beshi, 23 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë dhe Gentian Behar Shehi, 27 vjeç, ndërkohë që janë plagosur rëndë dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak Tiranë një shtetase ende e paidentifikuar e seksit femër, e moshës rreth 20-25 vjeçe, e cila ishte pasagjere në një nga këto mjete, si edhe Arben Bajram Alla, 36 vjeç dhe Fatmir Leka, 20 vjeç, të cilët ishin duke udhëtuar si këmbësorë në trotuar në momentin e aksidentit. Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha procedurat e para hetimore.

Hetimet
Gjatë hetimeve rezultoi se mjeti "Land Rover" ka qenë duke qarkulluar në bulevardin "Bajram Curri", me shpejtësi tej normave të lejuara. Ndërsa makina BMW ishte duke lëvizur, po tej normave të lejuara në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Pikërisht në kryqëzim, kur nuk punonte asnjë semafor (në orët e vona të natës semaforët bllokohen), ata janë përplasur në cepin e urës. Mjeti BMW ka bërë disa salto, për shkak të përplasjes anësore, ndërkohë që mjeti tjetër ka humbur kontrollin, duke dalë në trotuar dhe nga aty ka marrë përpara disa shtylla, që përdoreshin për ndriçimin e bulevardit, duke përfunduar në Lanë.
Menjëherë pas kësaj përplasje tejet të rëndë, personat e tjerë që kanë kaluar me mjetet e tyre dhe kanë parë gjithë skenën, kanë nxituar për të ndihmuar personat e aksidentuar. Ata janë dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që disa prej tyre kanë mbetur të bllokuar në makina, pavarësisht se kishin ndërruar jetë nga kjo përplasje. Pas pak kohësh, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë rrugore, të cilët kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë nxjerrë konkluzionin se autor i kësaj përplasje është Aldi Ishmaku. Sipas policisë, dy drejtuesit e mjeteve, por edhe pasagjerët kanë qenë në gjendje të dehur. Madje, autori Ishmaku nuk ka as leje për drejtim mjeti. Sipas rregullores, në kryqëzime, përparësi u jepet mjeteve në rrugë kryesore, ndërsa ato në rrugë dytësore duhet të presin radhën. Por në këtë rast, dy drejtuesit e mjeteve kanë tentuar të kalojnë sa më shpejt, duke mos e vënë re rrezikun që u kanosej.
Policia deklaroi se ndaj këtij personi, i cili drejtonte mjetin "Land Rover", u mor masa e arrestit në flagrancë për disa vepra penale. Saktësisht u deklarua se Ishmaku akuzohet për veprat penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", "shpejtësi tej normave të lejuara", "mosrespektim të sinjalistikës rrugore", si edhe "drejtimin e mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike".

Gazeta Shqip


Epo aksidente te tilla ne mes te qytetit me pasoje vdekjen e 3 personave,vetem ne shqiperi mund te ndodhin !!
S'di as kujt t'ja vesh fajin....te dy me shume shpejtesi, te dy nuk respektojne rregulloren !!
Te ikesh ne kete menyre,eshte vertet mekat !

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Dhjetor 2009 02:25
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Roi Kliko këtu për të kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Roi Shto Roi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Roi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Masakra në Finlandë, policia: Autori i zgjodhi viktimat

Policia ne Finlande thote se Ibrahim Shkupolli personi qe vrau pesë vetë pas një sulmi në një kompleks dyqanesh në qytetin finlandez Espoo, pranë kryeqytetit Helsinki, nuk qelloi kuturu ne turme.


Ka dyshime te forta se ai i zgjodhi viktimat e veta dhe se ato kane lidhje zinxhir me marredheniet e tij me te dashuren finlandeze e cila gjithashtu u gjet e vrare nga Shkupolli ne apartamentin e saj prane qendres tregtare.

Viktimat punonin ne te njejtin dyqan me vajzen, e cila ishte ndare nga Shkupolli, madje kishte kerkuar ndihme nga policia, pasi e akuzonte ish-te dashurin e saj, se donte ta vriste. Policia e kishte madje edhe adresen e tij te skeduar, dhe pak minuta pas deshmive te para mbi ngjarjen, nje skuader anti-terrori u dergua atje, por ata e gjeten Shkupollin te vdekur.

Sipas policise, nje nga viktimat (i qelluar dy here me plumba ne koke) mund te jete i dashuri i ri i ish-te dashures se vrasesit.

Autoritetet thane se shqiptari 43 vjecar, qe vrau veten pas masakres, ishte i martuar dhe kishte ardhur ne Finlande nga Kosova bashke me gruan e tij shqiptare qe ne 1990, por atij nuk iu dha shtetsia per shkak te precedenteve penale, midis te cileve ishte dhe armembajtja pa leje.


Kryeministri finlandez Matti Vanhanen tha pas masakres se Finlanda do rishoh kuadrin ligjor per armet.

Kreret e shtetit ne Prishtine ngushelluan familjaret e viktimave.


***
Quhet Ibrahim Shkupolli (ne foto) autori i masakres ne nje qender tregtare prane kryeqytetit te Finlandes.

Agjensite e lajmeve njoftuan se një burrë ka qëlluar dhe vrarë pesë vetë pas një sulmi në një kompleks dyqanesh në qytetin finlandez Espoo, pranë kryeqytetit Helsinki, para se të vriste veten.

Katër persona, tre burra dhe një grua, kanë gjetur vdekjen kur ai hapi zjarr me një revolver 9mm mbi turmën e blerësve në kompleksin e dyqaneve Sello.

Policia thotë se sulmuesi quhet Ibrahim Shkupolli, 43-vjeç, i cili sipas tyre kishte precedent penal.

Dëshmitarët thonë se personi i veshur me të zeza shkoi në drejtim të dyqanit të ushqimeve Prisma rreth orës 10 të mëngjesit para se të fillonte të qëllonte.

Më vonë policia gjeti më vonë një trup të pestë pa jetë në një apartament aty pranë.

Ajo besohet se është ish e dashura e sulmuesit, dhe punonjëse e dyqanit Prisma.

Dëshmitarët flasin për skena kaosi pasi u degjuan të shtënat.

"Shumë njerëz qanin, dhe shumë shitës i zuri paniku," i tregoi një dëshmitar një radioje finlandeze.

Qendra e dyqaneve Sello u mbajt e rrethuar nga forcat e policisë dhe trenat nuk ndaluan per shume orë në stacionin pranë dyqyneve.


Forcim i rregullave për armët

Finlanda ka një traditë të vjetër të gjuetisë, por deri kohët e fundit krimet me armë kanë qenë të rralla.

Qeveria i ka forcuar rregullat kundër armëve pas disa vrasjeve masive në disa shkolla në vitet 2007 dhe 2008.

Në nëntor 2007, një 18-vjeçar vrau shtatë nxënës në shkollën e tij në qytetin Tuusula, para se të vriste veten. Ai kishte lëshuar më parë një video në internet ku paralajmëronte për sulmin e tij.

Në shtator 2008, një 22-vjeçar që përgatitiej për tu bërë kuzhinier vrau 10 persona në një kolegj para se të vriste veten.

Edhe ai kishte lëshuar më parë një video në internet që e tregonte duke qëlluar me armë.

Pas lëshimit të videos policia e kishte intervistuar këtë person, por kishte arritur në përfundimin se nuk kishte arsye të mjaftueshme për t'i hequr liçencën për të mbajtur armë.

Pas këtyre ngjarjeve policia forcoi rregullat për lejet e pistoletave, duke mos u dhënë leje për mbajtje arme atyre që aplikojnë për armë pa bërë një kurs trajnimi për të paktën një vit.

Gjithashtu, aplikuesve u kërkohet një letër nga mjeku lidhur me shëndetin e tyre mendor si dhe të dalin në një intervistë para policisë para se t'u jepet leja për të mbajtur armë.

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Janar 2010 05:18
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:24 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Lajmet e fundit...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.