robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Citim: Po citoj ato që tha eliz
Une akoma s'e kuptoj se perse njeriu le nje forum per te vajt te nje tjeter.
Kjo do te ishte gjysma e te keqes, sepse te pakten dikushi apo dikushja vazhdon diskutimin me tej ne tjeter forum. Shkemben mendime, grindet paksa, meson. Por e keqja me e madhe eshte se pjesmarrsit e forumeve po plaken; te rinjte merren me fejsbokun, instagramin e disa te tjera, qe une s'i njof. Por e rendesishme eshte qe forumi i mban portat hapur, dite e nate, me hapur se portat e kishave, keshtu here-here hidhemi e shohim mos ka ndonje lajm te ri shkencor, e ndonje gje tjeter. Dhe vete hedhim ndonje shkrim te shkurter, ndonse nuk do e lexojne me shume se dy-tre vete.
Mendoj, (mendimi im personal ky), se forumet i demtuan disi para disa vjetesh patriotet ne thonjza, qe ne vend te fakteve shkencore sillnin jo pak teorira dhe fakte ekstra-ordinere. Por dhe kjo, prapseprap nuk besoj se eshte arsye e largimit te forumistave nga forume te ndryshme, ashtu sic nuk kane qene pikpamjet e ndryshme politike qe shfaqen neper forume.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|